Connect with Us

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Bota

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Publikuar

-

/
Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërsa shtohet numri i të shtruarve në spital, vaksinimi duket se ka ngecur në vend. Deri më tani, pothuajse më pak se gjysma e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht. Mesatarja e infektimeve për periudhën shtatë ditore është mbi 40 mijë raste në ditë, një rritje prej më shumë se 46% krahasur me një javë më parë.

Me rreth 100 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me rritjen e valës së re të infektimve dhe po bëjnë thirrje për vaksinim. Abigail Pimiento është infermiere në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin St. Joseph në Providence.

“Pacientët që kemi janë provë e gjallë, se nëse mundeni, ju lutemi vaksinohuni”, thotë një infermiere.

Në mbarë vendin më shumë se 25 mijë pacientë po trajtohen në spitale për koronavirus. Kryesisht të pavaksinuarit janë ata që po infektohen.

LEXO EDHE:  Ulen ndjeshëm rastet me Covid në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Brian Parisi nuk është vaksinuar. Ai po lufton me virusin në një pavion të kujdesit intensiv në një spital të Kalifornisë. Por qëndrimi i tij për vaksinimin nuk ka ndryshuar.

“Po prisja që vaksinat të merrnin miratimin e plotë. Nuk e mendoj që do të kishte bërë ndonjë ndryshim”, thotë i infektuari me koronavirus.

Luiziana, Arkansa dhe Florida po përjetojnë ritmet më të larta të infektimeve. Nga 23 mijë infektime dy javë më parë në Florida, ai shtet shënoi 73 mijë raste të premten.

Pavarësisht shtimit të rasteve, mijëra amerikanë morën pjesë në një nga festivalet më të mëdha në botë të muzikës hip-hop në Majami të Floridës.

Problem në rritje është bërë edhe infektimi i të vaksinuarve. Në qytetin Provincetown në Masaçusets, mes 430 rastesh të infektuarish, pothuajse 70% e tyre janë individë të vaksinuar plotësisht. Ekspertët thonë se vaksinimi zbut simptomat për të infektuarit dhe ul rreziqet për jetën./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti Biden: Pushtimi rus në shkurt, mundësi e dukshme

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden paralajmëroi të enjten presidentin e Ukrainës se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt. Kremlini gjithashtu paraqiti një pamje të zymtë, duke thënë se shihte “pak vend për optimizëm” në zgjidhjen e krizës, kjo pasi SHBA-ja këtë javë, refuzoi sërisht kërkesat kryesore të Rusisë.

Zyrtarët rusë thanë se dialogu ishte ende i mundur për t’i dhënë fund krizës, por Presidenti Biden ofroi një paralajmërim të qartë mes shqetësimeve në rritje se Presidenti rus Vladimir Putin, do të japë dritën jeshile për një pushtim të territorit ukrainas, në një të ardhme jo shumë të largët.

Shtëpia e Bardhë tha se komentet e Presidentit Biden gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përforcuan shqetësimet që zyrtarët e administratës kanë shtruar prej kohësh.

Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt“, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne.

Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë për muaj të tërë“, shtoi ajo.

Rusia: Pak vend për optimizëm për lehtësimin e tensioneve

Më herët të enjten Rusia tha se kishte “pak vend për optimizëm” për zbutje të tensioneve në Evropën Lindore pasi siç thanë autoritetet e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e saj që Ukraina të mos lejohet të anëtarësohet në NATO dhe që Perëndimi të tërheqë trupat dhe armatimet nga vendet në kufi me Rusinë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se përgjigjja e SHBA-së ndaj kërkesave të saj “nuk ishte pozitive”, por shtoi se disa elementë të saj mund të çojnë në “fillimin e bisedimeve serioze për çështje dytësore”. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë kanë hedhur poshtë kërkesat kryesore të Moskës duke i quajtur ato si të papranueshme.

Diplomati i lartë i Kremlinit tha se zyrtarët do t’i paraqesin propozime Presidentit Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se Moska do të reagojë së shpejti, duke shtuar se “ka gjithmonë mundësi për të vazhduar dialogun. Është në interesin tonë dhe të amerikanëve“.

Zyrtarët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë zhvilluan bisedime të mërkurën në Paris dhe ranë dakord për një raund tjetër bisedimesh që do të mbahen në Berlin, në javën e dytë të muajit shkurt. Palët ranë dakord për një armëpushim zyrtar në Ukrainën lindore, sipas Dmitry Kozak, i dërguari i Kremlinit.

