Connect with Us

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë mes flakëve/ Arjan Salaj shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Dua ndihmë nga Zoti”/ Dëshmia rrënqethëse e djalit që gjeti të vdekur prindërit e tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

“Dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Këto janë fjalët rrenqethëse të djalit të çiftit Rrasa, Leonardit, 21 vjeç i cili i gjeti të dy prindërit  e tij të vdekur e të larë në gjakë, në banesën e tyre.

Mes lotësh dhe i tronditur, ai ka treguar momentin se si e mori vesh lajmin.



“Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…” ishin fjalët e pakta të djalit.

LEXO EDHE:  Grabitet me dhunë një karburant në Durrës/ Autorët të armatosur dhe maskuar

LEXO EDHE:  U rikthye pas 10 vitesh emigrim/ Ja përse Durrësi duhet të votojë Valbona Sakollarin

Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Divjakë/ Flet vëllai i autorit: Ishin keq nga gjendja ekonomike, armën e kishte me leje

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas vetën.

Vëllai i autorit ka folur për mediat duke bërë të ditur se çifti ishin keq nga gjendja ekonomike dhe kishin debatet e tyre lidhur me këto gjëra, por nuk mban mend që i vëllai të kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.



Në lidhje me armën e gjahut, vëllai i autorit tha se e kishte prej vitesh me leje.

LEXO EDHE:  Smogu pushton Durrësin/ Qytetarët izolohen në shtëpi

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë mes flakëve/ Arjan Salaj shpallet “Dëshmor i Atdheut”

“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trupat e pajetë u gjetën nga i biri/ Zbardhen detajet e para të krimit të dyfishtë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detajet e para të vrasjes së dyfishtë që trondit mbrëmjen e sotme Divjakën, ku 58 vjeçari Hekuran Rrasa, vrau me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas i dha fund dhe jetë së tij.

Sipas roportimeve të para, mësohet se çifti, nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrit dhe se konflikti mes tyre, dyshohet se ka qenë i çastit.

LEXO EDHE:  U rikthye pas 10 vitesh emigrim/ Ja përse Durrësi duhet të votojë Valbona Sakollarin

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Durrës?/ Një tjetër i plagosur mbërrin në urgjencën e spitalit



Ata kanë qenë prindër të një djali dhe ishte pikërisht ky i fundit që i ka gjetur ata të vdekur dhe ka njoftuar policinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE