Connect with Us

“Vendi i shqiponjave” në zemrat e gjermanëve/ “Shqipëria, vazo e shkrirjes së kulturave dhe shembull i tolerancës ndërfetare”

Aktualitet

“Vendi i shqiponjave” në zemrat e gjermanëve/ “Shqipëria, vazo e shkrirjes së kulturave dhe shembull i tolerancës ndërfetare”

Publikuar

-

“Vendi i shqiponjave” në zemrat e gjermanëve/ “Shqipëria, vazo e shkrirjes së kulturave dhe shembull i tolerancës ndërfetare”

Ambasada Gjermane në Tiranë e ka përshkruar Shqipërinë si një vend me plot larmi dhe kontrast.

Në serinë “Postim dhe postet”, Ministria e Jashtme gjermane hedh vështrimin në vende të ndryshme të botës duke përcjellë pikëpamje të punonjësve në ambasadat gjermane. Këtë herë ishte radha e Shqipërisë.

Përmes postimit, janë evidentuar bukuritë e peisazhit natyror shqiptar si dhe është qujtuar si një vend ku shkrihet kultura dhe e cilësojnë se një shembull të tolerancës ndërfetare.

Kushdo që ka qenë në Shqipëri, e mban këtë vend gjithmonë në zemër…🇦🇱🙏🖤❤💛

Në serinë “Postim nga Postet”, Ministria e Jashtme gjermane hedh vështrimin në vende të ndryshme të botës duke përcjellë pikëpamje të punonjësve në ambasadat gjermane. Dje u raportua mbi Shqipërinë! 🤩 Sepse një koleg nga ambasada gjermane në Tiranë u kthye disa ditë më parë në Berlin me një valixhe 🧳📷🥰 plot përvoja pozitive dhe fotografi të bukura nga Shqipëria:

👉 “Shqipëria” – vendi i shqiponjave, siç vendi quhet në gjuhën vendase, ka qenë për 3 vitet e fundit shtëpia e kolegut tonë më të ri në ekipin e shtypit, i cili sapo ka mbërritur në Berlin. Kohë e mjaftueshme për të zbuluar këtë vend plot larmi dhe kontraste!

Përveç kryeqytetit hiper-urban “Tirona”, në të cilin jeton rreth një e treta e popullsisë vendase, jugu i vendit tërheq me plazhe të bukura ndërsa veriu me zonat e thella malore.

Historikisht, Shqipëria ka qenë një vazo e shkrirjes së kulturave dhe ndikimeve të ndryshme dhe sot është një shembull i tolerancës ndërfetare”, shkruhet në postimin e Ambasadës gjermane në Tiranë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Adriatik Llala kërkon t’i shpëtojë qelisë/ Zbulohet vendndodhja e ish-kryeprokurorit

Publikuar

-

Nga

SPAK kërkoi 2 vite burg, si i transformoi pronat Adriatik Llalla

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën që mbahet nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Adriatik Llalla, ka kërkuar shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë, por me një tjetër turp gjykuese.

Vetë Llalla nuk është prezent në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Avokati tha se ish-kryeprokurori është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore duke kërkuar që kjo të merret parasysh nga Gjykata në dhënien e vendimit, ndërsa nuk munguan as aludimet se Llalla ishte larguar jashtë vendit.

LEXO EDHE:  I pëlqen aktrimi dhe televizioni/ Njihuni me bukuroshen italiane me format perfekte

LEXO EDHE:  Flet Zv/drejtori i FMN: Pse Shqipëria ka mbetur një nga më të varfërat e Europës, e zgjidh reforma në drejtësi



Nga ana tjetër prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së parë dhënë për Llallën.

Kujtojmë këtu se ish-Kryeprokurori i vendit, Adriatik Llalla, u dënua nga GJKKO me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për fshehje dhe mosdeklratim pasurie.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, pasi disa shtyrjeve që i është bërë për arsye të ndryshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi zbulon sherrin Meta-Basha/ Kush ia “vodhi” 8 deputetë Monika Kryemadhit?

Publikuar

-

Nga

Gazeta e Nikoll Lesit, së fundi në një editorial ka komentuar seancën e parë të Kuvendit, i cili pritet të mblidhet nesër.

Në editorial, thuhet se LSI mbetet pa grup parlamentar, për shkak se ka vetëm 4 deputetë dhe i duhen edhe të paktën tre të tillë, për të plotësuar grupin parlamentar.

Gazeta hedh dyshime të forta se PD, nuk do ti “huazojë” deputetë Kryemadhit, pasi sipas tij raportet mes PD dhe LSI janë shumë të acaruara.

Po ashtu, në shkrim thuhet se ka pasur një sherr të madh mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës para 25 prillit, natyrisht për llogari të LSI.

Më tej, ai shigjeton edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin thotë se nëse nuk do kishte duart gjatë fushatës në LSI, sot Monika Kryemadhi do të kishte së paku 12 deputetë.



Mbetet vetëm LSI pa grup parlamentar pasi janë 4 deputetë. Nuk dihet saktësisht se si do të levizë Agron Çela i Shkodrës që fitoi në emër të LSI, pasi ai fitoi me votat e tij.

Ndërkohë nesër LSI duhet të gjejë ta paktën edhe 3 deputetë borxh.
Vetëm PD mund t’ia huazojë, sepse të tjerët nuk japin.
Por marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë shumë të acaruara për shkak se LSI mori goditje edhe nga PD gjatë fushatës. Bile burime të besueshme tregojnë se ka patur një sherr të madh mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës para 25 prillit, natyrisht për llogari të LSI.

Nga PS nuk besohet ti marrë sepse LSI do komprementohej.

Nëse të tjera nuk do të kishin futur duart gjatë fushatës në LSI, sot Monika Kryemadhi do të kishte së paku 12 deputetë.

Por kjo është histori tjetër që do tregohet në momentin e duhur!”-thuhet në shkrimin e gazetës së Nikoll Lesit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Do të udhëtoni drejt Gjermanisë?/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Në një njoftim në faqen zyrtare, thekson se prej datës 5 shtator, Qeveria Federale ka riaktivizuar kufizimet e hyrjeve në Gjermani për personat rezidentë në Shqipëri.

Kjo masë, merret në funksion të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infektimeve Covid-19.



Riaktivizim i kufizimeve të hyrjeve në Gjermani nga udhëtarë shqiptarë kushtëzuar prej pandemisë

Duke nisur që prej ditës së diel 05.09.2021 Qeveria Federale ka riaktivizuar kufizimet e hyrjeve në Gjermani për personat rezidentë në Shqipëri. Kjo masë merret në funksion të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infektimeve Covid-19. Për këtë arsye që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë (kjo vlen edhe për ato udhëtime, ku nuk nevojitet vizë). Verifikimi i çertifikatave të paraqitura të vaksinimit dhe vendimmarrja për hyrjen është dispozitë ekskluzive e Policisë Federale të Kufirit.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqen tonë të internetit: https://bit.ly/3nlWL8B”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE