Connect with Us

Zhgënjeu sezonin e shkuar, a do qëndrojë Muriqi te Lazio?

Seria A

Zhgënjeu sezonin e shkuar, a do qëndrojë Muriqi te Lazio?

Publikuar

-

Përpara takimit të djeshëm mes Lacios dhe Triestinës, Sarri, Lotito dhe Igli Tare kanë drekuar së bashku. Ka qenë pikërisht merkatoja e klubit ajo që ka mbledhur në një tryezë këto figura të skuadrës kryeqytetase. Gjatë takimit është diskutuar mbi largimet dhe afrimet e Lacios këtë verë. E ardhmja e Vavro varet e gjitha në duart e trajnerit, ndërsa e njëjta gjë nuk vlen për Muriqin dhe Korrean. Në sulmin e Lacios ka vend vetëm për një mes sulmuesit shqiptar dhe Kaisedos, prandaj dikush duhet ti thotë lamtumirë fanellës bardhekaltër.

Megjithatë ai që do të vendosë nuk do të jetë Sarri, por tregu i transferimeve. Sulmuesi që do të largohet do të jetë ai i cili do të ketë më shumë oferta këtë verë. E në këtë pikë, ekuatoriani duket se do të jetë ai që do të largohet, duke qenë se ka zhvilluar një sezon më pozitiv se Muriqi, si dhe prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e klubeve të tjera. Ndërkohë alternativa të reja për repartin e avancuar janë Julian Brandt dhe Kajehon. Për sa i përket gjermanin, Tare duhet të bindë Borusian e Dortmundit të japë miratimin për një transferim me huazim me të drejtë blerje në fund.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Interi nuk fal edhe ndaj Fiorentinës, ja rezultatet e mbrëmjes në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore të vlefshme në javën e 5-të të Serisë A duke mundur 1-3 Fiorentinën.

Fiorentina kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të me Sotil në një pjesë të parë ku violët dominuan totalisht dhe Interi ishte thuajse inekzistent. Në pjesën e dytë, Darmian barazoi për zikaltrit në minutën e 52-të, ndërsa 3 minuta më vonë Xheko përmbysi gjithçka me një goditje me kokë.



Në fundin e ndeshjes, Perisiç hipotekoi fitoren duke shënuar pas një asisti të Galjardinit. Zikaltrit marrin kreun duke kaluar Napolin e cila do të luajë ditën e enjte me Sampdorian.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Atalanta mposhti 2-1 Sasuolon me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Gosens dhe Zapakosta.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Formacionet zyrtare, Interi vetëm për fitore në Firence

Publikuar

-

Nga

Fiorentina dhe Inter përballen me njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të Serie A. Trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka vendosur për formacionin zyrtar. Nga minuta e parë e nisin më të mirët, pasi bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm.



Kampionët e Italisë janë në vendin e dytë me 10 pikë. Në krahun tjetër, ekipi vjollcë është në vendin e pestë me 9 pikë. Më poshtë mund të lexoni formacionet zyrtare.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Krisje te Juventusi, portieri kapet me mesfushorin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër krisje brenda skuadrës Së Juventusit ka qenë edhe ajo mes Vojceh Sheznit dhe Adrien Rabiosë ne ndeshjen ndaj Milanit. Fillimisht portieri i ulëriti mesfushorit francez që i lejoi Kalulut ta rifuste në lojë topin që po dilte larg duke i dhuruar një goditje këndi.

Më pas, polaku po i tregonte me forcë edhe pozicionin se ku ai donte që Rabio të qëndronte në zonë, por transalpini nuk e dëgjoi dhe erdhi goli i pësuar nga Rebiçi.



Shezni ishte i tërbuar, por teksa priti fundin e ndeshjes, nervozizmi mes portierit dhe mesfushorit raportohet se vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes. “Corriere della Sera” flet gjithashtu për disa sharje të lëshuara mes të dyve duke konfirmuar tensionin edhe momentin absolutisht jo normal të Juves.

LEXO TE PLOTE