Connect with Us

FSHF letër Ministrisë, kërkon mbushjen e stadiumeve shqiptare me kapacitet të plotë

Kombëtare

FSHF letër Ministrisë, kërkon mbushjen e stadiumeve shqiptare me kapacitet të plotë

Publikuar

-

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që stadiumet të hapen plotësisht dhe të mos ketë më kufizime. Institucioni i futbollit, i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke bërë kërkesën zyrtare që të mos ketë më kufizime në impiantet sportive në vend për spektatorët. Sipas normativave ligjeve aktuale, në stadiume lejohet prania e tifozëve në 30% të kapacitetit të impiantit. Por FSHF në shpresën e saj kërkon që çdo kufizim të hiqet. Ajo e ka marrë këtë hap duke kujtuar se sa i rëndësishëm do të ishte si për klubet shqiptare të pranishme në kompeticionet ndërkombëtare, ashtu edhe për përfaqësuesen shqiptare që ka në muajt e ardhshëm ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit.

“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të Shtatorit. Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, shkruhet në kërkesën e FSHF.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Napoli është penduar për Hysajn”, Di Marzio tregon dobësitë e të kaltërve: Juan Jesus mendon vetëm të hajë më pak

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj po vijon karrierën e tij te  Lacio, ku duket se po rilind përsëri nën urdhërat e Sarrit. Mbrojtësi shqiptar u largua me parametër 0 nga Napoli, ekip në të cilin ka lënë një boshllëk me ikjen e tij. Të paktën i këtij mendimi është ish-trajneri italian, Gianni Di Marzio. Ky i fundit është shprehur në mikrofonin e “Radio Marte” se të kaltrit do të jenë penduar për largimin e Elseid Hysajt.

“Më pëlqen futbolli i Luciano Spalletti-t, por ka shumë për të përmirësuar në mes të fushës. Problemi më i madh, megjithatë, është në të majtë. Mungon një mbrojtës i krahut. Nga një këndvështrim i caktuar, është penduar për Elseid Hysajn, që të paktën mund të veprojë në atë anë.



Napoli ka vetëm dorën e djathtë, e majta mungon. A ka Juan Jesus? Lojtari i dikurshëm i Romës mendon vetëm për të ngrënë më pak dhe për të humbur peshë“, ka thënë Gianni Di Marzio.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kualifikueset e Botërorit për femra/ Shqipëria dhe Kosova barazojnë në “Elbasan Arena”

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e femrave ka barazuar 1-1 me Kosovën në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për femra. Femrat kuqezi kaluan të parat në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të sulmueses Megi Doçi. Futbollistja e Vllaznisë ekzekutoi saktë një 11-metërsh duke dërguar në avantazh Shqipërinë në pushimin e pjesës së parë.



Por Kosova reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Limanin, e cila shfrytëzoi saktësisht një pasim të Mehmetit. Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në një grup të vështirë ku bëjnë pjesë dhe Polonia, Belgjika, Norvegjia e Armenia.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Strakosha e katranos te Lacio, gafë fatale në Ligën e Europës

Publikuar

-

Nga

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha u bë protagonist në sfidën që Lacio luajti me Gallatasarain në Ligën e Europës.

26-vjeçari shkaktoi një autogol në minutën e 67-të të takimit, duke kaluar turqit në avantazh. Gjithçka ndodhi pas një aksioni thuajse inekzistent, ku mbrojtësi i Lacios shkelmoi topin fort në ajër më pas me topin që po afrohej drejt portës, Strakosha u përpoq ta neutralizonte, por gardiani shqiptar ishte i pafat duke shkaktuar autogol.

 



26-vjeçari nuk po kalon një moment aspak të mirë pasi Sarri shikon si zgjedhje të dytë pas Reinës, dhe presioni është i madh në situata të tilla kur objektivi është konfirmimi si titullar në skuadër.

 

 

LEXO TE PLOTE