Connect with Us

Humbi rastin me portën bosh, sulmuesi i Bayernit zhduket nga rrjetet sociale

BundesLiga

Humbi rastin me portën bosh, sulmuesi i Bayernit zhduket nga rrjetet sociale

Publikuar

-

Sulmuesi i Bajern Mynih, Xhoshua Zirkze u bë protagonist pak ditë më parë duke humbur një shans të artë në miqësoren që bavarazët luajtën ndaj Ajaksit. 20-vjeçari kishte të gjitha mundësitë të realizonte me portën bosh, por hezitoi dhe mbrojtësi i Ajaksit i hoqi topin nga këmba. Tifozët e Bajernit nuk e kanë përtypur dot këtë rast pasi e kanë cilësuar si ‘’tallje’’ dhe janë vërshuar në komente fyese në profilin e Zirkze në ‘’Instagram’’.

Ky veprim ka çuar sulmuesin që të fshijë të gjitha fotot madje dhe atë të profilit pas ishin mbushur me komente fyese. Vitin e kaluar, holandezi ishte pjesë e Parmës ku luajti vetëm 2 ndeshje, ndërsa këtë verë u rikthye përsëri te Bajerni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

VIDEO/ Chelsea mposht Spurs në derbin e Londrës, Dortmund nuk e fal Union Berlinin

Publikuar

-

Nga

Chelsea fitoi sot derbin e Londrës ndaj Tottenham në stadiumin e kësaj të fundit. Ndeshja u mbyll me shifrat 0-3, teksa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 49 ishte Thiago Silva, i cili tundi rrjetën pas asistit të Marcos Alonsos. Në të 57-ën N’Golo Kante dyfishoi shifrat dhe i dha udhën e duhur për kampionët e Europës kësaj ndeshje. Në fund edhe Rudiger gjeti kohën për të tundur rrjetën dhe fiksoi shifrat 0-3.

Chelsea grumbullon 13 pikë pas këtij triumfi kur janë luajtur 5 raunde të Premier League dhe kryeson renditjen së bashku me Liverpool e Manchester United, me pikë të barabarta.



Tottenham numëron 9 të tilla dhe renditet e shtata, teksa kjo ishte ndeshja e fundit e raundit të pestë të Premier Legaue. Në Bundesliga, Borussia Dortmund ka fituar ndaj Union Berlin.

Ndeshja u mbyll me shifrat 4-2 dhe protagonist sërish ishte Erling Haaland, që shënoi dy nga golat në minutat 24 dhe 83. Guerrero kishte shënuar më parë pas vetëm 10 minutash lojë. teksa Friedrich shënoi autogol në të 52-tën.

Rrjetat për Union Berlin i shënuan Kruse me penallti dhe Voglsammer. Dortmund numëron 12 pikë pas 5 javësh dhe renditet e dyta, duke i bërë “fresk” Bayernit kryesues me një pikë më shumë në po aq ndeshje.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Statistikat interesante/ Bajern-Bochum takohen pas 10 vitesh, ja çfarë duhet të dini për këtë duel

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 10 vite kanë kaluar nga përballja e fundit mes Bajernit dhe Bochumit. Java e pestë ka rezervuar për kampionët në fuqi një duel interesant me skuadrën e ardhur nga Bundelsiga e dytë.

1. DRIBLUESI I SHPEJTË

Me 36.8 kilometra në orë, Alfonso Dejvis është lojtari më i shpejtë në Bundesligë. Me këtë shpejtësi, kanadezi ka dribluar plot 19 herë kundërshtarin duke u bërë kështu dribluesi më i shpejtë në kampionat.

2.DOMINON BAJERNI

Në shumë vite ajo që ka bashkuar këto dy skuadra ka qenë marrëdhënia e mirë mes tifozërive. Në shtëpi kampionët e Gjermanisë kanë humbur vetëm 1 në 34 ndeshjet e luajtura. (25 fitore dhe 8 barazime). Humbja e fundit e Bajernit daton më 28 gusht 1991.

