Connect with Us

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë në Rinas 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë në Rinas 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Publikuar

-

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë në Rinas 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Mbrëmjen e sotme kanë arritur në Aeroportin e Rinasit 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrejtët sociale.

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave antiCOVID të mbërritura në vend.

LEXO EDHE:  Drejtori ekzekutiv i Pfizer: Deri në fund të 2021 do të kemi më shumë vaksina sesa nevojiten

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.“/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Dritan Ulqinaku: Studimi i Akademisë së Shkencave mbi COVID-19 mund të jetë nul

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti Delta/ Nëndrejtori i ISHP sqaron situatën, sa e frenon vaksinimi

Sipas një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave rreth COVID-19 në Shqipëri, rezulton se deri në muajin qershor, 73.3 për qind e shqiptarëve kanë qenë të imunizuar nga COVID-19.

Mirëpo kjo shifër duket e dyshimtë për nëndrejtorin e ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili thotë se ky studim mund të mos jetë gjithëpërfshirës.

“Si shpjegohen infektimet e larta kur supozohet se në qershor ka qenë imuniteti 73 për qind dhe sot presupozohet të ketë shkuar te 80 për qind, pasi ka pasur infektime dhe vaksinime?”, argumentoi z. Ulqinaku.

LEXO EDHE:  Britania: Vaksina e AstraZenecas parandalon vdekjet/ Afrika e Jugut ndalon vaksinimet

LEXO EDHE:  Dita e dytë e vaksinimit masiv/ Tomini: Do të vazhdojmë me të njëjtat ritme



Ai tha se nuk e vë në diskutim anën e saktë teknike të studimit, mirëpo për të, nga një kampion prej 1500 individësh nga ku kanë dalë të dhënat e studimit, gjasat për përfundime të gabuara janë të mëdha.

“Ekziston mundësia që ky studim të jetë edhe nul”, tha Ulqinaku, i cili shtoi se nëse 80 për qind e popullsisë në vend do të ishte e imunizuar, atëherë shifrat e infektimeve të reja ditore nuk do të ishin aq të larta./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Delta’ i ndryshoi rregullat e lojës/ Sulçebe: I pamjaftueshëm imunizimi me 73 % e popullatës

Publikuar

-

Nga

“Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të qershorit”/ Imunologu Sulçebe: Për Shqipërinë është pak më ndryshe

Epidemiologu Genc Sulçebe tha në emisionin Now në Euronews Albania se imunizimi i popullsisë në 73 për qind, siç rezulton nga raporti i fundit i Akademisë së Shkencave është i pamjaftueshëm.

Sipas tij me daljen në qarkullim të variantit ‘Delta’ të COVID-19 rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe fasha e imunitetit duhet të rritet me të paktën 20 për qind, pra të shkojë deri në 90 për qind në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.

LEXO EDHE:  Kur do të ndalet grabitja në Rinas?

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër personave për grabitjen në Rinas/ Reagon Rama



“Duhet të rrisim fashën e imunizimit tek grupmosha nën 20 vjeç që është fare e pavaksinuar, duke arritur imunitetin kolektiv. Duhen vaksinuar me urgjencë gjysmë milionë shqiptarë të paimunizuar”, tha z. Sulçebe./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 5175  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, dhe 7 viktima.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

LEXO EDHE:  Udhëtimi enigmatik i Ramës në Paris/ Transportoi baule të mëdha me euro e dollar!?

LEXO EDHE:  Dita e dytë e vaksinimit masiv/ Tomini: Do të vazhdojmë me të njëjtat ritme

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

LEXO TE PLOTE