Connect with Us

Java më e nxehtë e kësaj vere/ Parashikohen temperatura ekstremisht të larta deri në 43 gradë

Aktualitet

Java më e nxehtë e kësaj vere/ Parashikohen temperatura ekstremisht të larta deri në 43 gradë

Publikuar

-

Vala e të nxehtit/ Meteorologët japin lajmin e mirë, kur rikthehen ditët e freskëta

Sipas Meteoalb, kjo javë mund të konsiderohet java më e nxehtë e kësaj vere duke qenë se java e fundit e muajit Korrik na sjell temperatura ekstremisht të larta në vendin tonë për shkak të nxehtit afrikan.

Parashikohet që deri në ditën e martë të kemi vlera termike 40-41 gradë  Celsius , por duke filluar nga dita e mërkurë deri në ditën e premte ne presim që  në rast territori temeparturat të ngjiten edhe deri në 43 gradë Celsius.

Në një pjesë e mirë e ultësisrës perëndimore, do të ketë temperatura deri në vlerën 40 gradë Celsius. Përsa i përket ndikimit të kushteve atmosferike mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme kryesisht në zonat malore, por që nuk priten reshje.

LEXO EDHE:  Moti për sot/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Kryefjala e kësaj jave janë kthjellimet dhe temperaturat ekstremisht të larta për shkak të nxehtit afrikan.

Përsa Iipërket kushteve atmosferike të vendeve të rajonit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut pritet që edhe aty të ketë mot të kthjellët, gjithashtu një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke qenë se pas mesjavës, në Kosovë temperaturat mund të ngjiten në 40 gradë Celsius. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut parashikohet që vlerat termike të shkojnë deri në 41 gradë Celsius./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Dënimi është selektiv”/ Gjata krahason Llallën me Prelën: Pse ajo u la në detyrë nga KPK!

Publikuar

-

Nga

‘Do rikthejë check-balancën’/ Gjata: Ndryshimet në Kushtetutë nevojë imediate

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar vendimin e fundit për dënimin me burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gjata e ka vlerësuar si një rast selektiv, duke rikthyer në vëmendje edhe rastin e Prokurores së Krimeve të Rënda Prela, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK.

“Nuk e di dosjen sepse që të flasësh për një çështje të caktuar duhet të kesh marë pjesë dhe ta njohësh në detaje dosjen, të dish gjithçka në lidhje me çfarë ka kaluar. Thembra e Akilit në rastin e Adriatik Llallës mund të jetë fajtor dhe stërfajtor. Mund të shkojë në burg çfarë të vendosi gjykata, nuk kam kompleksitet. Mendoj se duhet trajtuar pak si Adriatik Llalla, si problem qytetar se ndoshta  mund të ketë shfrytëzuar postin, jo se i ka marë lekë njerëzve. 



LEXO EDHE:  Moti për sot/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Ndryshe nëse ka ndërhyrë për të liruar kriminelë nga burgu.

Ajo që po vlonë me këtë ngjarje është selektimi. E meriton vendimin të shkojë në kokërr të burgut.

Nëse e meriton le të shkojë në burg. Ju thatë se apartamenti 40 milionë të vjetra dhe e ka blerë për 20. Kur ne bërtisnim për Prelën e Krimeve të rënda kur vetingu dhe KPLK e konfirmoi në detyrë me pasuri, me tokë më shtëpi me kontrata dhe personi që kishte në hetim ia kishte shitur. Ajo u la në detyrë nga KPK. Askush ska dalë të kërkojë falje për këtë vendim”, u shpreh Gjata në syri tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka: Sikur të më vënë dhe pistoletën, nuk mund të vras forcën time politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se edhe sikur t’i vendosin pistoletën nuk do të merrte kurrë një vendim që do të vriste forcën e tij politike.

I ftuar në emisionin Log, Noka ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk mund të merret një vendim duke përdhosur institucionet dhe që dobëson forcën politike.



Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që ti po jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE