Connect with Us

Dy ditët më të nxehta të verës/ Ja deri në sa gradë parashikohet të ngjiten temperaturat

Aktualitet

Dy ditët më të nxehta të verës/ Ja deri në sa gradë parashikohet të ngjiten temperaturat

Publikuar

-

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb dita e nesërme do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës dhe pasdites, por nuk do të krijojne mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 42°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.

Ndërsa ditën e enjte territori shqipëtar vijon të jetë në prezencën e masave ajrore me origjinë nga Afrika, duke sjellë temperatura shumë të larta. Po ashtu kthjellimet do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të vendit, por në zonat malore do të ketë herë pas here ndonjë vranësire kalimtare.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por do të vijojnë të rriten në mesditë duke u luhatur nga vlerat ditore 20-43 gradë celisus.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar neë det dallgëzim deri në 3 ballë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

U shkatërrua nga tërmeti/ Përurohet shkolla e re “Murat Toptani” në Selitë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Shkolla “Murat Toptani” është një nga shkollat e rindërtuara pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, e cila do të hapë dyert në këtë vit të ri asimor.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit e kësaj shkolle për një vit të mbarë në rrugën e dijes.

Veliaj tha se tashmë nuk ka asnjë arsye për dyndjen e fëmijëve në të njëjtat shkolla dhe as për mësim me dy turne.

Zakonisht vektori ka qenë për të shkuar drejt qendrës. Sot që kemi shkollën “Murat Toptani”, që është 3 herë më e madhe nuk ka pse fëmijët të humbasin orë të tëra në trafik, në një kohë që mund ta shfrytëzojnë për t’u bërë basketbollistë të mirë, të mësojnë piano, apo kitarë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Kushteve atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Doni të niseni për plazh/Mësoni fillimisht këtë detaj të rëndësishëm, mund t’ua prishë planin



Ndërsa ministrja Kushi u shpreh se komuniteti ka nevojë për shumë shërbime, por shkolla është gjithmonë e para.

Ministrja gjithashtu shtoi gjithashtu se të gjitha shkollat e reja që po ndërtohen me programin e madh të rindërtimit kanë standardet më bashkëkohore, me hapësira më të mëdha, më komode, laboratorë, palestra e biblioteka.

“Ata meritojnë që t’i edukojmë sa më mirë, që nesër të bëhen profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë. Por, për një arsimim cilësor nuk mjafton vetëm infrastruktura cilësore, duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të mirë dhe të përkushtuar, ashtu siç duhen edhe tekste shkollore cilësore dhe programe të përshtatura me zhvillimet e kohës”, tha Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Doni të niseni për plazh/Mësoni fillimisht këtë detaj të rëndësishëm, mund t’ua prishë planin

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

PAZARI-Basha çon tek Rama emrat për drejtor të RTSH/ Ja 4 garuesit

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja Rama-Basha duket se po funksionon mjaft mirë, duke shkuar në nivelet më të larta për pazaret e ndarjes së pushtetit.

Pas qëndrimit të Lulzim Bashës në takimet me krerët lokalë dhe njerëz të bësuar të tij, se PD tashmë do marrë pjesë të posteve që i takojnë, ka dalë në dritë edhe një tjetër pazar, ajo për kreun e RTSH.

Lulzim Basha ditët e fundit ka thirrur në takime dhjetra persona të cilëve ju ka premtuar poste dhe vende në borde apo institucione publike. PD sipas ligjit duhet të marrë përfaqësim në shumë borde si në AMA, RTSH, AMF etj. Këto poste Basha po i përdor si pjesë e betëjës së tij kundër Sali Berishës, së fundi është zbuluar dhe një tjetër detaj, raporton CNA.al.

Kreu i qeverisë Edi Rama po tregohet më i hapur  dhe bashkëpunues me Bashën. Mësohet se Basha ka

 çuar me negociatorët e tij dy emra tek Rama për postin e drejtorit të RTSH. Sipas burimeve për CNA.al, Desada Metaj dhe Enkel Demi janë dy emrat e propozuar nga Basha.

CNA.al mësoi nga burime zyrtare pranë qeverisë se nuk janë vetëm dy emrat e Bashës në garën që pritet të hapet së shpejt. Sokol Balla dhe drejtuesi aktual I RTSH, Martin Leka janë dy emrat e tjerë që janë në listën e pretendentëve.

Balla ka vetëshpallur kandidaturën muaj më parë dhe në qarqet mediatike ka deklaruar se gjithçka e ka mbyllur. Sokol Balla tashmë përballë do këtë marrëveshjen Rama-Basha, ku emrat e Lulit janë Desada Metaj, dikur gazetare, tani punëtore pranë Lulzim Bashës dhe Enkel Demi, burri i sekretares së përgjithshme të PDIU, Mesila Doda dhe emri i fundit është Martin Leka.

Ka edhe emra të tjerë të përfolur në korridoret e politikës si aktori Petrit Malaj, por ende ka shumë paqartësira dhe do pritet pak kohë për zëvendësimin e drejtorit të RTSH. Kjo për shkak se mund të ndryshohet ligji, në rast të mos ndryshimit bordi I RTSH, shumë shpejt pritet të hapë garën për kreun e institucionit.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Enkel Demi

Enkel Demi është një shkrimtar dhe gazetar shqiptar. Me emrin e artit ai njihet ndryshe dhe si Tom Kuka.

Ai bëri debutimin e tij letrar në vitin 2016 dhe ka botuar disa libra.

Enkel Demi ka qenë gazetar, moderator dhe prezantues në disa televizione e media shqiptare. Aktualisht ai është pjesë e stafit të Abc Neës dhe radio Club FM.



Desada Metaj

Desada Metaj ka lindur në Tiranë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka punuar si gazetare pranë radio Kontakt, Shijak Tv dhe më pas si kryeredaktore e emisionit Opinion në TV Klan.

Metaj ka qenë edhe këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, aktualisht është punonjëse pranë Lulzim Bashës.

Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj të vitit 1973. Ai është gazetar i njohur shqiptar.

Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari. Karrierën si gazetar e ka nisur në redaksinë e jashtme të Televizionit Shqiptar në gusht 1992. Balla gjatë viteve ka punuar në të përditshmet si Gazeta Shqiptare dhe Koha Jonë, drejtor informacioni në Top Channel.

Aktualisht ai është drejtuesi i emisionit “Real Story” në televizionin Neës 24.

Ai ka punuar për disa vitë në televizionin e Vizon plus, ku ka drejtuar emisionin me të njëjtin emër. Sipas informacioneve Sokol  Balla ka qenë tre herë i martuar dhe ka disa fëmijë.

Martin Leka

Martin Leka mban postin e drejtorit të përgjithshem të RTSH-së, që prej muajit maj 2021 kur u largua nga detyra Thoma Gëllci.

Leka e ka mbajtur edhe më herët këtë post, 2013-2014, pas dorëheqjes së ish drejtorit të përgjithshëm të RTSH Petrit Beci.

Për mbi një dekadë Leka, ka mbajtur postin e zv drejtorit në këtë institucion.

Është një gazetar me ekperiencë themelues i gazëtës Koha Jonë dhe drejtues në shumë media shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE