Connect with Us

“Harrojeni Eli Faren”/ Gazetari zbulon pagën që merr Anila Basha, në bashki

Aktualitet

“Harrojeni Eli Faren”/ Gazetari zbulon pagën që merr Anila Basha, në bashki

Publikuar

-

Masakra me 4 viktima në Velipojë/ Anila Basha shqetësohet për Ramën

Ditët e fundit në media bëri bujë, një lajm ku pretendohej se këngëtarja Eli Fara kishte marrë pagë si drejtoreshë në ministri për tetë vite. Edhe pse në fakt një lajm i pa bazuar në prova, pa publikuar asnjë dokument, dhe që u hodh poshtë nga vetë këngëtarja.

Por, ndërkohë gazetari Adriatik Doçi shkruan se edhe gazetarja Anila Basha, është e punësuar si këshilltare në Bashkinë e Elbasanit, ku merr një pagë preh 700 mijë lekë.

Postimi i plotë i Docit:

Harrojeni Eli Farën, Anila Basha 700 mijë lekë pagë si ‘këshilltare’ e Gentian Llatjes. Bashkia e Elbasanit: E kemi emëruar direkt, pa konkurs për…

Mirë për Eli Farën e ‘ngrohjes globale’ që nuk paskërka prova, po për gazetaren Anila Basha, e cila paguhet nga taksat tona, për ‘këshillimin’ në distancë të kryebashkiakut të Elbasanit, çfarë mund të thoni?! Qindra gra dhe vajza rropaten nëpër fabrika, duke qepur këpucë për 9 orë në ditë, madje edhe për të diela, për 280 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa Anila Basha, duke bredhur nëpër Tiranë për të kapur ‘ndonjë gjobë’, paguhet prej disa vitesh nga Bashkia e Elbasanit, fillimisht si këshilltare e Qazim Sejdinit dhe aktualisht si këshilltare e Gentian Llatjes.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj gazetarit/ Blushi replika me Endri Fugën: Mashtrim! Cituam akuzat e zyrtarit të lartë të PS-së

Dhe jo pagë dosido, por të kategorisë III A/1, me vlerë rreth 700 mijë lekë në muaj, më të lartë se paga e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, meqenëse edhe është ankuar. Se çfarë këshillash i ka dhënë Anila Basha fillimisht Qazim Sejdinit dhe tashmë Llatjes kjo nuk dihet, por ndoshta, kur takohen rastësisht, rrëkëllejnë ndonjë dopjo raki bashkë!

Për ndonjë koleg që i ka merak të drejtat e grave dhe kërkon fakte mbështetëse, kjo është një pjesë e përgjigjes zyrtare të Bashkisë së Elbasanit: “Anila Basha kryen detyrën e këshilltares së kryetarit për marrëdhëniet me median dhe shtypin në baze të kërkesave e detyrave që i ngarkon direkt kryetari i bashkisë… Për emërimin e zonjës nuk ka një praktikë rekrutimi pasi këshilltarët emërohen direkt nga kryetari i bashkisë në baze të nevojave dhe kërkesave që ai ka…”.

Tashmë lind pyetja; A ka shkuar ndonjë ditë në punë Anila Basha? A janë falsifikuar listëprezencat e saj në punë të firmosura çdo muaj nga shefi i kabinetit? Unë besoj se që të dyja pyetjet janë retorike dhe për këtë ka fakte të pafundme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sa ndikon mosha në votimin e gjermanëve?

Publikuar

-

Nga

Për kë do të votojnë gjermanët në zgjedhjet parlamentarë të 26 shtatorit? Trendi: sa më i vjetër, aq më konservator. Por ka dhe disa dallime. Për kë votojnë të rinjtë?

Në zgjedhjet parlamentare në Gjermani kanë të drejtën e votës rreth 60 milionë votues, por vota e  tyre dallon shumë varësisht nga grupmosha që i takojnë. Të moshuarit janë të prirë të votojnë më shumë për partitë e themeluara kaherë si CDU, CSU, FDP apo SPD.

Këto parti simbolizojnë stabilitet dhe prosperitet për këtë grupmoshë njerëzish. Në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, të gjithë kancelarët apo kancelaret, kanë qenë nga partitë CDU ose SPD.

