Connect with Us

Studimi: Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajsh

Shëndeti

Studimi: Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajsh

Publikuar

-

Studimi: Efektiviteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajsh

Antitrupat e krijuar nga vaksina kineze Sinovac për COVID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinuarve, megjithatë një dozë e tretë përforcuse mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës, sipas një studimi laboratorik.

Studiuesit kinezë njoftuan për përfundimet e një studimi të mostrave të gjakut mes të rriturve të shëndetshëm të moshave 18-59 vjeç, në një studim të botuar të dielën.

Për pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza, me interval dy ose katër javëshe , vetëm 16.9% dhe 35.2% respektivisht vazhdonin të kishin nivel antitrupash, mbi minimumin e duhur gjashtë muaj pas dozës së dytë, thotë studimi.

Përfundimet u bazuan në të dhënat nga dy grupe që përfshinin më shumë se 50 pjesëmarrës secili. Doza e tretë iu dha 540 pjesëmarrësve në studim.

LEXO EDHE:  Më shumë vaksina për BE/ Dy fabrika të reja në punë

Për ata që morrën dozën e tretë, rreth gjashtë muaj pas së dytës, nivelet e antitrupave neutralizues pas 28 ditësh ishin rritur rreth 3-5 herë nga nivelet e diktuare katër javë pas dozës së dytë, sipas studimit.

Studimi u krye nga institutet për kontrollin e sëmundjeve në provincën Jiangsu, kompania Sinovac dhe institucione të tjera kineze.

Ata paralajmëruan se studimi nuk ka testuar efektin e antitrupave kundër varianteve më të transmetueshme dhe se kërkohej hulumtim i mëtejshëm për të vlerësuar kohëzgjatjen e antitrupave pas një doze të tretë./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 500 raste të reja me Covid, rritet numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5991 testime, kanë rezultuar pozitivë 502  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Loja e fajit me vonesat në shpërndarjes vaksinave/ Pse BE po tregohet kaq e ngathët?

LEXO EDHE:  “Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër”/ Bardhi: Rama mos të harxhojë kohë me video të pavlera

Statistika (06 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 393
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5991

Testime totale 1,082,974
Raste pozitive 151,499
Raste të shëruara 136,872
Raste Aktive 12,108
Humbje jete 2,519

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4491
Shkodër 1906
Durrës 1027
Vlorë 902
Fier 906
Lezhë 779
Elbasan 612
Berat 437
Korçë 309
Gjirokastër 293
Kukës 236
Dibër 210

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A pengojnë vaksinat anti-Covid në shtatzëninë?/ Mjekja u jep fund aludimeve, këshillon gratë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mjekja obstetër-gjinekologe Rubena Mosiu, u bën thirrje grave që duan të arrijnë një shtatzëni, që të bëjnë vaksinën anti-Covid në mënyrë që të jenë më të mbrojtura.

‘Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot të vërtetojë apo të mbështesë faktin që vaksina anti-COVID pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi ne rekomandojmë gratë shtatzëna ose që duan të arrijnë një shtatzëni ta bëjnë vaksinën në kohën e duhur në mënyrë që të jenë të mbrojtur”, thotë mjekja në një video të shpërndarë nga ministrja Ogerta Manastirliu.

LEXO EDHE:  Ashpërsohen masat kufizuese në Kakavijë/ Kush rezulton pozitiv nga testet e shpejta nuk lejohet të kalojë

LEXO EDHE:  Bie numri i infeksioneve/ Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për masat anti Covid



Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se në vendin tonë deri janë kryer në total mbi 1.500.000 vaksinime.

Ndërkohë autoritet shëndetësore kanë vendosur që mjekët, arsimtarët, studentët, punonjësit e administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Debatet për vaksinimin e fëmijëve/ Specialisti i shëndetit del ‘kundër’: Janë më pak të rrezikuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Përfshirja e fëmijëve në planet e vaksinimit ka krijuar debate pro dhe kundër në shumë vende të botës. Por a duhet të vaksinohen fëmijët?

Specialisti i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo, thotë se ekspertët janë të mendimit që vaksinimi duhet fillimisht të aplikohet tek grupet shoqërore që janë më vulnerabël dhe pastaj kjo strategji duhet të shtrihet tek shtresat e tjera.

“Vendimi nuk është përfundimtar. Komitetit i Ekspertëve mendon ka nevojë të bëhet një vaksinim, por vetëm tek grupet vulenrabël. Këtu janë rreth 200 mijë persona. Të tjerët mund të bien ose ka rënë me variantet e virusit dhe pastaj gradualisht të studiohet strategjia për të vaksinuar më shumë se sa ata që quhen vulnerabël”, tha ai.

Mjeku pohoi se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga infeksioni i COVID-19 në krahasim me të rriturit.

“Fëmijët nuk janë të rrezikuar aq sa të rriturit nga COVID”, tha ai në intervistë për Euronews Albania.

LEXO EDHE:  Bie numri i infeksioneve/ Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për masat anti Covid

LEXO EDHE:  Kufizimet nga pandemia/ Greqia planifikon të heqë karantinën për udhëtarët nga vendet e BE-së

Trupa këshilluese për vaksinat në Britani të Madhe refuzon të jap dritën jeshile për të rekomanduar vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të grupmoshës 12-15 vjeç.



Komiteti bëri me dije se duhet të vaksinohen vetëm fëmijët me kushte specifike shëndetësore. Për fëmijët e shëndetshëm, sipas tyre marrja e vaksinës sjell një përfitim të vogël.

Vendimi për fëmijët e shëndetshëm u bazua në shqetësimin për një efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë të vaksinës Pfizer që shkakton inflamacion të zemrës, të njohur si miokardi.

Përmes këtij rekomandimi Britania mund të ndjekë një qasje të ndryshme nga SHBA, Izraeli dhe disa vendeve evropiane, të cilat janë duke vaksinuar fëmijët.

Megjithatë një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, pasi qeveria britanike tha se do të konsultohej me këshilltarët mjekësorë për të pare të tjerë faktorë, siç është përhapja e virusit në shkolla./euronews

LEXO TE PLOTE