Connect with Us

Xherdan Shaqiri i hap derën Lazios

Seria A

Xherdan Shaqiri i hap derën Lazios

Publikuar

-

Katër tituj me Liverpool, përfshirë një Premier League dhe një Champions League, gola dhe suksese të qarta. Sidoqoftë, për Xherdan Shaqirin e gjitha kjo nuk mjafton më. Sezonet e kaluara me “Reds”, padyshim të rëndësishëm, janë të destinuar të bëhen një parantezë për karrierën te Zvicra, e cila, pas disa vitesh, vihet në vështirësi. Sepse, po nuk luajte në klubin tënd, nuk ke si gjen hapësirë as në kombëtare.

Prioriteti i Shaqirit, mbush 30 vjeç në tetor, tani është të luajë vazhdimisht, të shtojë trofe të tjerë prestigjiozë në “palmaresin” e vet. Ky është rrëfimi i tij për “Corriere dello Sport”: “Gjëja e rëndësishme në këtë moment, në karrierën time, është që të luaj rregullisht, sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu në tri sezonet e fundit. Unë i thashë Liverpool-it se ndihem gati për një sfidë të re. Drejtuesit e kanë pranuar kërkesën time dhe do të vlerësojnë ofertat”.

Me Liverpool, 63 paraqitje dhe 8 gola nga viti 2018, me një mesatare prej 40 minutash për ndeshje. Shifra jo të mrekullueshme, që e shtyn shqiptarin e Zvicrës të reflektojë: “Unë jam vetëm 29 vjeç, kam luajtur në disa nga ligat më të mira në Evropë dhe do të doja të vazhdoja të isha pjesë e tyre. Nuk jam duke menduar ende për fundin e karrierës time, do të shohim se çfarë ka rezervuar fati”.

Dhe midis destinacioneve të mundshme ekziston Italia. Për të do të ishte një kthim, duke pasur parasysh përvojën tek Interi i Roberto Mancini më 2015: “Çfarë shkoi keq me atë përvojë? Ndonjëherë në futboll ndodh që të jesh në vendin e gabuar në një kohë të gabuar. Unë thashë që futbolli italian ishte i ngadaltë dhe nuk mendoj se është vetëm mendimi im. Në Itali ka pasur një zhvillim thelbësor vitet e fundit, dëshmuar nga fitorja e Kampionatit Europian”.

Në seancat e kaluara të merkatos ai u lidh me disa klube italiane, përfshirë Romën, por Liverpool ngriti një “mur” rreth tij: “Interesimi i Romës një vit e gjysmë më parë? Është e vërtetë, në atë moment mund të isha transferuar te Roma ose Sevilla. Liverpool, megjithatë, nuk ishte gati të fliste për mua me ekipe të tjera”.

Dhe tani flasim për Lazio, i cili me emërimin e Maurizio Sarri në stol po kërkon një lojtar si Shaqiri: “Unë nuk kam biseda të drejtpërdrejta, ekipi im i konsulentëve merret me merkaton. Ata më informojnë kur ka klube të interesuara. Duhet të pyesni ata. Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme te Lazio për vite me radhë. Nëse është e vërtetë që ai ka një respekt të madh për mua si futbollist, jam vërtet i nderuar. E kam ndjekur Lazion për një kohë të gjatë, është një klub i nivelit të lartë. Të luaja për Sarri do të ishte intriguese”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Juventusi rihap merkaton, hedh sytë nga futbollisti i Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Juventusi është duke kërkuar një zëvendësues për Alex Sandro në krahun e majtë të mbrojtjes dhe kanë shënjestruar tashmë objektivin e tyre. Ai eshte mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Ferland Mendy. Sipas ‘Fichajes’, Juventus mund të bëj një lëvizje për mbrojtësin e Real Madridit në Janar, pasi Carlo Ancelotti duket se i beson më shumë të riut Miguel Gutiérrez, me francezin që gjithashtu ka qenë cak i lëndimeve të shumta.