3.FORMA E MIRË

Bajerni i ka fituar të tria ndeshjet e fundit në kampionat edhe pse nisja ishte jo ajo e duhura duke barazuar në Gladbah, por skuadra e Nagelsmanit ka treguar rritje nga ndeshja në ndeshje.

4.STARTI I DOBËT



Bohum ka marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Vetëm një fitore dhe tri humbje në ndeshjen e fundit. Me këto ritme qëndrimi në elitë do të jetë i vështirë.

5.’ALLIANZ’, NJË FORTESË

Bajerni nuk njeh humbje në “Allianz Arena” që nga nëntori i 2019-ës. Nga ajo kohë bavarezët kanë arritur 24 fitore dhe 5 barazime.

6.GORECKA KUNDËR SË KALUARËS

Pasi rinovoi me Bajernin deri në 2026 Leon Gorecka do të jetë i fokusuar vetëm te fusha e lojës. Përballja e sotme ndaj Bohumit është e veçantë për Goreckën i cili ka luajtur 36 ndeshje me Bohumin para se të transferohej te Shalke.

7.MUSIALA I PAPËRMBAJTSHËM

Jamal Musiala është i përfshirë në katër gola në skuadrën e Bajernit. Dy gola dhe dy asiste për talentin gjerman që qëndron pas Levës për sa i përket influencës me gola në klubin kampion.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Gorecka: Bajerni, shtëpia ime! Ja kush më bindi të qëndroj

Publikuar

-

Nga

Bajerni i Mynihut ka rinovuar kon tratën me Leon Goreckën. Mesfushori gjerman do të jetë pjesë e bavarezëve deri në 2026 duke u bërë kështu lojtari i dytë pas Kimishit që rinovon brenda pak javësh. Kampionët blinduan kështu zyrtarisht aksin e mesit të fushës duke u konfirmuar edhe njëherë tjetër favoritë për kampionatin dhe Champions-in. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit gjerman, Gorecka tha se ndihej krenar që do të vazhdonte aventurën e tij në Mynih dhe se nuk kishte menduar asnjëherë largimin.

Si ndiheni tani që më në fund firmosët?

Shumë i qetë dhe gati për t’u fokusuar tek e ardhmja. Jam shumë i lumtur që më në fund gjithçka u zgjidh në mënyrën më të mirë për mua dhe për klubin.

U ndikuat nga rinovimi i Kimishit?

Sigurisht që po. Joshua është për mua edhe jashtë fushe një njeri shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të punoj me të në fushën e lojës.

Ju pëlqen Mynihu?

Jam befasuar që në fillim nga qyteti dhe ritmi i jetës këtu. Jam ndjerë mirë dhe vazhdoj ta bëjë.



Si mund ta përshkruani formën e skuadrës?

Skuadra është shumë e veçantë. Nuk mendoj që në aspektin shoqëror ka një skuadër më të lidhur në Europë. Punojmë me lojtarë të rinj dhe të vjetër në mënyrën më të mirë. Harmonia është aty pasi respekti nuk mungon. Mezi po pres të vazhdoj punën edhe për pesë vitet e ardhshme. Në fushë jemi duke treguar rritje nga ndeshja në ndeshje dhe mendoj që kjo është diçka e mirë edhe pse jemi vetëm në muajin e tretë që stërvitemi me një trajner të ri.

Jeni i uritur për tituj?

Gjithmonë. Bajerni të mban në tonus pasi e di që këtu mund të fitosh shumë gjëra të mëdha. Mund të rritesh individualisht duke ndjekur skuadrën. Kemi një skuadër të mbushur me kampionë dhe lojtarë që janë të inspiruar për të fituar trofe. Një ambient perfekt për mua.

Pse u vonua rinovimi?

Nuk dua që njerëzit të mendojnë se jam naiv. Mund të them që ana ekonomike ishte një nga arsyet. Për mua nuk ka rëndësi të fitoj qindarkat e fundit, por të kisha një lloj vlerësimi nga ana e klubit për kontributin që kam pasur këtu. Edhe klubi mendonte kështu dhe tani jemi të dy të lumtur. Tani do të fokusohemi për të bërë një sezon sa më të mirë dhe për të fituar sa më shumë trofe të jetë e mundur.

LEXO TE PLOTE