LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qetësohen tifozët e Juventusit, Ronaldo zbarkon në Torino

26 Korrik 2021, 12:00, Sport CNA
Qetësohen tifozët e Juventusit, Ronaldo zbarkon në Torino

Dita e sotme ka rezervuar zbarkimin e disa yjeve në selinë e Juventusit, përfshirë këtu dhe sulmuesin Kristiano Ronaldo. Në një farë mënyre, Ronaldo i jep fund zërave të merkatos teksa ka kryer dhe vizitat mjekësore Conticassa për t?iu bashkuar më pas trajnerit Mak Alegri në stërvitjen e skuadrës.

Portugezi mund të qëndrojë dhe këtë sezon tek Juvja për të provuar ëndrrën e madhe në Champions, por për momentin ngërçi qëndron tek pozicioni në fushë, pasi Alegri kërkon që Ronaldo të bëjë pykën, por ylli portugez kërkon më shumë liri në fushë. Megjithatë, Kristiano Ronaldo u prit nga qindra tifozë duke shkëmbyer dhe autografe apo foto me ta.

Së bashku me 36-vjeçari, skuadrës iu bashkuan dhe Dejan Kulusevski, Mathijs De Ligt, Aron Ramsej dhe Adrien Rabiot të cilët përfunduan pushimet pas angazhimit në Kampionatin Europian.

Lajmet e fundit nga