Connect with Us

Delta prezente në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Rastet do të jenë më të lehta

Shëndeti

Delta prezente në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Rastet do të jenë më të lehta

Publikuar

-

dasho

Vetëm dy ditë më parë, varianti Delta u konfirmua edhe në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila tha se prezenca e këtij varianti në vend është konfirmuar dhe nga Laboratori i Referencës në Berlin.

I ftuar në Spotlight, nga Alban Dudushi, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, u shpreh se shtatori mund të na gjejë më të maskuar, në kuptimin e mbrojtjes.

“Delta tani është, do jetë dominuese në gusht. Për këtë s’kemi asnjë lloj dyshimi. Çka do të thotë që edhe vjeshta do nisë me të. A do vazhdojë dominues, apo do të ketë një variant tjetër… ne kemi parë që këto dy-tre muaj kemi një variant dominant. Dimë që personat që e kanë kaluar riskun e riinfektimit e kanë po njësoj si në çdo variant tjetër.  Personat e vaksinaur, duhen dy doza, me një dozë nuk ia del dot, sepse është një variant. Këto të dyja, imunizim natyror, imunizim vaksine, ne vjeshta do na gjejë më të maskuar. Dhe do ngjajë një skenar ndoshta më i butë se sa ai i Britanisë së Madhe”, u shpreh Alimehmeti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH-ja më pesimiste për fundin e pandemisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Organizata Botërore e Shëndetësisë është pesimiste se vaksinat kundër COVID-19 do t’i japin fund pandemisë. Variantet e reja të virusit, sipas OBSH-së, po zbehin shpresat për arritjen e imunitetit të tufës.

Marrë parasysh faktin se virusi mund të jetë prezentë për shumë vite, kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se mbase zyrtarët shëndetësorë duhet të planifikojnë një përshtatje të strategjisë së vaksinimit në veçanti kur bëhet fjalë për një dozë shtesë të vaksinës.

Në muajin maj OBSH-ja pati thënë se “pandemia do të përfundojë kur të arrihet vaksinimi i 70 për qind të popullatës së botës”.

Agjencia AFP e ka pyetur zyrtarin e OBSH-së, Kluge nëse kjo përqindje mbetet ende një pikësynim i organizatës, mirëpo ai tha se situata ka ndryshuar për shkak të varianteve të reja, siç është Delta.

“Unë mendoj se kjo na çon në atë pikë ku qëllimi i vaksinimit është para së gjithash për të parandaluar sëmundje më serioze dhe vdekshmërinë”, tha ai.



“Në duhet të përshtasim gradualisht strategjinë e vaksinimit nëse e marrin parasysh faktin se COVID-19 do të vazhdojë të ndryshojë dhe të mbetet me ne, ashtu siç është gripi”, shtoi ai.

Përtej Deltës, shkencëtarët po analizojnë variantet e reja

Pavarësisht faktit se vaksinat mbeten vendimtare për të kontrolluar pandeminë, epidemiologët tani thonë se nuk është shumë realiste që imuniteti i tufës të arrihet vetëm përmes procesit të imunizimit.

Shkalla e lartë e vaksinimit ndihmon shumë edhe në parandalimin e “mbingarkimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor”, tha Kluge.

Varianti Delta vlerësohet të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se varianti dominues i mëparshëm Alpha, dhe dy herë më ngjitës se virusi origjinal i koronavirusit i zbuluar në Vuhan të Kinës.

Sa më ngjitës të jetë virusi, aq më i lartë është kufiri për arritjen e imunitetit të tufës./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Katër persona humbin jetën në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 6308 testime, kanë rezultuar pozitivë 977 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cerrik, Delvinë, Dropull.

Janë 12,582 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Fieri të moshave 82-88 vjeç, një qytetare 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 71 vjeç nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 919 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (10 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 977
Të shëruar në 24 orë 919
Të shtruar në spitale 163
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 6308

Testime totale 1,107,370
Raste pozitive 155,293
Raste të shëruara 140,176
Raste Aktive 12,582
Humbje jete 2,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5071
Shkodër 1601
Durrës 1090
Fier 1002
Vlorë 934
Lezhë 743
Elbasan 637
Berat 433
Korçë 299
Gjirokastër 289
Kukës 278
Dibër 205

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimet rreth ndikimit të Covid/ Antitrupa të fuqishëm po shfaqen në disa pacientë

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendeti

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Ato madje mund të jenë efektive në variantet e ardhshme … Imunizimi hibrid!

Një përgjigje imune më e dukshme eshte identifikuar në disa pacientë.

Ky është lajmi i mirë shkencor që jep shpresë për t’i dhënë fund ndoshta koronavirusit një herë e përgjithmonë.

Në të vërtetë, disa studime kanë treguar se disa pacientë zhvillojnë imunitet “mbinjerëzor” me antitrupa të mbingarkuar, të cilët do të ishin armë vdekjeprurëse kundër të gjitha llojeve të infeksioneve koronavirus.

Një studim i botuar në fillim të vitit tregon se jo vetëm këto “antitrupa hiper-efikas” bëjnë të mundur bllokimin e varianteve më virulente të Covid-19, siç është Delta, por edhe të gjithë të tjerët që shqetesojne OBSH-në.

Por përveç kësaj, njerëzit madje do të mbrohen nga disa koronaviruse të tjerë, përfshirë atë që shkaktoi SARS në 2002, por edhe disa që nuk kanë infektuar (akoma) njerëzit: një koronavirus i pranishëm tek lakuriqët e natës, dy te pangolinët.

Dhe kështu sipas të gjitha gjasave, këto antitrupa logjikisht mund të neutralizojnë variantet e ardhshme siç thuhet nga virologu i Universitetit Rockefeller i cili mori pjesë në studime, Paul Bieniasz: “Dikush mund të parashikojë në mënyrë të arsyeshme se këta njerëz do të mbrohen mjaft mirë nga shumica – dhe ndoshta nga të gjithë – variacione që ka të ngjarë të shohim në të ardhmen e parashikueshme, ”



Kush eshte profili i njerëzve me antitrupa “të superfuqishëm”?

Pra, si mund ta prodhojmë këtë lloj antitrupi, vetëm për të qenë të sigurt dhe të sigurt për të ardhmen?

Fatkeqësisht, nuk është shumë e qartë,…

Për të pasur këtë imunitet “hibrid”, studiuesit vunë re se ishte e nevojshme të kishit një ekspozim hibrid , dmth dhe ndaj virusit.

Pacientët që zhvilluan një prodhim të tillë të këtyre antitrupave ishin të infektuar më parë me virusin para se të merrnin një vaksinë ARNm.

“Këta njerëz kanë përgjigje të mahnitshme ndaj vaksinës,” thonë virologet e studimit.

“Pas infeksioneve natyrore, antitrupat duket se evoluojnë dhe bëhen jo vetëm më të fuqishëm, por edhe më të mëdhenj. Ato bëhen më rezistente ndaj mutacioneve brenda virusit.”

 

LEXO TE PLOTE