Connect with Us

BE i shpall luftë pastrimit të parave

Aktualitet

BE i shpall luftë pastrimit të parave

Publikuar

-

Çdo vit në ekonominë e rregullt futen shuma të mëdha parash me prejardhje të paligjshme ose nga kontrabanda. Përmes një reforme gjithëpërfshirëse Bashkimi Evropian synon të luftojë më intensivisht pastrimin e parave.

Rregullat tona kundër pastrimit të parave janë më të ashprat në botë, thotë nënkryetari i Komisionit të BE Valdis Dombrovskis. “Por tani ato edhe duhet të zbatohen me konsekuencë”. Kjo ka munguar në vitet e fundit. Shumë shtete anëtare të BE-së nuk i zbatojnë në praktikë rregullat ose janë tepër të dobët në mbikqyrjen dhe rishikimin e transaksioneve financiare të dyshimta. Prandaj Komisioni i BE po propozon tani zyrtarisht atë që është përgatitur në Bruksel prej muash: që një autoritet i ri mbikëqyrës i BE të mbikqyrë vendet anëtare dhe të monitorojë dhe kontrollojë vetë institucionet e mëdha financiare ndërshtetërore, që paraqesin rreziqe.

Belgien Brüssel | Pressekonferenz | Valdis DombrovskisValdis Dombrovskis

Ky autoritet i fuqishëm i së ardhmes do të jetë në gjendje të funksionojë pas tre vjetësh dhe pas pesë vjetësh të ushtrojë efektin e tij të plotë. Në parim shtetet anëtare të BE e kanë miratuar krijimin e këtij autoriteti qendror mbikëqyrës, që ekziston ndërkohë edhe për bankat. Por nuk kanë rënë ende dakord se ku duhet ta ketë selinë.

Shifër e konsiderueshme nga paratë e pista

“Pastrimi i parave është një kërcënim i qartë për qytetarët, institucionet demokratike dhe sistemin financiar”, pohoi Komisionerja e BE për Shërbimet Financiare, Mairead McGuiness, gjatë prezantimit të propozimeve të reja legjislative. Rreth 1.5 përqind e produktit të brendshëm bruto në BE – që është 133 miliardë euro – del nga biznesi me para “të pista”. “Dimensioni i problemit nuk mund të nënvlerësohet. Rrugët, që kriminelët mund të shfrytëzojnë, duhet të mbyllen”, kërkoi Komisionerja e BE.

Bildgalerie 50 Jahre Römische Verträge I Symbolfoto Eurokrise

Për ta arritur këtë, Komisioni i BE dëshiron t’i bëjë më uniforme rregullat kundër pastrimit të parave në të gjithë Evropën. Në të gjitha vendet anëtare duhet të bëhet transparente, se kush zotëron në të vërtetë cilat kompani ose ofrues të shërbimeve financiare, apo kush zotëron pasuri të patundshme. Firmat anonime dhe personat bedel së shpejti nuk do të ekzistojnë më në BE. Listat e llogarive bankare dhe zotëruesve të tyre do të unifikohen në të gjithë BE-në.

Direktiva numër gjashtë

Me copëtimin e vazhdueshëm të pasurive në njësi më të vogla, me fragmentimin e konstruksionit të firmave dhe transaksioneve elektronike përmes shumë llogarive të huaja bankare, bëhet shumë e vështirë të ndiqen gjurmët e parave, që vijnë nga trafiku i drogës, prostitucioni ilegal, lojërat e paligjshme të fatit, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimet e ngjashme, deklaron Komisioni i BE-së.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Zbulohet emri i kryenegociatorit të Shqipërisë
Symbol Geldwäsche USA

Një direktivë e re kundër pastrimit të parave, tashmë me numrin gjashtë, ka për qëllim t’ia vështirësojë krimit të organizuar dhe financuesve të terrorizmit bizneset. Rregullat ashpërsohen sërish në krahasim me direktivën e pestë të aplikuar deri tani. Në shënjestër do të jenë edhe kriptomonedhat, pra monedhat elektronike të krijuara privatisht, si “bitcoins”, të cilat BE i konsideron të përshtatshme për biznes anonim. Në të ardhmen ofruesit e kriptomonedhave do të duhet të tregojnë zotëruesit e llogarive bankare.

