Connect with Us

Sulmi i kombëtares në duar të sigurta, ja futbollistët që po shkëlqejnë me ekipet e tyre

Kombëtare

Sulmi i kombëtares në duar të sigurta, ja futbollistët që po shkëlqejnë me ekipet e tyre

Publikuar

-

Reparti i sulmit, pas konsolidimit të mbrojtjes me emra si Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli apo edhe Veseli e Dermaku si dhe Hysaj e Doka në të djathtë apo Lenjni e Trashi në të majtë, është i radhës që po gëzon shumëllojshmëri tipash të lojtarëve në dispozicion të trajnerit Edi Reja.

Tekniku italian ka mundësi të shumta zgjedhjesh në repartin ofensiv duke filluar nga bombera si Cikalleshi, Manaj e Uzuni deri tek talentet Muçi e Broja. Cikalleshi është sulmues mjaft me eksperiencë i cili ka treguar cilësitë e tij në shumë ndeshje me Kombëtaren.

Rei Manaj po kalon një periudhë të artë me Barcelonën duke shënuar 4 gola në dy ndeshje me fanellën e katalanasve. Armando Broja gjithashtu bëri një hap të madh në karrierë duke firmosur për 5 vite me Çelsin dhe aktualisht po stërvitet me ekipin e parë.

LEXO EDHE:  Masakër në një shtet të Afrikës Perëndimore/ Ekzekutohen 100 persona  

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist tek Ferencvaroshi duke shënuar 4 gola në dy sfidat e fundit të hungarezëve në Champions. Ernest Muçi i mahniti të gjithë me golin e realizuar me fanellën e Legia këtë javë, teksa mund të jetë një pikë kthese për sulmuesin kuqezi.

Dhe lista vazhdon me sulmuesit e tjerë, Xhakomo Vrioni, Taulant Seferi, Armando Sadiku, Bekim Balaj, Armando Sadiku e Florian Kamberi. Pra një shumëllojshmëri zgjedhjesh për teknikun Reja i cili duhet të gjejë formulën e duhur pasi sulmuesit kuqezi po shkëlqejnë me skuadrat e tyre respektive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjimshiti në formacionin më të mirë të raundit të pestë në kualifikueset e “Katar 2022”

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar ndeshjet e 5-ta të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka skicuar formacionin më të mirë të javës së pestë të eliminatoreve të Botërorit.



Në formacionin me modulin 3-4-3, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili vlerësohet me notën 7,9 dhe rreshtohet në vijën e mbrojtjes së bashku me Bjarnason të Islandës dhe Nikola Milenkoviç të Serbisë.

LEXO EDHE:  Sulm terrorist në Manchester/ Raportohet për të plagosur

LEXO EDHE:  Masakër në një shtet të Afrikës Perëndimore/ Ekzekutohen 100 persona  

Portën e mbron Jan Zomer, më pas mesfusha është e përbërë me Garet Bejl, Hakan Çalhanollu, Leon Gorecka dhe Filip Kostiç. Në sulm janë Buksa dhe Lingard të cilët mbështesin Memfis Depajn.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Intervista speciale e Armando Brojës dhe Myrto Uzunit pas fitores me Hungarinë

Publikuar

-

Nga

Pas fitores ndaj Hungarisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena”, falë golit të Armando Brojës, ishte ky i fundit së bashku me Myrto Uzunin të cilët kanë intervistuar njëri-tjetrin në mikrofonat e “FSHF.org”, duke shprehur të gjithë lumturinë e tyre pas këtij triumfi:

Armando Broja – “Jam shumë krenar për këtë fanellë dhe këtë ekip, është një gol me vlerë dhe jam shumë i lumtur për këtë gol. Ngadalë-ngadalë po vazhdoj përpara dhe jam në ritmin e duhur. Myrto Uzuni është lojtar shumë i mirë, luan shumë mirë në ekip, është super lojtar.”

LEXO EDHE:  Sulmi mbi Sirinë në komentin e  gazetës presticioze”New York Time”

LEXO EDHE:  FOTOT- Stamboll/ Një person merr peng pacientët në spitalin psikiatrik



Myrto Uzuni – “Ka qenë një ndeshje e madhe për mua, pasi vija në formën time më të mirë. Këtë e shfaqa në fushën e blertë, jam shumë i lumtur për tre pikëshin edhe vazhdojmë kështu së bashku duke shënuar dhe duke asistuar për njëri-tjetrin.”

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dede flet “pa doreza”: Me Uzunin është bërë padrejtësi te Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Trajneri Nevil Dede ka thënë se me Myrto Uzunin është bërë padrejtësi te Shqipëria, duke parë formën e mirë që ai ka kaluar në dy vitet e fundit. Në emisionin “Skaner”dede, Dede është shprehur se trajneri Reja ka lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Unë mendoj që ky grup lojtarësh është në moshë të re dhe kanë një të ardhme përpara. Po punohet mirë te ekipet e moshave. Po vijnë lojtarë me shumë prespektive. Broja ka një shpejtësi të frikshme, për sa i përket një euriopiani.

LEXO EDHE:  U sulmua barbarisht me thikë nga i biri/ Trondit nga spitali 75-vjeçari

LEXO EDHE:  Sulmi me thikë te xhamia në Tiranë/ Anti-terrori merr në dorë çështjen



Ai mendoi se me shpejtësinë që ka, mund të shkëputet dhe ia dilte. Me Uzunin është bërë padrejtësi, duke parë formën e mirë që ka kaluar në dy vitet e fundit. Reja ka lojtarë më të mirë nga e kaluara. Gjimshiti është gjithmonë te Atalanta dhe për këtë arsye flasim për të. Ne duhet ta rrisim Brojën. Duhet të bëjmë diçka më shumë. Ishim më mirë fizikisht se Hungaria.”, u shpreh Dede.

LEXO TE PLOTE