LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I druhen gjobës tjetër, te Vllaznia marrin masa për tifozët

26 Korrik 2021, 20:06, Sport CNA
I druhen gjobës tjetër, te Vllaznia marrin masa për tifozët

Drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur punën për organizimin e ndeshjes me AEL-in, në mënyrë që gjithçka të shkojë më së miri dhe të mos përsëriten skenat e takimit ndaj Shiroki Brijegut. Për shkak të fishekzjarrëve, klubi u dënua me 10700 euro gjobë nga UEFA.

Duke pasur parasysh edhe interesimin e jashtëzakonshëm të tifozvëe për këtë sfidë, në klubin shkodran duan që ndeshja me AEL të kthehet në festë e të mos ketë më situata problematike që mund të penalizojnë ekipin.

Kësisoj, në bashkëpunim me policinë, do të nisë një fushatë sensibilizuese për rreth 5000 tifozët që do të jenë në stadium. Masat pritet të jenë të ashpra, teksa tifozëve nuk u lejohet të mbajnë sende në stadium.

Lajmet e fundit nga