Kufizim në vetëm 10.000 euro parave në dorë

Shtetet anëtare debatojnë lidhur me propozimin e Komisionerit të BE Valdis Dombrovskis, që pagesat me para në dorë të kufizohen në maksimalisht 10.000 euro. Paraja kesh është një portë e lehtë për pastrimin e parave. Paratë nga një tregtar droge futen në qarkullim përmes shitjeve të fryra të një picerie, që u përket kriminelëve. Pasuritë e paluajtshme paguhen me valixhe plot me para.

Në disa vende anëtare të BE pagesa me para ka një limit, për shembull në Greqi ai është vetëm 500 euro. Në vendet e tjera, si Gjermania apo Austria, nuk ka kurrfarë limiti. Rreth 70 për qind e të gjitha transaksioneve të pagesave të klientëve në BE bëhen me para në dorë.

Ministri austriak i Financave Gernot Blümel e mbështet luftën kundër pastrimit të parave, por thotë se është iluzion të besosh se kriminelët përdorin vetëm para kesh. “Ne po shohim që kriminelët ekonomikë po kalojnë gjithnjë e më shumë në hapësirën digjitale dhe këtu duhen bërë përpjekje më të mëdha në të ardhmen. Këtë e konsideroj më efektive sesa limitet maksimale arbitrare, që forcojnë prirjen e deritashme për heqjen e parasë kesh”, tha Blümel javën e kaluar në Vjenë. Paraja në dorë duhet të ruhet si mjet pagese, për të cilën nuk nevojiten mjete ndihmëse teknike.

Vladis Dombrovskis, nënkryetar i Komisionit të BE, shqetësohet kryesisht për reputacionin dhe stabilitetin e BE siqendër financiare. “Çdo skandal pastrimi parash është i tepërt”, tha Dombrovskis.

FinCEN Files / Morgan Stanley Bank, New YorkFinCEN Files

Shtatorin e kaluar të ashtuquajturit “FinCen-Files” e bënë të qartë se edhe bankat e mëdha evropiane minojnë rregullat e BE kundër pastrimit të parave. Në vitin 2018 u zbulua se një bankë daneze kishte pastruar për vite me radhë para përmes një dege të vogël në Estoni – deri në 200 miliardë euro. Skandali me “Danske Bank” ka qenë arsyeja e nismave të reja të Komisionit të BE kundër pastrimit të parave, të cilat tani duhet të miratohen nga Parlamenti i BE dhe 27 vendet anëtare./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Përplasja mbi sundimin e ligjit, po shndërrohet në një luftë kulturore brenda BE-së

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Zbulohet emri i kryenegociatorit të Shqipërisë

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zvicra ngre alarmin/ Në vendet e Ballkanit, falsifikohen testet e PCR

Publikuar

-

Nga

Mediat zvicerane kanë dhënë alarmin, në lidhje me testet PCR, në Ballkanin Perëndimor.

Mediat zvicerane shkruajnë se rritja e rasteve me Covid-19 ka ardhur edhe për shkak të falsifikimit të testeve PCR nga ana e shtetasve të ardhur nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Blick, shkruan se në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë arrestuar mbi 100 persona lidhur me falsifikimin e testeve e në një rast janë konfiskuar edhe kompjuterë.

LEXO EDHE:  Rama në delir/ Nuk dështuam ne, dështoi BE

LEXO EDHE:  Dezinformimi për Coronavirus/ BE kërkon raporte mujore nga Facebook, Google dhe Twitter



Sipas gazetës zvicerane, në Kosovë janë identifikuar laboratorë që kryenin testet e rreme, çmimi i të cilave ka arritur deri në 700 euro.

Gazeta publikon edhe intervista, pa zbuluar identitetin e personave, të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste të falsifikuar dhe se kanë paguar para për të marrë testin negative.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Rivaksinim çdo 5-6 muaj”/ Izraeli përgatit dozën e katërt anti-Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të larta të popullsisë, rritja e shifrave të infektimeve i ka detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.

Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid, me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi që ka pushtuar gjithë globin.

Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, ka thënë se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit, “çdo 5 deri në 6 muaj”.



“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” tha ai për radion shtetërore Kan.

LEXO EDHE:  Ujdia për borxhet, shembull i gabuar i BE

LEXO EDHE:  Rama në delir/ Nuk dështuam ne, dështoi BE

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut”, përfundoi ai.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid./ CNA.al

LEXO TE PLOTE