LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Rakacolli: Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri

26 Korrik 2021, 11:10, Aktualitet CNA
Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Rakacolli: Varianti Delta qarkullon

Pas rritjes së numrit të personave të prekur nga Covid-19 dhe konfirmimit të pranisë së variantit Delta në vendin tonë, sot është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në fjalën e saj, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur se varianti Delt ai COVID qarkullon gjerësisht në vendin tonë.

“Në vend ka një rritje të lehë të numrave të rasteve të reja ditore dhe incidencës një javore,. Por pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të mbetet n një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Në Rajon, Europë dhe botë vihet re një rritje  e konsiderueshme e rasteve të reja. Siç është bërë me dije, në Shqipëri është vërtetuar zyrtarisht dyshimi për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri”, tha Rakacolli

Lajmet e fundit nga