LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri i Legias mahnitet nga goli i Muçit: E pa e gjithë Polonia

25 Korrik 2021, 07:45, Sport CNA
Trajneri i Legias mahnitet nga goli i Muçit: E pa e gjithë Polonia

Ernset Muçi bëri një paraqitje fantastike mbrëmjen e djeshme me fanellën e Legias duke shënuar dhe një supergol që ka bërë bujë në Poloni. Vetë trajneri i Legias, Çezlav Mishniuiçz, në konferencën për shtyp pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht perfomancën e Muçit, duke thënë se hoqi syzet dhe fërkoi sytë pasi nuk po e besonte realizimin e shqiptarit.

?Ne arritëm të fitonim pas një goli të bukur të Ernest Muçit. Ishte shumë i rëndësishëm ky gol për të. Ky djalë tregon shumë në stërvitje, dhe nuk a ka gjithmonë mundësinë ta paraqesë në ndeshje. Mund të jetë një pikë kthese për të.

Isha shumë i lumtur pas golit të Muçit. Unë me vetëdije të plotë vrapova dhe hoqa syzet, duke fërkuar sytë me habi. Ai shënon gola të tillë në stërvitje dhe unë jam i kënaqur që e gjithë Polonia pa një gol të tillë sot. Ju e shihni se Ernest kujdeset shumë për të bërë paraqitje të mira në skuadër. Sot, ky futbollist ndihet si një person i rëndësishëm në ekip?, tha trajneri i Legias.

Lajmet e fundit nga