Siegel: “Njerëzit e moshuar shpesh kanë një qëndrim të qartë politik”

Nico Siegel, drejtor i Institutit për studime të opinionit Infratest Dimap në Berlin, thotë për DW: “Tek votuesit e moshuar gejmë më shpesh lidhje afatgjate me parti të caktuara, për dallim prej të rinjve. Kjo shpesh zhvillohet në fazat e hershme të jetës. Para 20 vjet e më shumë, partitë CDU, CSU dhe SPD kanë qenë forcat më të mëdha. Në vitet 1970 për shembull, ato së bashku kanë fituar rreth 90 përqind të votave.

Por ka dhe votues të pavendosur, thuhet në sondazhe. “Sidomos në zgjedhjet e ardhshme federale, mund të ketë zhvendosje të zgjedhësve, në radhë të parë, mes partive të Unionit dhe atyre të SPD-së. Kjo kryesisht për shkak se votuesit e moshuar shpesh i vlerësojnë përvojat, kompetencat, si dhe politikanët e qetë me qëndrime të qarta. Kjo ka bërë që kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz, të përfitojë dhe aktualisht zë vendin e parë.”

Ekologjistët kanë më së shumti mbështetje tek të rinjtë

Partitë më të reja, si të Gjelbrit, janë kaherë në skenën politike. Por ato kanë më shumë sukses tek grupmoshat e reja. Një shembull: Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evroian, në 2019, të Gjelbrit kanë fituar 34 përqind të votave të të rinjve nën 24 vjeç. Ndërsa rezultati i tyre i përgjithshëm ishte vetëm 20,5 përqind.

Çështja e mbrojtjes së klimës është shumë e rëndësishme këtu. Sipas një sondazhi të bërë së fundi nga Shoqata gjermane e mjedisit “NABU”, të moshuarit i kushtojnë më pak vëmendje ruatjes së klimës.

Përqindja e personave që i kushtojnë në veçanti vëmendje klimës është tek personat e moshës 30 deri në 39 vjeç pak më shumë se 40 përqind, tek personat e moshës 40 deri në 49 vjeç 36 përqind, ndërsa tek ata të moshës 50 deri në 64 vjeç, rreth 30 përqind. E tek votuesit mbi 65 vjeç, vetëm 27.9 përqind janë të gatshëm që me rastin e votimit të marrin parasysh edhe ruajtjen e klimës.

Më shumë votojnë të moshuarit



Shkëlqimi i partive të vjetra të Gjermanisë Perëndimore CDU, CSU dhe SPD ka rënë. Rezultatet prej 30 për qind ose më shumë për Unionin CDU/CSU ose SPD, janë vështirë të imagjinueshme tani. Në vitin 2013, partitë CDU dhe CSU kanë fituar mbi 42 përqind të votave në zgjedhjet federale. Katër vjet më vonë, në zgjedhjet e vitit 2017, fituan vetëm 33 përqind. Por në përgjithësi, vlenë tendenca se njerëzit sa më të moshuar që janë, aq më shumë janë të gatshëm të votojnë.

LEXO EDHE:  ‘Pacientin’ e tmerron fjala ‘SPAK’/ Gazetari zbulon ‘vuajtjen’ e Metës

LEXO EDHE:  Zbardhen propozimet e PD-LSI për sabotimin e reformës në drejtësi/ Ja mesazhet e Bashës dhe Metës

Mesatarisht në të gjitha zgjedhjet federale prej vitit 1953 deri në vitin 2009, grupmosha e njerëzve mbi 60 vjeç ishte gjithmonë ajo me pjesëmarrjen më të lartë në votime. Në zgjedhjet federale të vitit 2013, rreth 80 përqind e njerëzve të moshuar kanë votuar, që është shumë më shumë sesa mesatarja e përgjithshme e të gjitha zgjedhjeve pas Luftës së Dytë Botërore, me rreth 73 përqind. Në vitin 2017 kanë votuar 81 % e personave të moshës 60 deri në 69 vjeç.

Në mjediset rurale janë më konservatorë

Ekzistojnë gjithashtu dallime të konsiderueshme midis zonave urbane dhe rurale. Vendimet për përdorimin e energjisë së ripërtëritshme merren në kryeqytet dhe këto vendime kanë më shumë mbështetje në metropole. Por njerëzit në fshat janë ata që përballen me zbatimin e këtyre vendimeve, pra me vendosjen e pajisjeve apor turbinave për energji me erë apo përfitimin e energjisë nga dielle, ndaj ata janë mjaft skeptikë.

Një studim nga Universiteti i Kembrixhit është marrë me sjelljen e votuesve në zonat urbane dhe rurale, në të gjitha vendet e BE-së. Rezultati: njerëzit në zonat rurale janë më konservatorë sesa ata në qytet. Ata janë më skeptikë për çështjet e migrimit, pasojat e globalizimit dhe ndryshimit të klimës.

Por studiuesit kanë konstatuar po ashtu se njerëzit në zonat rurale votojnë më shumë sesa ata në qytete. E kjo do të thotë se partitë e themeluara kaherë kanë më shumë shanse të fitojnë votat e tyre.

Nico Siegel thotë për DW: “Të Gjelbrit kanë fortesat e tyre në mjedisin urban, ku ka më shumë votues të rinj me shkollim akademik. Mund të thuhet pra se ata janë votuesit klasikë të ekologjistëve. Unioni është ende në vend të parë në zonat rurale. Votuesit i kanë edhe temat e tyre të preferuara: për shembull, kur mendojmë për konceptet e mobilitetit në të ardhmen”. Njerëzit e moshuar në zonat rurale vështirë se mund të heqin dorë nga makinat e tyre.

Votuesit po ndryshojnë qëndrimet

Por në përgjithësi, qëndrimet e votuesve kanë ndryshuar dhe surprizat janë të mundshme. Në qershor, për shembull, kandidati për kancelar i CDU-së, Armin Laschet, kishte mbështetje edhe tek të rinjtë, sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Appinio.

Asokohe për Laschetin do të votonin 26 përqind e të anketuarve midis 16 dhe 24 vjeç. Por 18 përqind e të anketuarve thonë se do të votonin edhe për partitë më të vogla. Me fjalë të tjera: sjellja e votuesve po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KAS përfundon shqyrtimin e 12 kërkesave ankimore/ Pranon pjesërisht ankesat e partive

Publikuar

-

Nga

cna laajme aktualitet

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi 12 kërkesa ankimore, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 430, datë 22.07.2021 të KSHZ, “Për dorëzmin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitin kalendarik 2020 dhe sanksionet për mosdorëzimin e tyre” me ankues Partia Aleanca Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar,  Partia Ora e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi ndryshimin e vendimit nr. 430, datë 22.07.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KAS pranoi kërkesën ankimore dhe vendosi heqjen e sanksionit administrative të Partisë Minotiteti Etnik Grek për të Ardhmen dhe Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Qeveria “përdor” Tahirin për të larguar vëmendjen nga gjykimi i protestuesve kuksianë?/ Ja si shprehet Anila Basha [VIDEO]

LEXO EDHE:  Gazetari “plas bombën”/ SPAK ka sekuestruar disa pasuri të Metës, është përfshirë në një skandal të rëndë



KAS rrëzoi kërkesën ankimore dhe la në fuqi sanksionin administrativ në shumën 50.000 lekësh të Partisë Lëvizja e Legalitetit, pranoi pjesërisht kërkesën ankimore dhe vendosi sanksionin administrativ në shumën 50.000 lekë për Partinë Kombëtare Konservatore Albania, Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar dhe Partinë Ora e Shqipërisë.

Gjithashtu, KAS vendosi ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 430 të KSHZ-së dhe vendosi sanksionin administrativ në shumën 65.000 lekë për Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Falsifikonin testet e Covid-19/ Gjykata lë në burg dy nga pesë të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Ditën e sotme është dhënë gjykimi për 5 të arrestuarit nga qyteti i Durrësit, të cilët falsifikonin testet e Covid-19 me qëllim kalimin e shtetasve drejt BE.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest në burg për Artiola Budanin dhe Blerim Malokun.



Gjithashtu gjykata ka dhënë masën detyrim paraqaitje për për Asllan Divën, Albiona Cukën dhe Violeta Begejën.

LEXO EDHE:  Gazetari “shpërthen” ndaj Metës/ Ka lëshuar sekser për heqjen e shkrimeve kundër tij

LEXO EDHE:  Ironia e Aleksander Meksit: Mos dil nga burgu pa ber gati librin

Kujtojmë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë të punësuar pranë agjensicë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE