LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohet se vranë me sende të forta kryefamiljarin/ Policia arreston nënë e bijë

26 Korrik 2021, 12:59, Aktualitet CNA
Dyshohet se vranë me sende të forta kryefamiljarin/ Policia arreston

Policia bën me dije se shtetaset M.L dhe A.L, nënë e bijë janë arrestuar sit ë dyshuara për vrasjen e kryefamiljarit të tyre shtetasit Y.L.

Y.L u gjend i pajetë pasi u godit me sende të forta nga gruaja dhe vajza e tij.

Njoftimi i Policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

M.L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ?Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “/ CNA.al

Lajmet e fundit nga