Connect with Us

Medaljet e arta në Lojërat Olimpike/ Kosova lë pas shtete si Franca, Italia dhe Gjermania

Sport

Medaljet e arta në Lojërat Olimpike/ Kosova lë pas shtete si Franca, Italia dhe Gjermania

Publikuar

-

Ekipi i Kosovës po bën paraqitje fantastike në Lojërat Olimpike duke arritur deri tani të sigurojë dy medalje të arta me xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Por këtë suksese e pasqyron dhe renditja botërore e medaljeve të fituara deri tani, ku Kosova renditen në vendin e 7-të duke lënë pas kombëtare si Franca, Italia, Kanadaja e Gjermania të cilat kanë buxhet të kripur.

Në vendin e parë qëndron SHBA-ja me 7 medalje ari të fituara deri tani së bashku me vendin organizator, Japoninë. Në vendin e tretë renditet Kina me 6 medalje, më pas vijnë Britania e madhe dhe Koreja e Jugut me 3 medalje, ndërsa Australia dhe Kosova mbajnë pozicionet 6 dhe 7 me dy medalje ari. Një sukses historik ky nga Kosova duke bërë krenar të gjithë shqiptarët ane e mban botës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Rey Manaj dhe Morata fotografohen bashkë pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Alvaro Morata duket se është i lidhur ngushtë me shqiptarët. Sulmuesi spanjoll nuk e ka fshehur asnjëherë raportin tejet miqësor që ndan me Vrionin, të cilit i ka dedikuar edhe gola me fanellën e Juventusit. Por lojtari i huazuar në Austri nuk është i vetmi shqiptar që ka një miqësi me Moratan.

Futbollisti i Juventusit ka treguar marrëdhënien shoqërore që ndan me Rei Manajn. Të dy lojtarët ishin kundërshtarë në fushën e lojës ditën e sotme, teksa bardhezinjtë luanin kundër Specias. Megjithatë pas 90 minutave “rivaliteti” i ka lënë vendin miqësisë.



Të dy sulmuesit kanë bërë një fotografi së bashku, të cilën Alvaro Morata nuk ka ngurruar ta shpërndajë në rrjetet sociale. Në një “story” të postuar në “Instagram”-in e tij, spanjolli ndan foton me Manajn, të cilin e quan vëlla.

LEXO TE PLOTE

Sport

Erdhi me bujë në merkato, ja pse Memelli nuk po e aktivizon ende mesfushorin brazilian

Publikuar

-

Nga

Mesfushori brazilian, Bruno Riter, iu bashkua Skënderbeut në fundin e merkatos. Afrimi i tij ka shtuar cilësinë në skuadër, por trajneri Migen Memelli duhet të presë edhe pak për ta pasur 100% në dispozicion lojtarin.



Riter nuk është ende në formën e duhur për t’u grumbulluar në ndeshjet e kampionatit. Gjithsesi, ai tashmë po ambientohet me skuadrën dhe qytetin. Mesfushori i qendrës shihet si një futbollist që mund të bëjë diferencën në pozicionin e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë me Lyonin

Publikuar

-

Nga

Xherdan Shaqiri është ambientuar mjaft mirë te skuadra e Lionit duke fituar dhe vendin e titullarit. Por sulmuesi shqiptar është bërë protagonist mbrëmjen e sotme duke shënuar në fitoren 3-1 të Lionit në sfidën ndaj Trojes.

Shaqiri barazoi shifrat në minutën e 48-të duke realizuar një gol mjaft të bukur. Pas një pasimi të Guimares, sulmuesi nga Gjilani gjeti cepin e portës me një goditje të saktë me të majtën.



Ky gol i hapi rrugën e fitores Lionit e cila përmbysi rezultatin e pjesës së parë me golat e Emerson dhe Paketës. Ky është dhe goli i parë i Xherdan Shaqirit me fanellën e Lionit duke gjetur rrjetën pas vetëm 4 ndeshjesh.

LEXO TE PLOTE