Connect with Us

Ç’po ndodh me rinovimin e Lionel Messit?

La Liga

Ç’po ndodh me rinovimin e Lionel Messit?

Publikuar

-

E ardhmja e Lionel Mesit vazhdon të jetë në ajër. Nuk ka kontakte mes tij dhe klubit që nga 1 korriku. Barcelona është duke punuar për të liruar masën e rrogave për ta çuar kontratën e tij në La Liga dhe vetë lojtari është i gatshëm ta ulë atë në 50%. Por për momentin nuk ka një datë dhe një orë se kur do të rikthehet t’i bashkohet Barcelonës.

Më saktë ka dhe është në 2 gusht, ora 09:00, – orar i vendosur për lojtarët që kanë marrë pjesë në Kupën e Amerikës dhe shkuan deri në finale si Mesi, Aguero dhe Emerson. Problemi është se Leo nuk ka rinovuar ende dhe nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës. Nëse vjen, ai nuk do të jetë pjesë e fazës përgatitore në Gjermani, por do të qëndrojë në qendrën stërvitore për të punuar i veçuar, në mënyrë që të kapë ritmin. Më 5 gusht do të bëhet prezantimi i Emersonit, i cili është një nga 4 afrimet që kanë ardhur këtë merkato.

Planet e Kumanit janë për t’i dhënë minuta lojtarit më 8 gusht në turneun Gamper ndaj Juventusit, por e panjohura mbetet Lionel Mesi. E ardhmja e tij është duke tensionuar nervat e të gjithëve. Të dyja palët janë dakord për rinovimin dhe thuajse e kanë mbyllur marrëveshjen, por limiti i masës së rrogave nuk e lejon zyrtarizimin e saj. Duhet thënë që Barcelona ka detyrim patjetër që t’i zgjidhë të gjitha këto probleme nëse do që Mesi të rikthehet në datën 2 gusht.

Në të kundërt, Leo duhet të presë. Është një situatë absurde, e cila arriti deri në këtë pikë sepse Bartomeu e menaxhoi shumë keq klubin në vitet e tij si president i Barcelonës. Ai madje e detyroi Mesin që të kërkonte largimin, sepse nuk po e duronte dot situatën e krijuar, por me rikthimin e Laportës gjërat kanë ndryshuar. Sigurisht që duhet shumë punë për t’i rregulluar të gjitha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Barcelona zhgënjen sërish, i shpëton humbjes në minutat e fundit

Publikuar

-

Nga

As kthimi i mbështetësve në shkallët e stadiumit nuk po ndihmon ekipin e Ronald Kuman që të gjejë rrugën e duhur. Pak ditë më parë, skuadra u mund 3-0 në fushën e vet nga Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Një shuplakë e rëndë, nga e cila katalanasit nuk e kishin marr veten, pasi edhe sot thuajse u mundën nga një ekip shumë më modest në kampionat si Granada, me sfidën që përfundoi 1-1 vetëm falë golit të Arauho në mbyllje të dueelit.

Granada gjeti avantazhin që në minutën e dytë të takimit me Duarte dhe më pas ishte shumë më e organizuar se katalanasit të cilët rrezikuan kryesisht me goditje standarde duke goditur edhe shtyllën me anë të Serxhi Roberto. Katalanasit provuan në të gjitha mënyrat por nuk po çanin mbrojtjen e ngjeshur të vendasve.



Kështu, me kalimin e minutave dukej se po afronte një humbje tjetër për ekipin në shtëpi, me tifozët që shprehën pakënaqësinë e tyre. Në dëshpërimin e minutave të fundit, Pike dhe Arauho kaluan nga qendra e mbrojtjes si qendërsulmues. Falë insistimit të tyre erdhi goli i numrit 4 të katalanasve kur regjistrohej minuta e 90 e sfidës, për të marrë të paktën një pikë për Barcelonën e për të evituar katastrofën edhe në kampionat.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Sezoni i fundit në Dordmund, Haland pranë firmës me Realin

Publikuar

-

Nga

Erling Haland po luan sezonin e tij të fundit te Borusia Dortmund. Sulmuesi i ri i cili po thyen rekorde njëri pas tjetrit ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë dhe tashmë është e qartë se me klauzolën prej 75 milionë eurosh që do të aktivizohet në mbyllje të këtij edicioni, të gjithë duan lojtarin.

Sipas spanjolles “AS”, Real Madrid është në avantazh ndaj ndjekësve për të siguruar firmën e tij, pasi ka edhe pëlqimin e futbollistit. Transferimi duket mëse i mundshëm, gjithmonë nëse nuk bëhet pengesë Mino Raiola me kërkesat e tij. Menaxheri italian është lidhur ngushtë me PSG së fundmi dhe ky është shqetësimi i vetëm i madrilenëve, të cilët janë të bindur se kanë fituar konkurrencën me klubet angleze.



Ndërkohë, Borusia ka nisur kërkimin për zëvendësuesin e futbollistit dhe e ka gjetur atë. Sipas mediave gjermane, Timo Verner është emri i piketuar nga drejtuesit, të cilët janë gati të kthejnë në Gjermani futbollistin e përfaqësueses, i cili nuk ka bërë aq mirë sa pritej prej tij në Premier Ligë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Koeman në pikëpyetje, sfidat e tetorit vendimtare për holandezin

Publikuar

-

Nga

Besimi për punën e Ronald Koemanit te Barcelona është është ulur ndjeshëm pas disfatës së fundit në Champions, 0-3 nga Bayerni i Mynihut. Gazetat katalane, shumë pranë klubit “blaugrana” shkruajnë se për holandezin është përcaktuar një datë skadimi, kështu që rezultatet e muajit tetor do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Sipas “Sport.es”, skuadra e Barcelonës është e ngurtë taktikisht dhe pa një plan B kur përballet me ekipet e nivelit më të lartë.

Nga ana tjetër, “El Mundo Deportivo” thekson se drejtuesit ende kanë besim te Koamen, por nëse rezultatet nuk do të jenë të kënaqshme, 58-vjeçari duhet të hapë krahun. Rezultatet e takimeve të ardhshme në LaLiga përballë Granadas, Cadizit dhe Levantes marrin rëndësi të madhe para përplasjes së “Wanda Metropolitanos” me Atleticon, dhe sfidave me Valencian dhe Realin në “El Clasico”, që do të zhvillohen pas pauzës për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit.

Përveç kësaj serie sfidash në kampionat, në mes është ndeshja e Lisbonës, kundër Benficas, në Champions, vendimtare për të hedhur bazat për kalimin e Grupit.



Holandezi përpiqet të justifikohet me numrin e lartë të dëmtimeve. Sipas tij disfata ndaj bavarezëve nuk mund të jetë etalon për gjendjen aktuale të skuadrës.

Mirëpo presidenti Joan Laporta mendon ndryshe. Videoja e tij e kësaj të mërkure, në të cilën u shfaq i “zemëruar”, nuk kishte asnjë referencë për trajnerin. Ai deklaroi se do të “rregullonte” situatën, por është e qartë se Koeman ndodhet përsëri në një pozitë të pakëndshme. Shkarkimi i tij, gjithsesi, do t’i kushtonte shtrenjtë Barçës, aq më tepër që në treg, përtej Xavit, nuk ka emra të besueshëm që mund ta zëvendësojnë. Nëse dëshiron ta përmbushë kontratën që ka me Barcelonën, Koeman duhet të ndryshojë imazhin e asaj skuadre humbëse që u pa përballë Bayernit.

 

LEXO TE PLOTE