Connect with Us

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Bota

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Delta mund të shtypet, por si?

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan CNN, të dielën.

LEXO EDHE:  PD bashkëpunim me SHBA/ Halim Kosova zbulon projektin

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610,000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, Delta./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sërish shifra të larta nga Covid-19 në Kosovë/ 24 viktima dhe 1029 raste të reja gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e  sotme janë shënuar sërish shifra të larta të rasteve me Covid-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 13 mijë e 84 testime, 1 mijë e 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa janë shënuar 24 raste të vdekjes.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit  janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409. Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

LEXO EDHE:  PD bashkëpunim me SHBA/ Halim Kosova zbulon projektin

LEXO EDHE:  A përfundon këtu goditja ndaj Berishës?



Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tentoi të shpëtonte kameramanin që kishte rënë në ujë/ Humb jetën ministri i Emergjencave Civile

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Ministri rus i Emergjencave Civile, Yevgeny Zinichev ka humbur në një aksident gjatë një stërvitje në Arktik.

Mediat raportojnë se Zinichev, 55 vjeçar kishte humbur jetën në Norilsk ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e një kameramani që kishte rënë nga një shkëmb gjatë intervistës.

“Ai dhe kameramani ishin buzë një shkëmbi. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev u hodh pas tij për ta shpëtuar dhe vdiq pasi  u përplas me një shkëmb ” tha ajo.

Ai ka shërbyer si ministër i emergjencave civile që nga viti 2018 dhe për vite thuhet se ishte një anëtar kyç i sigurisë së Presidentit Vladimir Putin.

LEXO EDHE:  7 gratë me ngjyrë që thyen barrierat në politikën e SHBA

LEXO EDHE:  Studime në SHBA/ Ambasada jep lajmin e mirë për studentët



Mediat ruse thonë se ata kishin filmuar një operacion trajnimi në rajonin e Krasnoyarsk në kohën e aksidentit. Anëtari i ekuipazhit gjithashtu vdiq pasi ra në ujë.

Stërvitja dy-ditore u organizua nga departamenti i Zinichev dhe u shtri në të gjithë Arktikun. Ai tha të martën se “formati, gjeografia dhe njësitë e përfshira janë unike”.

Thuhet se ata ishin urdhëruar nga Presidenti Putin për të parandaluar situatat e krizës në Arktik dhe përfshinin 6,000 specialistë. Më parë, ministri vizitoi një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe vendin e një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk.

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmet i fuqishëm në Meksikë/ Lëkundja 7.1 ballë, raportohet për viktima

Publikuar

-

Nga

Meksika është goditur nga një tërmet Ii fuqishëm, 7.1 ballë i shkallës Rihter.

Ndërkohë, mësohet se goditja është pasuar edhe me 92 pas lëkundje deri më tani.



Mediat raportojnë se tërmeti ka shkaktuar edhe viktima, si dhe dëme të mëdha materiale.

LEXO TE PLOTE