Connect with Us

Gjykata rrëzon kërkesën për rihapjen e gjykimit ndaj Mediut/ Reagon kreu i SPAK: Do t’i shkohet deri në fund

Aktualitet

Gjykata rrëzon kërkesën për rihapjen e gjykimit ndaj Mediut/ Reagon kreu i SPAK: Do t’i shkohet deri në fund

Publikuar

-

Gjykata rrëzon kërkesën për rihapjen e gjykimit ndaj Mediut/ Reagon kreu i SPAK: Do t’i shkohet deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas Gjykatës, kërkesa e SPAK-ut “është e pabazuar në ligj”. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme i tha Zërit të Amerikës se vendimi i sotëm është po ashtu “i pabazuar në ligj dhe se do të ankimohet menjëherë”.

Për rastin e zotit Mediu, SPAK, u vu në lëvizje pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, dhe nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që përfshiu një numër të madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap më kurrë.

Në kërkesën e vet, SPAK, argumentonte se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më.

LEXO EDHE:  KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

Fillimisht SPAK ju drejtua Gjykatës së Lartë e cila më pas vendosi se kompetencën tanimë e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar. Kjo e fundit, sot, pas një shtjellimi të gjatë juridik, i kujtoi prokurorisë se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Sipas Gjykatës “nga viti 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penal, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”. Për më tepër, Gjykata vëren se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar. “Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë” vlerëson gjykata.

Por SPAK nga ana e vet është i mendimit se vendimi I sotëm “është i pabazuar në ligj dhe do të ankimohet menjëherë”. Dretuesi I Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha Zërit të Amerikës se “kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  Mediu thyen haptaz rregullat/ Rama po saboton procesin elektoral me preteksin e luftës ndaj Covid

LEXO EDHE:  Intervistat për SPAK/ Ibrahimaj tregon pse nuk u lejuan mediat

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Poliçan/ Kodra me ullinj shkrumbohet nga flakët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë kodrinore me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan.

Paraprakisht dyshohet se një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë ndërhyrjen.

LEXO EDHE:  Intervistat për SPAK/ Ibrahimaj tregon pse nuk u lejuan mediat

LEXO EDHE:  Intervistat për SPAK/ Ibrahimaj tregon pse nuk u lejuan mediat

Shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE