Connect with Us

Gjyqi Basha-Veliaj për shpifje/ GJKKO kompetente për të gjykuar përballjen

Politikë

Gjyqi Basha-Veliaj për shpifje/ GJKKO kompetente për të gjykuar përballjen

Publikuar

-

Kallëzimi i Bashës ndaj Erion Veliaj/ GJKKO kompetente për të gjykuar përballjen

Padinë penale për shpifje që Lulzim Basha, ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj do ta shqyrtojë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kështu, sipas njoftimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë thuhet se, në seancën gjyqësore të datës 27.07.2021, mbi çështjen penale nr. 52810-227-2021, në lidhje me çështjen e ngritur për njësimin e praktikës gjyqësore, vendosi të mbahet ky qëndrim:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm të parashikuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e akuzave penale, në të cilat akuza në gjykim përfaqësohet nga prokuroria si dhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese, të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm, sipas nenit 59 të K.Pr.Penale.

LEXO EDHE:  Rama tallet me Tritan Shehun nga Gjirokastra/ Kam merak mos këput ndonjë gjë kur flet Luli

Në lidhje me çështjen, Kolegji vendosi: Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lendore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e çështjes penale me nr.227/2021 Regj.Them, datë regjistrimi 30.03.2021 me viktimë akuzuese Lulzim Basha, kundër të akuzuarit Erion Veliaj për veprën penale “Shpifja” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, duke përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes” thuhet në njoftim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Rama tallet me Tritan Shehun nga Gjirokastra/ Kam merak mos këput ndonjë gjë kur flet Luli

LEXO EDHE:  Basha: Rama, presion Gjykatës së Apelit për rikthimin në detyrë të Çakos

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/Pas Vasilit reagon Kryemadhi: Tani loja është më e bukur

LEXO EDHE:  Shpërbërja e LSI-së në Laprakë/ Veliaj: Njerëzit më të kriminalizuar i sjell si ofertë politike



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE