LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë!/ Marrëdhënien me vjehrrën e burrin ta bën ‘grurë’!

27 Korrik 2021, 19:25, Denoncim CNA
Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë!/

Në Fiks Farë mbërriti një denoncim për një fallxhore në Levan të Fierit e cila me anë të nuskave të kënduara të zgjidhte punë. Madje për ta bërë e dhe më të besueshme fuqinë e saj shkrinte plumbçe për të hequr të këqijat e të lidhte fatin.

Ajo i thotë Gazetares së Fiksit vetëm duke e parë që ka shumë sy dhe që përfolët shumë sidomos nga 3-4 persona. Më pas fallxhorja zotohet se i rregullon të gjitha si punën e deputetit ashtu edhe marrëdhëniet me burrin e vjehrrën. Vefi shkrin plumbçe që gazetarja të bëhet deputete dhe thotë ? Mos e përfol këtë deri sa të behët?, më pas me plumbçen e shkrirë ajo i pohon gazetares se do t?i japi edhe një nuskë të kënduar. Por këtë të fundit e bën vetëm vajza e saj dhe ndaj e telefonon dhe i thotë ta bëj gati.

Përsa i përket marrëdhënies vjehrre e burrë, fallxhorja e përgatit vetë nuskën dhe i thotë gazetares që ta vendosi burrit poshtë dyshekut. I jep edhe sheqer që vjehrra ta hajë e shkeli. Po ashtu që burrit t?i ecin punët ajo i jep sheqer të kënduar edhe për të shkrin plumbçe. Me të bërë gjërat ashtu siç ajo kërkon çdo gjë do rregullohet dhe gazetarja ta gëzojë vendin e deputetets në parlament.

Fallxhorja ? Për vete do punohesh?
Fiksi ? Për vete për burrin.
Fallxhorja ?Ke marrë sheqer?
Fiksi ? Jo nuk më tregoi të them të drejtën. Unë kam kandiduar për deputete
Fallxhorja ? A të ectë mbarë!
Fiksi ? Për Qarkun e Beratit. Jam në vendin e shtatë dhe dua që të fitoj
Fallxhorja ? Ishalla, ishalla, ishalla don Zoti! Ule kokën e bllokuar del.
Fiksi ? E bllokuar dal?
Fallxhorja ? Me kë parti je?
Fiksi ? Unë jam me një parti të vogël?
Fallxhorja ? Do me shkruash.
Fiksi ? Urdhro?
Fallxhorja ? Do më shkruash të punojmë hërë pas here?
Fiksi ? Po. Po kam edhe me burrin, kam sepse nuk e kam në terezi merret me punë të pista dua që ta nxjerr nga??
Fallxhorja ? Ajo situatë?
Fiksi ? Nga ajo situatë ?
Fallxhorja ?Ke foto të ti?
Fiksi ? Në telefon se kështu jo?
Fallxhorja ? Epo në telefon në telefon, ma jep ta shikoj. Edhe sy ka shumë.

Fallxhorja flet në telefon me vajzën e vet se sipas saj dhe vajza shikonte dhe shkruante për të bërë mirë

Fallxhorja ? Punon më ata të sajët të vetët ( vajza)
Fiksi ? Aa ka ata të vetët ?
Fallxhorja ? Po.Nuk dua ta ngarkojë shumë se dhe e vogël është .
Fiksi ? Çfarë moshe ka?
Fallxhorja ? 27( vjeçe)
Fiksi ? 27 . Për kë e hodhe?
Fallxhorja ? Për punën tënde dhe burrin. Ai mban gjë me vete të ja japësh burrit?
Fiksi ? Të ja jap ta mbajë me vete?
Fallxhorja ? Lërja poshtë dyshekut.
Fallxhorja ? Ishalla ta zëri. T?i bëjmë një letër S? ne dhe lerja nën jastëk.
Fallxhorja ?Këtë do e mbash për vete për punën tënde dhe do më shkruash.
Fiksi ? Po
Fallxhorja ?Tani këte e ke për të gjitha gjërat edhe punimet këtu do i mbash me vete. Ky sheqeri do marësh dhe një çikë ujë. Ti sheqerin do e mbash, këtë e ke për ata, do të bëj një çikë që ta kesh vetëm për vetën tënde.
Fiksi ? Ishalla!
Fallxhorja ? Këtë e ke një çikë për vjerrën dhe për burrin, hidhju nja dy kokrra ta shkelin.
Fiksi ? Ta shkeli vjehrra
Fallxhorja ? Do hashë 2-3 ditë dhe tjetrën do ta hashë ditët e fundit pak nga pak?
Fiksi ? Ok.

Fallxhorja ? Janë dy që duan të dinë çdo gjë, mos u shpreh shumë, se të bllokojnë. Po kështu të merren mend ty?
Fiksi ? Po shpesh. Ma trego pak se jam kurjoze ta di atë të plumbçes ,si e shkrinë ka problem?
Fallxhorja ?Jo. Ja bëhet kështu. Shiko plumbi ështe për të gjitha gjërat për të hequr sikletin, sy
Fiksi ? Po
Fallxhorja- Është për t?u djegur , rralle punoj me plumbçe sa të rri një orë me një njeri dhe të ashtu kështu që s?e bën njeri punën që bëj unë asnjeherë, shumë rrall po qe më shumë nga 2 herë 3 herë më shum jo
Fiksi ? Po po
Fallxhorja ? Të gjejmë rrugëzgjidhje ishalla me këtë./tch

Lajmet e fundit nga