LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosje me thikë dhe kultivim kanabisi/ Arrestohen dy persona në Malësi të Madhe

26 Korrik 2021, 16:36, Kronika CNA
Plagosje me thikë dhe kultivim kanabisi/ Arrestohen dy persona në

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, në Malësi të Madhe.

Mësohet se është arrestuar një 57-vjeçar me iniciale P.M., pasi akuzohet për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç.

Malësi e Madhe, Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur ?Ziça?, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga