Connect with Us

“Tokio 2020″/ Xhudisti shqiptar dëmtohet eliminohet në që raundin e parë

Sport

“Tokio 2020″/ Xhudisti shqiptar dëmtohet eliminohet në që raundin e parë

Publikuar

-

Ka përfunduar aventura e xhudistit shqiptar Indrit Cullhaj në Lojërat Olimpike teksa është mundur nga rivali nga Kosta Rika, Sanço Çinçilla.

Edhe pse pretendimet ishin të mëdha për Cullhajn, xhudisti është eliminuar që në raundin e parë në duelin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në kategorinë 66 kilogramë.

Gjithashtu, pas përfundimit të ndeshjes Cullhaj pësoi një dëmtim, çka bëri që ekipi mjekësor të ndërhynte menjëherë në fushë.

Sipas asaj që u raportua nuk kishte probleme serioze për xhudistin shqiptar, por vetëm një lëndim në brinjë, duke e mbyllur me zhgënjim aventurën e tij në Tokio 2020.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Triumfi 5-0 ndaj San Marinos, Edi Reja surprizon me deklaratën pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Trajneri i përfaqësues shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar se ishte i kënaqur nga rezultat e pozicioni i dytë në renditje në grup. Pas fitores 5-0 ndaj San Marinos, ai theksoi se ekipi kishte bërë mirë, edhe pse kishte patur disa pakënaqësi me mënyrën se si lojtarët në disa momente kishin ngadalësuar manovrën, siç shpjegoi për “RTSH” pas duelit.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë por ishim pak konkretë, ndërsa në pjesën e dytë kemi luajtur më pak mirë por ishim më konkretë. Në pjesën e parë bëmë manovra të mira por nuk finalizuam. Në pjesën e dytë ishim më shumë finalizues se vendosa në fushë Brojën e Roshin, më të fortë fizikisht. Ata u lodhën, ne gjetëm golin e dytë dhe gjerat u bënë më të thjeshta.

Nuk më pëlqeu që dikush bënte pasime me thembër, të vonohej manovra. Mua më pëlqen në 90 minuta të kesh ritëm të lartë, duhet luajtur, si kemi bërë në pjesën e parë.



6 pikët janë ato që kishim parashikuar dhe kemi thënë që nëse duhej të ishim konkurrues, duhej të fitonim këto ndeshje. Mendonim të bënim pikë në Poloni, por nuk ishim me fat. Ekipi po luan mirë, djemtë po besojnë dhe jemi një grup i mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund. Të rinjtë janë përgjigjur mirë, është Bajrami që na jep cilësi në mesfushë, është Broja që po pret gati, është lojtar i rëndësishëm. Unë po kërkoj lojtar por edhe për të vazhduar me këta lojtarë se ka harmoni, argëtohen në stërvitje dhe në ndeshje.

Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur. Por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Por nëse duam të vazhdojmë ëndrrën, duhet të mundim Poloninë këtu. Tani jem të dytët, është rezultat i rëndësishëm. Duhet të mbajmë këtë pozicion, çdo ndeshje mund të luhet. Nëse luajmë me vëmendje, kjo skuadër mund të bëjë mirë kudo.

Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, se gjen lojtarët, nuk është se vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq se ka treguar përulësi, di çfarë do të thotë një shok, të jesh bashkë, ai ta jep topin. Ashtu edhe Uzuni, më pëlqen kjo lloj sjellje, jo një egoist. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh. Kjo është ndër gjërat më të mira të ndeshjes:”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Fitorja që na ngjit në vendin e dytë, ja renditja aktuale në grupin I

Publikuar

-

Nga

Spektakël kuqezi në “Elbasan Arena”! Shqipëria triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Një fitore për rekord kjo e Kombëtares të drejtuar nga Edi Reja, pasi është më e thella e arritur ndonjëherë në një ndeshje zyrtare.

Shqipëria nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën. Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.



Me fitoren e sotme jemi në vendin e dytë me 12 pikë, pozicion që të çon në “Play-Off”.

Renditja aktuale në grupin I:

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Spanja shumë e fortë për Kosovën, “Dardanët” thyen në “Fadil Vokrri”

Publikuar

-

Nga

Kosova ka pësuar një disfatë 0-2 përballë Spanjës duke dështuar në misionin e saj për të ndalur iberikët.

Spanja u tregua mjaft cinike duke shfrytëzuar rastet e vetme që pati, ku golat u shënuan nga Fornals në minutën e 32-të të takimit, dhe Ferran Torres në minutën e 90-të të takimit.



Kosova shpërdoroi shumë në këtë ndeshje, me një rast të Rashicës, dy raste të Muriqit dhe disa tentativa të Elbasan Rashanit.

Një lojë mjaft e mirë e dardanëve, por këtë ndeshje e fitoi eksperienca pasi për hir të vërtetës pas Kosova bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke luajtur si e barabartë me Spanjën.

LEXO TE PLOTE