Connect with Us

Mungon vetëm firma, Manchester United rrëmben yllin e Real Madridit

Premier Liga

Mungon vetëm firma, Manchester United rrëmben yllin e Real Madridit

Publikuar

-

Rafael Varane është goditja e radhës e Mançester Junajtid, pasi “djajtë e kuq” po bëhen gati për zyrtarizmin e firmës së mbrojtësit francez të Real Madrid. Nga Anglia raportojnë se gjithçka është mbyllur dhe vetëm vizitat mjekësore ndajnë praktikisht nga firma.

Pas Xhedon Sanço që përforcoi sulmin, Mançester ka afruar një yll që do të përforcojë prapavijën. Akordi mes palëve është gjetur me një pagesë prej 50 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, i cili i afrohej fundit të kontratës së tij te Reali dhe nuk kishte ndër mend të firmosë rinovimin atje.

Futbollisti ka gjetur dhe akordin personal me atë që do të jetë klubi i tij i ardhshëm dhe brenda 48 orësh pritet të kryejë të gjithë vizitat mjekësore dhe të udhëtojë drejt Mançesterit për të zyrtarizuar firmën e tij në kontratë. Të dy klubet e mbyllin këtë marrëveshje të kënaqur, pasi Reali përfiton një shumë të konsiderueshme për një lojtar në fund të kontratës, ndërsa Mançesteri gjen një partner të besueshëm për ta rreshtuar përkrah Meguajë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

David Luiz largohet nga Arsenali, i habit të gjithë me ekipin e ri

Publikuar

-

Nga

David Luiz do të rikthehet edhe një herë tjetër në futbollin brazilian pas plot 14 vitesh. Ish-mbrojtësi i skuadrës braziliane, Vitoria në sezonin 2006-2007, raportohet se ka arritur marrëveshje me Flamengon.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se 34-vjeçari ka pranuar kontratën e ofruar nga klubi brazilian, të vlefshme deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.



Marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi në orët e ardhshme. Kujtojmë se David Luiz deri më 1 korrik ishte pjesë e Arsenalit, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Benfika, Çelsi e PSG.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Superkompjuteri parashikon fituesin e titullit kampion në Premier League

Publikuar

-

Nga

Premier League e këtij sezoni pritet të jetë shumë e luftuar, për shkak se janë shumë skuadra pretendente.

Pas afrimeve të shumta të bëra në merkato, është e vështirë që të zgjedhësh një skuadër si favoriten për të fituar titullin kampion.



Megjithatë  superkompjuteri “Infogol”, në Angli e ka parashikuar fituesin. Sipas tyre, do të jetë Manchester City kampioni i sezonit të ri në Premier League.

Superkompjuteri ka renditur gjithashtu edhe skuadrat që do të renditen në katërshen e parë. Pas City, është parashikuar Chelsea në vendin e dytë, Liverpool në vendin e tretë dhe Manchester United në vendin e katërt.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Situata kaotike/ 10 vjet pa luajtur, Siti pritet t’i besojë një 36-vjeçari. Ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Pezullimi i lojtarëve brazilianë të Premier Ligës nga FIFA që nuk u lejuan nga klubet të udhëtojnë me kombëtaren e tyre në kualifikueset e fundit të “Katar 2022” pritet t’i japin shansin e debutimit në portën e Mançester Sitit, portierit të tretë, Skot Karson.

Me Edersonin e pezulluar dhe numrin 2 të Guardiolës, amerikanin Zak Stefen i cili është i infektuar me koronavirus, 36-vjeçari do të ketë shansin për të luajtur ndeshjen e parë në Premier Ligë pas 3765 ditësh, në transfertën e kësaj fundjave kundër Lestërit.



Nëse Mançester Siti do të rrezikojë që të luajë me Edersonin, atëherë rrezikon që të gjobitet. Ndeshja e fundit e portierit veteran të kampionëve të Anglisë, ka qenë më shumë se 10 vite më parë.

LEXO TE PLOTE