LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cila vaksinë anti-Covid-19 është më e pranuar për udhëtimet ndërkombëtare?

26 Korrik 2021, 11:02, Lifestyle CNA
Cila vaksinë anti-Covid-19 është më e pranuar për

Testi më lakmues për të gjithë botën pas pandemisë, është se sa do të rikthehen udhëtimet ndërkombëtare.

Në vitin 2020 turizmi ndërkombëtar pati një rënie prej 74 % krahasuar me vitin 2019, në vetëm 380 milionë në të kundërt, rënia ishte vetëm 4% gjatë krizës financiare.

Muajt e fundit udhëtimet ndërkombëtar kanë nisur sërish. Me 3.7 miliardë doza vaksinash të aplikaura në të gjithë botën  shumë njerëz po bëjnë gati valixhet e tyre për të udhëtuar.

Por jo të gjitha vaksinat me antitrupa ju lejojnë ju të udhëtonei lirisht.

Shumë shtete mirëpresin udhëtarë me një vaksinë të caktuar. Këtë muaj Bashkimi Evropian tha se nuk do të pranonte vizitorë të cilët ishin goditur me vaksinën Covishield edhe pse është identike me vaksinën AstraZeneca e cila përdoret në BE sepse nuk është miratuar nga rregullatori i ilaçeve të BE. Qeveria e Indisë, ku prodhohet vaksina, kërcënoi të hakmerret.

Politika mund të prekë gjithashtu marrësit e Covishield në vende të tjera të botës: 5 milion doza janë dorëzuar në Britani.

Përmes disa grafikëve shihet se vaksina më e pranuar nga të gjitha vendet është Astra Zeneca, e dyta renditet Pfizer-BioNtech, e treta vaksina ruse Sputnik V dhe më pas renditja vijon si më poshtë:

Sinopharm

Moderna

Johnson Johnson

Covisheild

Sinovac

Covaxin

CanSinoBio…/ CNA.al

Lajmet e fundit nga