Connect with Us

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

Aktualitet

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

Publikuar

-

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

OSBE ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit, ku theksohet se procesi në ditën e zgjedhjeve ishte i qetë.

Gjithashtu në raportin e final të publikuar nga OSBE nënvizohet se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatë, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Raporti nënvizon edhe përdorimin e administratës publike nga ana e partisë në pushtet dhe burimeve administrative.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit mund të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, në një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm përmes kontrollit të administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.

Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike u përhapën gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë”

Në raport ceket edhe statusi i kandidatëve të pavarur. OSBE thekson se ata nuk ishin të barabartë me kandidatët e partive, pikë kjo që bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

“Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit të bisedimeve  për hapjen e negociatave me BE.

Ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe dolën nga një proces konsultativ gjithëpërfshirës, ​​ndryshime të mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020.

140 anëtarët e parlamentit u zgjodhën për një mandat katër-vjeçar përmes një sistemi të modifikuar së fundmi proporcional. Sistemi lejonte kandidatë të pavarur, por nuk u garanton barazi në proces, mundësi krahasuar me kandidatët e partive, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në”, thuhet në raport.

Në fund të vëzhgimit, OSBE ka përcjellë disa rekomandime me qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Ajo thekson se kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, i cili duhet të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme.

LEXO EDHE:  “Projektin e Bashës nuk e do askush”/ Nishani: Po pengon rindërtimin e PD-së, ja ambicia ime

Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar në ODIHR dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe të miratohet para zgjedhjeve të arshshme.

Shteti duhet të garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Çdo formë presioni për t’u zbuluar nëse dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.

Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova për çdo blerje votash ose presion.

Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve  zme synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.

Sistemi Zgjedhor

Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, pragu mbarëkombëtar i 1 për qind kandidatët e pavarur duhet të rishikohet.

Kuadri Ligjor

Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, rregullorja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohet në kohën e duhur.

Administrata Zgjedhore

Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse bëra marrëveshje me Bashën

LEXO EDHE:  Raporti i OKB-së: Shqiptarët më të palumturit e Europës

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është rregjistruar pasditen e sotme në aksin Berat-Skrapar.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve fëmijë.



Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,jashtë rresikut për jetën.

LEXO EDHE:  Raporti i OKB-së: Shqiptarët më të palumturit e Europës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Në listat e Nismës Thurje, një i dënuar

Mësohet se ka qënë mjeti tip Golf që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit Seat që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori,duke e goditur fuqishëm ballazi.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë e rënduar nga pandemia/ Qytetarët nuk respektojnë masat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Numri i ulët i qytetarëve të vaksinuar në Kosovë si dhe mosrespektimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit po vazhdojnë ta mbajnë të përkeqësuar situatën me pandeminë, thonë profesionistët shëndetësorë.

Vetëm gjatë javës së kaluar nga koronavirusi kanë vdekur 171 pacientë dhe janë regjistruar afër 10 mijë raste të reja.

Sa i përket vaksinimit, Kosova vlerësohet të ketë përqindje të vogël të qytetarëve të vaksinuar. Deri pasditen e 6 shtatorit janë administrua 932,286 doza të vaksinës, ndërkaq me të dy dozat janë të vaksinuar 314,334 persona.

Infektologu Xhevat Demiri thotë për Radion Evropa e Lirë se situata me pandeminë është shumë e rëndë dhe kërkohet një vetëdijesim i qytetarëve për respektim të masave kundër COVID-19 dhe për vaksinim kundër kësaj sëmundjeje.

“Pasojë e kësaj situate të rëndë me pandeminë është në radhë të parë mosrespektimi i masave kundër COVID-19. Çdo ditë e më shumë kemi grumbullime që rrezikojnë situatën. Vaksinimi është i ulët. Por, është edhe një faktor tjetër që një pjesë e popullsisë vazhdon të mos besojë që ka virus”, thotë ai.

Disa qytetarë shijojnë kafenë në një kafiteri në Prishtinë. 6 shtator 2021.

Në këtë trend të situatës me pandeminë, shton Demiri, vështirë se mund të fillojë edhe mësimi me prezencë fizike në shkolla, ashtu siç është paralajmëruar se do të ndodhë më 13 shtator.

Mbi 16 mijë gjoba për shkelësit e ligjit

Masat kundër COVID-19, siç janë mbajtja e maskës, distanca fizike, mosgrumbullimi i njerëzve dhe ahengjet familjare nuk po respektohen në masë të duhur. Kjo shihet nga inspektimet që po bëjnë autoritetet kompetente.

A po i kontrollon Policia e Kosovës të vetizoluarit?

Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) janë dy institucionet të cilat bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës vetëm brenda pesë ditëve të para të muajit shtator ka shqiptuar mbi 16 mijë tiketa në bazë të Ligjit kundër COVID-19.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha këto gjoba janë duke aplikuar në kontrollet në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare dhe vende tjera.



Policia ka kaluar në orar 12 orësh për të shtuar personelin policor në detyrë.

“Kështu që aktivitetet dhe patrullimet policore, janë shtuar në nivel vendi, po ashtu edhe numri i gjobave për shkelësit e Ligjit kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  “Projektin e Bashës nuk e do askush”/ Nishani: Po pengon rindërtimin e PD-së, ja ambicia ime

LEXO EDHE:  Raporti i OKB-së: Shqiptarët më të palumturit e Europës

Policia apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat kundër COVID-19, në mënyrë që “edhe një herë, të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese”.

Dasma në pandemi

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu tha për Radion Evropa e Lirë se kanë raportime për organizimin e ahengjeve familjare dhe inspektorët po ndërprerjen mbajtjen e tyre.

“Kemi raportime për organizim të dasmave. Por, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës janë duke bërë gjithçka që të ndërpresin secilin aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve ku nuk mbahet distanca, ku nuk përfillen masat që i ka marrë qeveria. Do të vazhdojmë me dënime, me mbyllje të lokaleve, bareve. Patjetër se do të marrim të gjitha veprimet në mënyrë që të ulim numrin e të infektuarve dhe vdekjet”, tha Kadriu.

Çfarë ndikoi në shtimin e vdekjeve në Kosovë?

Vetëm më datën 4 shtator, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ua ka pezulluar punën 17 lokaleve të cilat nuk i kanë respektuar masat.

Për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 janë angazhuar 85 inspektorë të rinj.

Hysen Sogojeva, udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë, se janë duke respektuar masat dhe se nuk po organizohen ahengje familjare në ‘sallat e dasmave’.

“Deri më 13 shtator ne jemi zotuar se është mirë t’i respektojmë masat. Kushdo që i shkelë masat dhe organizon dasma, as që diskutohet, duhet gjobitur. Ata të cilët mbajnë dasma në shtëpi, ne nuk mund t’i kontrollojmë”, u shpreh ai.

Një kafiteri e mbyllur në Prishtinë për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19. Prishtinë, 6 shtator 2021.

Më 30 gusht në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh. Të gjithë punëtorët e bizneseve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejt me klientët, duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë test negativ./REL

LEXO TE PLOTE