Dhunon fizikisht dhe kanos me sëpatë djalin e tij/ Arrestohet në flagrancë shtetasi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
???????Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu, shpjegon në intervistë me DW pse duhet të vazhdojë Procesi i Berlinit edhe pas largimit të kancelares Angela Merkel.
Deutsche Welle: Zonja Bregu, në Ballkanin Perëndimor është krijuar përshtypja se Procesi i Berlinit, të cilin e inicioi kancelarja Angela Merkel shtatë vjet më parë, nuk ishte asgjë tjetër, veçse një mundësi për kryetarët e shteteve dhe qeverive të rajonit që të bëjnë fotografi të bukura me kancelaren gjermane. A ka arritur Procesi i Berlinit diçka konkrete në vitet e fundit, përveç heqjes së tarifave “roaming” në rajon?
Majlinda Bregu: Heqja e tarifave roaming nuk është aq e thjeshtë BE-së iu deshën gati dhjetë vjet, ndërsa Ballkani Perëndimor e arriti për dy vjet. Mendoj se ky është një sukses i madh. Projekti i një Ballkani Perëndimor pa roaming nuk ka vetëm domethënie praktike. Ka edhe një përbërës simbolik, që na tregon se mund t’i realizojmë gjërat vetëm nëse punojmë së bashku dhe për të plotësuar pritmëritë e qytetarëve në rajon.
Ky është padyshim i vetmi kombinim i suksesshëm dhe kjo është arsyeja pse ne preferojmë të flasim për tarifat roaming. Por Procesi i Berlinit ka dhe shumë anë të tjera: ai është ende i vetmi forum, në të cilin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të diskutojnë dhe formësojnë prioritetet e tyre të përbashkëta me disa nga vendet e BE-së, Komisionin e BE-së, shoqërinë civile dhe institucionet ndërkombëtare financiare.
Një nga nismat aktuale për Ballkanin Perëndimor është Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin ju si sekretare e RCC keni punuar shumë intensivisht. Ajo synon të realizojë deri në vitin 2024 katër liritë e BE-së, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Por që nga nëntori i vitit 2020, kur ky plan u miratua në Sofje, është bërë pak përparim? Përse?
Tregu i përbashkët është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor diçka të ngjashme si në BE. Banka Botërore ka llogaritur se vetëm ky do të rrisë prodhimin kombëtar bruto të Ballkanit Perëndimor me 6,4 përqind. Që nga viti i kaluar ne kemi punuar shumë për të avancuar negociatat mbi marrëveshjen për lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti.
Teknikisht, nuk ka asnjë pengesë për të pranuar këtë marrëveshje. Të gjitha vendet kanë treguar gatishmëri për ta mbështetur atë. Kjo marrëveshje do të ishte një tjetër moment historik pozitiv nëse do të arrinim të hiqnim pengesat politike në muajt në vazhdim. Një argument pro këtij projekti është një anketim i në Barometrin e Ballkanit, sipas të cilit 42 përqind e qytetarëve kosovarë kanë konfirmuar se do të udhëtonin më shpesh brenda Ballkanit Perëndimor, nëse do të mund të lëviznin lirshëm vetëm me një kartë identiteti.
Më 5 korrik 2021, krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor nuk specifikuan një format të ri në të cilin Procesi i Berlinit duhet të vazhdonte pas këtij takimi të tetë. A mendoni se Iniciativa e Ballkanit Perëndimor do të ketë të njëjtën vëmendje edhe pasi kancelarja Merkel të mos jetë më kancelare?
Zyrtarisht, të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit theksojnë nevojën për vazhdimin e tij për të realizuar potencialin e plotë të bashkëpunimit të përmirësuar rajonal, gjithashtu me qëllim që të kapërcehen pasojat socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Tani mbetet të shihet se si do të vazhdojnë gjërat në praktikë.
Angela Merkel, në konferencën e shtypit pas Samitit Virtual të Ballkanit Perëndimor, Berlin, 5.7.2021
Kontributi dhe angazhimi personal i kancelares Angela Merkel për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ka qenë me rëndësi të madhe. Roli i saj udhëheqës ka formësuar rajonin dhe do të ketë një efekt afatgjatë. Siç thekson Kancelarja përsëri dhe përsëri: Evropa mund të jetë e suksesshme vetëm nëse punojmë së bashku. Edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse ta dëgjojnë këtë grua të mençur dhe të bashkëpunojnë.
Majlinda Bregu, 47 vjeçe, e lindur në Tiranë, është Sekretare e Përgjithshme e RCC që nga 1 janari 2019. Më parë ajo ka qenë aktive në Partinë Demokratike, PD. Nën Sali Berishën si kryeministër (2007-2013) ajo ka qenë ministre për Integrimin Evropian dhe zëdhënëse e qeverisë./DW
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Ambasada Gjermane në Tiranë e ka përshkruar Shqipërinë si nj...
Ekspertët e Komitetit Teknik folën sot për mbërritjen e vari...
Pavarësisht konfirmimit të pranisë së variantit Delta në ven...
Pas rritjes së numrit të personave të prekur nga Covid-19 dh...
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezenc...
Një zjarr është regjsitruar në fshatin Lalëz të Durrësit. Pa...
Një 30 vjeçare vetëdigjet me benzinë në fshatin Kalovaç njës...
Për shkak të një konflikti mes dy familjeve, për motive pron...
Sipas Meteoalb, kjo javë mund të konsiderohet java më e nxeh...
Policia e Elbasanit gjatë operacionit “Banesa e fundit” ka v...
Një shtetas 29-vjeçar banues në fshatin Shqitas, Maliq është...
Ditët e fundit në media bëri bujë, një lajm ku pretendohej s...
Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në k...
Çdo vit në ekonominë e rregullt futen shuma të mëdha parash ...
Dy të mitur të moshës 10 dhe 17 vjeç janë shpëtuar nga mbytj...
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg p...
Puntata e fundit e rubrikës “Shihemi në Gjyq” kishte në qend...
12 shoferë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, nga...
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “P...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...