LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nikoll Lesi zbulon pazarin Rama-Basha/ Mesazhi i fortë për Metën: Luani nuk rri në kafaz

26 Korrik 2021, 12:25, Politikë CNA
Nikoll Lesi zbulon pazarin Rama-Basha/ Mesazhi i fortë për Metën:

Në një editorial të publikuar së fundi në gazetën e Nikoll Lesit, i drejtohet një mesazh i fortë Presidentit Ilir Meta.

Në editorial thuher se ?Meta mezi merrte frymë dhe sillet në Presidencë, por donte Bulevardin?.

Ndërsa duke iu referuar vitit 2017, dhe marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës,  në editorial thuhet se ata bënë një pazar, për të shkrirë LSI-në.

?Lulzim Basha ditën shikonte çadrën, natën bënte mesazhe me kryeministrin Edi Rama. Dhe në në 18 maj 2017 Basha bëri pazar me Edi Ramën për të shkrirë LSI.

Fati deshi që Ilir Meta zbriti vetë në shesh në qershor të vitit 2017 dhe mori 19 mandate deputetësh, ndryshe LSI do të ishte si sot?.

Sipas Lesit, Meta është si një ?luan xhungle i mbyllur në kafaz?, dhe ajo që duhet të bëjë është të heqë kostumin e Presidentit dhe të dalë në shesh.

?Populli të do në fushë betejë. E nëse do vota si parti, duhet të heqësh kostumin e Presidencës.

Ilir meta do edhe karrigen e presidentit edhe atë të protagonistit politik.

Ilir meta është lindur për beteja dhe jo për kolltukun që pret ambassador e kryeministra

Ai shikonte sesi lideri i PD po ia merrte shpirtin partisë që kishte themeluar në opozitë, por nuk mund të fliste se ishte president.

Ai ishte si një luan xhungle që ishte futur në një kafaz dhe kur PS dhe PD e shikonin që nuk dilte dot nga kafazi, Rama dhe Basha ndanin trofeun e fitores së bashku dhe LSI-së i morën forcën dhe shpirtin e përballjes?-thuhet ndër të tjera në shkrim./CNA.al

Lajmet e fundit nga