Connect with Us

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Kroaci

Kosova & Rajoni

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Kroaci

Publikuar

-

Në Kosovë është sot ditë zie për viktimat që pësuan të dielën në një aksident rrugor në Kroaci.

Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Në mesin e viktimave është njëri shofer, ndërsa dy nga pasagjerët e plagosur janë të shtrirë në njësi të kujdesit intensiv në Sllavonski Brod.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ditë zie në nderim të viktimave, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni për shkak të aksidentit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën mbrëma të plagosurit në Sllavonski Brod.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për ne”, tha Kurti.

Të gjithë të mbijetuarit e aksidentit ndodhen ende në Kroaci. Mësohet se autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të udhëtarëve të palënduar dhe të atyre me lëndime të lehta.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se disa të lënduar lehtë do të lirohen gjatë ditës së sotme nga spitali.

LEXO EDHE:  Kosova në mjegull!

“Të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, tha ai.

Autoritetet thanë se shoferi që po voziste autobusin, u ndalua nga policia.

“Ai [shoferi] tha se e mori gjumi për një moment”, tha zëvendësprokurori lokal, Sllavko Pranjiç. “Kam parë të plagosur, kam parë të vdekur, kam parë gjithçka”, tha Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët, për televizionin kroat HRT.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se është “i trishtuar” dhe “i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe popullit të Kosovës.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, gjithashtu shprehu ngushëllime dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë publikoi numrin e telefonit: +383 (0) 38 200 76 000, si kontakt për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve në Kroaci.

Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj të dielën mbrëma para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të viktimave të aksidentit./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi: Tensione dhe bllokadë rrugësh në veri Vazhdon reciprociteti i targave

Publikuar

-

Nga

Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Policia e Kosovës disa herë u detyrua të perdorë gazin lotsjellës  në përpjekje për të liruar rrugët, por bllokimi vazhdon duke krijuar një situatë të tensionuar.

Autoritetet e larta të Serbisë paralajmëruan kundërpërgjigje, siҫ tha presidenti Aleksandër Vuҫiq  “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”. Që nga mëngjesi i së hënës (20.09), policia e Kosovës nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës. Deri tani, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën nga edhe Kosova, ku autoritetet po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Vendosja e reciprocitetit nga Kosova në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku grupe serbësh lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët në veri. E kjo situatë ka shqetësuar bashkësinë ndërkombëtare, që po bën thirrje për qetësi dhe ulje tensionesh. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se “tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla”.

Liria e lëvizjes kusht themelor i BE-së

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj, se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, deklaroi  nga Brukseli Peter Stano.

Sipas tij, “Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes”. Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë ju bashkua thirrjes së Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë. “Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet, menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

LEXO EDHE:  “Die Zeit”: Kosovës i nevojiten marrëveshje punësimi në BE

LEXO EDHE:  Ndihmat nga tërmeti/ Ngjela: Shpirti human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë po rilind



Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, bëri të ditur se i ngarkuari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd për ta diskutuar këtë cështje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. E ky i fundit pas vendosjes së reciprocitetit të Kosovës në targat e veturave të Serbisë, tha se do t’i kundërpërgjigjet Prishtinës siҫ tha me “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që e ka thirrur për të martën në Beograd.

Aleksandër Vuçiq, akuzoi Prishtinën për shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. “Shpejt do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, sidomos në planin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, tha Vuҫiq. Sipas tij, “Serbia duhet të jetë e gatshme për dialog edhe në kushtet më të vështira”, por tha  se “nuk shoh arsye në këtë moment për dialog”.

Kosova e kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “veprimet e ndërmarra për reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt, se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshjeje, me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti në një seancë të parlamentit.

Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që drejton delegacionin  e Kosovës në Bruksel, kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Reciprociteti me targat/ Serbët bllokojnë rrugët afër pikave kufitare në Veri

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa tw pwrkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme që ky vendim të mos pengojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, duke shtuar se situata në kufijtë “është e qetë”.

LEXO EDHE:  “Kosova është Serbi”/ Artan Hoxha i përgjigjet ambasadorit serb

LEXO EDHE:  Kosova në mjegull!



“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar në Facebook ministri Sveçla.

“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar në Facebook ministri Sveçla.

Ministria që udhëheq Sveçla ka njoftuar se përveç në pikat kufitare, qytetarët mund të pajisjen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në përmirësim situata pandemike në Kosovë/ Bie numri i të infektuarve me Covid

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një ulje e lehtë e numrit të rasteve dhe viktimave nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu flet për librat e tij/ Ja çfarë pritet të publikojë

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu flet për librat e tij/ Ja çfarë pritet të publikojë

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.



Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

Në total numri i rasteve aktive është 8.903./ CNA.al

LEXO TE PLOTE