LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në flagrancë shtetasen

25 Korrik 2021, 10:53, Aktualitet CNA
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Shtetasja M.K është kapur në Portin e durrësit teksa tentonte të kalonte kufirin me dokumente false.

Ndërsa shtetasi J.K, 27 vjeç i shpallur në kërkim për përndjekje është arrestuar dhe i është dorëzuar autoriteteve në Lezhë.

Ndërkaq specialistët M.N 22 vjeç për drejtim të mjetit pa leje drejtimi si dhe B.D, 21 vjeç pasi me mjetin e tij tip Benz është përplasur me një mjet tjetër, ku si pasojë ka humbur jetën një tjetër shtetase.

Njoftimi i Policisë

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., banuese në Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim  të punës për kapjen e personave në kërkim ndaluan shtetasin J. K., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprën penale “Përndjekja”. Shtetasi J. K., ju dorëzua DVP Lezhë për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.N. (Sh), 22 vjeçe, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

B.D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Hamallaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. H., 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetësja E. H., 34 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga