Connect with Us

KAS urdhëron hetim për përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës

Aktualitet

KAS urdhëron hetim për përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës

Publikuar

-

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi sot ankesën e paraqitur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, për akuzat e ngritura ndaj një liste kandidatësh, tashmë deputetë të maxhorancës.

Lënda e ankesës lidhej me rishqyrtimin nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të akuzave të ngritura ndaj kandidatëve socialistë Alqi Bllako, Kledina Skendo, Alfred Muharremi dhe Bashkisë Tiranë për përdorimin e aseteve publike në fushatë.

KAS me vendim urdhëron Komisionerin Shtetëror tē Zgjedhjeve që të hapë hetimin administrativ dhe të hetojë shkeljet e pretenduara.

LEXO EDHE:  Meta e pranon/ Jam president politik, ja çfarë i thashë Bujar Leskajt dhe Petrit Vasilit në shtëpinë time

Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale nga vetë organizata e të rinjve, të cilët theksojnë se, më herët, Komisioneri Shtetëror kishte pushuar çështjen pa bërë fare hetim administrativ për akuzat e ngritura prej tyre, por, tashmë i duhet ta ribëjë hetimin nga e para.

Po ashtu KAS vendosi që nëse Komisioneri do të gjejë kundravajtje, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka për detyrë që t’i rekomandojë KAS-it sanksionet e nevojshme adminsitrative./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Anëtarësi anti-amerikane”/ Kreu i PD në Vlorë i kundërpërgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromenaj ka reaguar pas deklaratës së  Lulzim Bashës se “nuk do të lejonte asnjë grumbullim anti-amerikan”.

Sipas tij, pa kushte duhet të duhet Shqipëria, jo vetëm Amerika.

“”Anëtarësi Anti-Amerikane”, u tha a nuk u tha në mbledhje… Personalisht nuk dua të merrem me ngjarjen por me një kusht të çuditshëm, që:



LEXO EDHE:  Debate në mbledhjen e KAS për Gjirokastrën/ Braho: Jemi në kushtet e një vepre penale

LEXO EDHE:  Ankimimi për qarkun e Tiranës/ KAS rrëzon kërkesën e PD

Shqiptarët, Politikanët shqiptarë duhet të duan Amerikën e pa këtë kusht çdo “dashuri” tjetër është hipokrite dhe nuk ka asnjë vlerë …!

Shqiptarët, Politikanët e tyre duhet të kenë si kusht të parë të panegociushëm:Të Duan Shqipërinë”, shkruan Deromenaj në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dosja e SHBA/ Ish-deputeti demokrat mesazhe të forta Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke reaguar mbi deklaratat e tyre, në lidhje me një dosje që pretendohet se ekziston dhe që është ajo dosje arsyeja pse Berisha është shpallur non-grata në SHBA, Fatos Hoxha i drejton mesazhe të forta Bashës dhe Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përmbajtja e dosjes duhet të zbulohet për demokratët, dhe pastaj do të jenë këta të fundit që do të gjykojnë mbi të.

Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.

Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.

Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne përmbajtjen e dosjes për demokratet që ata të gjykojnë vetë mbi të?!



LEXO EDHE:  PD, padi boshe në KAS/ Bie masakra zgjedhore, selia blu del blof

LEXO EDHE:  Bordi i Monitorimit” Mediat shkelese, tre dite per ballancimin e kohes ne fushate

Pse nuk u japin mundësine demokratëve që të krahasojnë permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te Doktorit?! Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:

SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.

Luli ka pare dosjen e korrupsionit te Doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.

Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet.”-shkruan Fatos Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çmendet” 55-vjeçari/ Dhunon me sende të forta vajzën e tij

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhe Sllovenia në ndihmë të vajzës që i mbijetoi dhunës seksuale në Shqipëri

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pas akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij.

Ndërkohë është arrestuar edhe një person i shpallur në kërkim. I arrestuari është Sh.M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Sh. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me shegë.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit A. H., 26 vjeç dhe L. Dh., 50 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE