Connect with Us

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Plasin plumbat në Tiranë/Plagoset me armë i riu

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Trau në Rrugën e Kombit/ Nishani tregon lojën e Lulzim Bashës, thirrja e fortë për Opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson vendosjen e traut në Rrugën e Kombit, si një nga aktet më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar, të qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ky akt antishqiptar, sikurse e cilëson ai, u “blindua” nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së Lulzim Bashës.

Vendosja e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit ishte dhe mbetet jo vetëm një prej akteve më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar.

Trau dhe Taksa shqiptarofobe synon të frenojë sa më shumë të mundet qarkullimin e lirë të shqiptarëve, komunikimin e tyre ndër vedi.



LEXO EDHE:  Tiranë/ Aksident në Laprakë, Furgoni përfundon poshtë trajlerit

LEXO EDHE:  Tiranë/ Aksident në Laprakë, Furgoni përfundon poshtë trajlerit

Ky akt korruptiv dhe antishqiptar i qeverisë së E. Ramës u blindua nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së L. Bashës.”-shkruan Nishani.

Më tej, ai i drejton edhe një thirrje të fortë deputetëve të Opozitës, të cilëve u kërkon të paraqesin në Kuvend iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit.

“Ju bëj thirrje sot deputetëve të opozitës në Parlament të paraqesin menjëherë iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës Antishqiptare në Rrugën e Kombit.

Deputetët e opozitës të kushtëzojnë çdo përfshirje të tyre në legjislacionin e mëtejshëm, me këtë çështje madhore në interes të ekonomisë, lirisë dhe kombëtare të shqiptarëve !”-përfundon postimin e tij Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anëtarësi anti-amerikane”/ Kreu i PD në Vlorë i kundërpërgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromenaj ka reaguar pas deklaratës së  Lulzim Bashës se “nuk do të lejonte asnjë grumbullim anti-amerikan”.

Sipas tij, pa kushte duhet të duhet Shqipëria, jo vetëm Amerika.

“”Anëtarësi Anti-Amerikane”, u tha a nuk u tha në mbledhje… Personalisht nuk dua të merrem me ngjarjen por me një kusht të çuditshëm, që:



LEXO EDHE:  Tiranë/ Aksident në Laprakë, Furgoni përfundon poshtë trajlerit

LEXO EDHE:  Veliaj i ‘del nga duart’ Ramës/ ‘Listën e Tiranës e kam propozuar unë, kryeministrin e kam kundërshtuar…’

Shqiptarët, Politikanët shqiptarë duhet të duan Amerikën e pa këtë kusht çdo “dashuri” tjetër është hipokrite dhe nuk ka asnjë vlerë …!

Shqiptarët, Politikanët e tyre duhet të kenë si kusht të parë të panegociushëm:Të Duan Shqipërinë”, shkruan Deromenaj në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dosja e SHBA/ Ish-deputeti demokrat mesazhe të forta Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke reaguar mbi deklaratat e tyre, në lidhje me një dosje që pretendohet se ekziston dhe që është ajo dosje arsyeja pse Berisha është shpallur non-grata në SHBA, Fatos Hoxha i drejton mesazhe të forta Bashës dhe Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përmbajtja e dosjes duhet të zbulohet për demokratët, dhe pastaj do të jenë këta të fundit që do të gjykojnë mbi të.

Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.

Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.

Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne përmbajtjen e dosjes për demokratet që ata të gjykojnë vetë mbi të?!



LEXO EDHE:  Vazhdon skandali me transportin publik në Tiranë/ Qytetarët presin me orë të tëra në stacion

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje/ Arrestohet 38 vjeçari nga Tropoja

Pse nuk u japin mundësine demokratëve që të krahasojnë permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te Doktorit?! Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:

SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.

Luli ka pare dosjen e korrupsionit te Doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.

Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet.”-shkruan Fatos Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE