LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Memelli: Skënderbeu nuk është ende i plotë, presim përforcime

26 Korrik 2021, 15:29, Sport CNA
Memelli: Skënderbeu nuk është ende i plotë, presim

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, ka folur pas testit miqësor kundër Maliqit ku ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-1. Tekniku bardhekuq është dukur deri diku i kënaqur me këtë ndeshje, duke u shprehur: ?Janë 10 ditët e para të përgatitjeve. Ka qenë një 10 ditësh shumë intensiv. Jemi në ditët e para të ngarkesës dhe lodhja ndihet. Sigurisht që do të ishte paksa e vështirë, pasi është një ekip me shumë mungesa dhe jo i plotë?.

Janë të paktën 8 lojtarë që mungojnë dhe pritet t?i bashkohen skuadrës në vijimësi. Më pas do të kemi kohë që të kolaudojmë skuadrën me lojtarët e tjerë që kanë mbërritur. Kemi kohë për të plotësuar grupin. Presim që lojtarët të afrohen, por dhe të integrohen edhe të tjerët që janë afruar tashmë?.

Ne presim që të përforcohemi më tej edhe në dy pozicionet vakante në mbrojtje dhe më pas të shohim skuadrën se si do të adaptohet me lojën. Presim të vijë Rexhepi dhe Sadriu, sapo të mbarojnë Kupat e Europës me Shkëndijën. Kemi vendosur edhe testet e radhës, është një periudhë që skuadra gabon, por mund të rikuperosh, ndërsa më pas me fillimin e kampionatit duhet që të minimizojmë gjithçka?.

Lajmet e fundit nga