LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër paraqitje pozitive nga Kosova në Lojërat Olimpike, notarja 16-vjeçare renditet e para në grup

25 Korrik 2021, 12:40, Sport CNA

Kosova ka bërë një tjetër paraqitje pozitive në Lojërat Olimpike, teksa notarja Eda Zeqiri ka dalë e para në Grupin 1 nga 6 të tillë në 400 metra not stil i lirë.

Eda, vetëm 16 vjeçe arriti një kohë prej 4 minutash e 38 sekondash, por nuk mundi dot të kualifikohej në finale pasi u rendit e 24-ta nga 16 vende që kalojnë në raundin tjetër.

Megjithatë, mbetet një arritje pozitive për notaren e re e cila ka një karrierë të gjatë përpara. Kujtojmë se Kosova arriti një sukses historik në garat në Tokio duke fituar medalje ari me xhudisten Distria Krasniqi.

Lajmet e fundit nga