Ne kemi nevojë për një pauzë shtesë. Shpresojmë që ky proces të ketë rezultate brenda dy javësh“, tha ai.

Bisedimet e shkurtit do të zhvillohen në të njëjtin nivel diplomatik sikurse bisedimet e Parisit. Në rendin e ditës nuk është parashikuar ndonjë takim i nivelit të lartë mes krerëve të shteteve.

Asgjë nuk ka ndryshuar, ky është lajmi i keq“, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba. “Lajmi i mirë është se këshilltarët ranë dakord të takohen në Berlin pas dy javësh, që do të thotë se Rusia për dy javët e ardhshme, ka të ngjarë t’i qëndrojë rrugës diplomatike”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, që druhen se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën, vazhdojnë të protestojnë kundër grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit të saj me republikën e dikurshme sovjetike, megjithëse Moska thotë se nuk ka në plan të sulmojë.

LEXO EDHE:  Pas raketës vjen lufta!/Koreja e Veriut s’ka të ndalur, tjetër kërcënim SHBA-s

LEXO EDHE:  Evropë, masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e Covid-19



Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se dokumenti që SHBA-ja i dorëzoi Rusisë: “përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë- një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që Rusia ka ngritur, dhe propozimet tona për çështjet ku mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ndërsa përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë, vazhdimisht e ka paralajmëruar Rusinë se Perëndimi do të vendosë sanksione ekonomike të ashpra kundër saj, nëse sulmon Ukrainën.

Zoti Peskov tha se Presidentët Putin dhe Biden do të vendosin nëse duhet të zhvillojnë të tjera bisedime lidhur me ngërçin diplomatik të krijuar, pas dy telefonave të zhvilluara muajin e kaluar.

Zoti Kuleba tha se Kievi e kishte parë përgjigjen e SHBA-së drejtuar Rusisë, përpara se t’i dorëzohej Moskës.

Nuk kishte asnjë kundërshtim nga pala ukrainase“, tha zoti Kuleba. “Është e rëndësishme që SHBA-ja të mbetet në kontakt të ngushtë me Ukrainën, para dhe pas të gjitha kontakteve me Rusinë. Nuk ka vendime për Ukrainën, pa Ukrainën. Ky është rregulli i artë“, tha ai.

Një gjë me të cilën ra dakord edhe Sekretari Blinken. Në një postim në Twitter, ai shkruante: “Asgjë për Ukrainën, pa Ukrainën“.

Ndërsa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, shkëmbejnë kërkesa, të dyja palët kanë rritur përgatitjet ushtarake. Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake që përfshijnë njësi të motorizuara të këmbësorisë dhe artilerisë në Rusinë jugperëndimore, avionë luftarakë në Kaliningrad në detin Baltik, dhjetëra anije luftarake në detin e Zi dhe Arktik, si dhe avionë luftarakë rusë e parashutistë në Bjellorusi.

NATO, aleanca ushtarake perëndimore prej 30 vendesh, tha se po rrit praninë e saj në rajonin e detit Baltik dhe SHBA-ja ka vendosur në gjendje gatishmërie të lartë 8,500 trupa, të gatshëm për t’u dislokuar në Evropë si pjesë e një operacioni të NATO-s.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby tha se forcat amerikane që ndodhen aktualisht në Evropë, disa tashmë në gjendje gatishmërie të lartë, mund të mobilizohen gjithashtu “për të përforcuar praninë e aleatëve tanë të NATO-s, nëse ata do të kishin nevojë”.

Ne vazhdojmë të shohim, përfshirë në 24 orët e fundit, më shumë grumbullim të forcave luftarake nga rusët në pjesën perëndimore të vendit të tyre dhe në Bjellorusi“, u tha ai gazetarëve të enjten.

Zoti Kirby tha gjithashtu se SHBA-ja po përgatit ndihmë shtesë, për ushtrinë e Ukrainës, krahas asaj të dërguar gjatë ditëve të fundit.

Ne jemi vetëm në fillimin e një pakete krejtësisht të re të ndihmës”, tha ai, duke mos pranuar të ndajë detaje rreth përmbajtjes. “Ne po përpiqemi të shohim nëse mund t’i përshpejtojmë ato“, shtoi zoti Kirby.

Zoti Kuleba tha se Ukraina nuk po planifikon asnjë veprim ofensiv dhe se Kievi pret që përpjekjet diplomatike për të trajtuar krizën përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë të vazhdojnë.

