Connect with Us

Zhgënjim total, Majlinda Kelmendi eliminohet nga Lojërat Olimpike që në duelin e parë

Sport

Zhgënjim total, Majlinda Kelmendi eliminohet nga Lojërat Olimpike që në duelin e parë

Publikuar

-

ZHudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka dështuar ta tregojë suksesin që e arriti në Lojërat e kaluara Olimpike. Ajo u mund qe në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike. Kështu, kampionia olimpike e Rio 2016, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Dje, Distria Krasniqi e bëri atë që Majlinda e kishte bërë pesë vite më parë, pasi fitoi medaljen e artë olimpike. Kujtojmë se edhe tre xhudistë kosovarë do të garojnë ditët në vijim. Bëhet fjalë për Nora Gjakovën, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Interi “shfryn” ndaj Bolognas, zikaltërit kthejnë në “tabelë qitjeje” portën kundërshtare

Publikuar

-

Nga

Interi ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Bolognas në kuadër të javës së katërt të Serie A.  Skuadra e Inzaghit vinte pas një humbje të pamerituar ndaj Real Madrid në Champions League dhe skuadra e Mihajlovic rezultoi e duhura për t’u “shfryrë”.

Zikaltërit fituan me rezultatin 6-1, ku serinë e golave e hapi Lautaro Martinez  në minutën e 6. Në minutën e 29, Inzaghi do të kryente një zëvendësimin të detyruar pasi Correa do të linte fushën për shkak të një dëmtimi dhe në vendin e tij u inkuadrua Edin Dzeko.

Dyfishimi i rezultatin do të vinte në minutën e 30 me qendërmbrojtësin, Milan Skriniar dhe vetëm 4 minuta më vonë do të shënonte edhe Barella.



3-0 do të ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë dhe e dyta do të niste me të njëjtin ritëm. Vecino do të shënonte golin e 4 në minutën e 54 dhe vëtëm 10 minuta më vonë do të shënonte edhe Edin Dzeko.

Boshnjaku nuk do të mjaftohej, pasi në të 68’ do të shononte edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij.

Miqtë do të shënonin golin e nderit në minutën e 86’ me Theate.

Me këtë fitore neroazurri do të ngjiten momentalisht në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna në vendin e 7 me 7 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kategoria e Parë/ 8 sfidat e javës së dytë, sa shumë rezultate surprizë

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë.

Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.

Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim.

Burreli gjithashtu ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Tomorit. I njëjti rezultat 0-0 edhe për takimin Lushnja-Tërbuni në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.

Turbina ka marrë një tre-pikësh me vlerë ku ka mposhtur me rezultatin 3-2 skuadrën e Besëlidhjes.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –



KORABI 2-1 BUTRINTI

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA 

POGRADECI 0-0 BESA 

BURRELI 0-0 TOMORI 

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI 

VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë) 

ERZENI 0-1 BYLIS 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Spektakël dhe emocione, Skënderbeu “i rrëmben” një pikë Partizanit

Publikuar

-

Nga

Takimi mes Skënderbeut dhe Partizanit, i vlefeshëm për Kategorinë Superiore u mbyll 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve. Në minutën e 51-të, të kuqtë pretendojnë për penallti pas një ndërhyerje ndaj Cara dhe VAR e akordon.

Junior e merr përsipër penalltinë dhe e kthen në gol. Menjëherë, sapo rinis loja, Hoxha bën një gafë dhe mundësinë e shfrytëzon më së miri Berisha, i cili realizon në të 57-tën. Kështu, të besuarit e Memellit kanë 1 pikë, po aq sa ka edhe Partizani.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
57’ Berisha / 56’ (p) Zhunior



57’ GOOOL Skënderbeu, shënon Elvi Berisha. Skënderbeu nis topin nga qendra me një pasim të gjatë drejt zonës kundërshtare, Damçevski dhe Hoxha nuk kuptohen dhe Elvi Berisha u rrëmben topin duke e dërguar në rrjetë.

56’ GOOOL Partizani, shënon Stenio Zhunior me penallti.

 

LEXO TE PLOTE