Massimiliano Allegri dëshiron ta rikthejë Juventusin në krye të majës së futbollit italian. Për ta bërë këtë, duhet të përforcojë zona të ndryshme të fushës. Një nga pozixionet ku Juventus synon të përforcohet është ai i krahut të majtë të mbrojtes. Rënia e formës së Alex Sandros është bërë një ‘kokëdhembje’ për trajnerin italian dhe ai dëshiron me çdo kusht reforma në këtë repart. 



Për këtë arsye, ai është interesuar për shërbimet e Ferland Mendy, një lojtar me prezencë të madhe fizike që ka aftësi të shkëlqyeshme në sulm dhe mbrojtje. Nëse një ofertë e mirë ofrohet në tavolinë gjatë janarit, francezi mund të veshë ngjyrat e ‘bianconeros’.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mourinho tregon pse festoi si fëmijë pas fitores ndaj Sasuolos

Publikuar

-

Nga

Roma fitoi në minutat shtesë me rezultatin 2-1 kundër Sasuolos, çka e bëri edhe më të veçantë mbrëmjen e sotme për Murinjon. Kjo përballje ishte e 1000-ta në karrierën e tij si trajner, prandaj fitorja ishte e vetmja gjë që dëshironte në fund të 90 minutave.

Kjo dallohet qartë edhe në mënyrën se si e festoi golin e shënuar në minutat shtesë, duke vrapuar i ngazëllyer rreth fushës derisa i bashkohet ekipit dhe tifozeve. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Murinjo rrëfen se sfida me Sasuolon ishte tejet e veçantë për të dhe se fund ka vrapuar si një fëmijë i vogël për të festuar.

“Gjatë javës kam gënjyer edhe veten duke thënë se nuk ishte një ndeshje e veçantë. Por ishte e tillë, sepse ishte një numër shumë i veçantë dhe deri në ditën e fundit të jetës sime do të kujtoj se kjo ishte ndeshja e 1000-të. Nuk doja një humbje, kisha frikë të kisha këtë ndeshje në mendje. I gënjeva të gjithë.

Takimi mund të përfundonte 6-6, ata mund të kishin fituar 2-1, në minutat e fundit Rui priti shumë, ne humbëm gola me një portë bosh. Për tifozin në shtëpi ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, sot unë nuk isha 58 por 10, 12 ose 14 vjeç, kur fillon të ëndërrosh për një karrierë në futboll. Ishte një vrapim si fëmijë. Unë tashmë i kam kërkuar falje Dionisit, ata bënë një lojë fantastike”, ka thënë Murinjo.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Sarri: Ibra e solli Salemakersin të më kërkonte falje

Publikuar

-

Nga

Mauricio Sarri e ka mbyllur ndeshjen e sotme të Lacios ndaj Milanit me një karton të kuq pas një momenti nervozizmi në fushën e lojës. Trajneri u duk shumë i acaruar me Selemakers dhe reagimi i tij bëri që gjyqtaria t’i tregonte të kuqin teknikut të lacialëve.

Një episod të cilin vetë trajneri e ka komentuar si normal për momente të tilla dhe see gjithçka ishte mbyllur aty, falë edhe ndërhyrjes së Ibrahimoviç.



“Një djalosh bëri një gjest që nuk u bëhet personave më në moshë. Pastaj Ibra e solli që të kërkonte falje dhe gjithçka mbaroi aty. Janë gjëra të fushës së lojës”, tha Sarri në mbyllje të sfidës.

Më pas, i ngacmuar edhe për formën e Çiro Imobiles, trajneri i Lacios nuk u kursye në kritikat ndaj mediave. “Nuk jeni shumë normal, asnjëri në nivel mediash. Për dikë vlejnë shifrat, për Çiron jo. Çiro ka disa shifra për të cilat nuk mund të sulmohet. Italia ka fituar një Botëror me një sulmues që ka shënuar më pak se ai. Franca ka fituar një Botëror me Zhiru i cili nuk ka shënuar asnjë gol. Ai është një sulmues i madh, ka qenë shumë i vlefshëm në njëmijë mënyra në kombëtare. Shoh që shifrat vlejnë shumë për disa personazhe dhe më pak për disa të tjerë”, theksoi tekniku.

LEXO TE PLOTE