Ne jemi të përkushtuar ndaj rrugës diplomatike dhe jemi të gatshëm të angazhohemi me Rusinë në nivele të ndryshme për të gjetur (një) zgjidhje diplomatike për konfliktin“, tha zoti Kuleba në një konferencë shtypi. “Megjithatë, nëse Rusia vendos të luftojë, ne do t’i përgjigjemi. Ky është vendi ynë dhe ne do ta mbrojmë atë”, tha ai./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza në Ukrainë/ SHBA thërret Këshillin e Sigurimit

Publikuar

-

Nga

Me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë të hënën (31.01) krizën e Ukrainës. Kjo bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë.

Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek “veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës”, ka thënë Thomas-Greenfield. Ky është kërcënim i qartë. Perëndimi është i shqetësuar për shkak të marshimit të trupave ruse, seRusia po përgatit pushtimin e Ukrainës, pas pushtimit në vitin 2014 të Gadishullit të Krimesë.

Presidenti rus e hedh poshtë këtë kategorikisht. Në të njëjtën kohë ai kërkon nga SHBA dhe NATO të ndalë zgjerimin lindor si edhe ngritjen e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike. Nga këto konsultime nuk priten zgjidhje, sepse Rusia, ashtu si SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Kina ka të drejtë vetoje.

LEXO EDHE:  Rritet frikshëm numri i të infektuarve në shtetin fqinj/ Brenda 24 orëve regjistrohen 275 raste të reja

LEXO EDHE:  “Vaksina ‘Rilindja’ ka vdekshmëri të lartë”/ Lubonja akuza qeverisë: Kush nuk paguan dot, vdes



Biden telefonon me Selenskyj

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden siguroi në një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Selenskyj se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rast të një marshimi rus. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, Biden përforcoi gatishmërinë e SHBA “së bashku me partnerët dhe aleatët tanë të reagojmë me vendosmëri, në rast se Rusia do të hyjë më tej në Ukrainë”. Qeveria e SHBA ndërkohë po verifikon mundësitë për “mbështetje makroekonomike shtesë për të ndihmuar ekonominë ukrainase nën presionin e armatimit rus.”

Nga zyra e presidentit, Selenskyj u bë e ditur, se të dy politikanët kishin zhvilluar “një bisedë të gjatë”, ku u diskutua për përpjekjet e fundit diplomatike për moshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Selenskyj falënderoi SHBA për furnizimet me armë. Një zëdhënës i Pentagonit bëri të ditur, se do të ketë sërisht mbështetje ushtarake për Ukrainën./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Scholz dhe Biden takohen në shkurt në Uashington

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së, Jen Psaki, deklaroi, se në takim do të „diskutohet agresioni rus ndaj Ukrainës”. Vizita e kancelarit Scholz do të ofrojë gjithashtu mundësinë, që të theksohen „marrëdhëniet e thella dhe të qendrueshme mes SHBA-së dhe Gjermanisë”. Në këtë kuadër do të bisedohen përpjekjet e përbashkëta diplomatike, për ta ndalur Rusinë nga një agresion i „mëtejshëm” ndaj Ukrainës.

Psaki, të hënën (24.01) deklaroi, se Scholz muajin e ardhshëm do të pritet në Uashington, por pa përmendur konkretisht datën e vizitës. Ajo e quajti Gjermaninë në këtë kontekst „një ndër aleatet tona më të ngushta”.

Nord Stream 2 në agjendën e bisedimeve



Për shkak të marshimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën Perëndimi druan, se Rusia mund të përgatisë ndërhyrjen në vendin fqinj. SHBA dhe Gjermania si dhe shtetet e tjera perëndimore e kanë kërcënuar Moskën me sanksione nëse ndërmerr hapa të tillë.

LEXO EDHE:  Rritet frikshëm numri i të infektuarve në shtetin fqinj/ Brenda 24 orëve regjistrohen 275 raste të reja

LEXO EDHE:  Rritet frikshëm numri i të infektuarve në shtetin fqinj/ Brenda 24 orëve regjistrohen 275 raste të reja

Megjithatë është e paqartë, se deri në ç’masë është e gatshme qeveria gjermane të bashkëveprojë për sanksionet. Veçanërisht në radhët e partisë socialdemokrate (SPD)  të kancelarit, është e diskutueshmë çështja e përmasave të sanksioneve. Këtu përfshihet edhe linja e diskutueshme e gazsjellësit Nord Stream 2.

Scholz nuk ka udhëtuar më përpara në SHBA në funksionin e kancelarit. Ministrja e Punëve të Jashtme e partisë ekologjiste Annalena Baerbock zhvilloi vizitën e saj të parë në SHBA në këtë pozicion në fillim të janarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE