Connect with Us

Plagosja e të rinjve në Tiranë/ Policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

Aktualitet

Plagosja e të rinjve në Tiranë/ Policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

Publikuar

-

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve mbrëmë në Tiranë. Policia ka bërë me dije se vijojnë hetimet dhe se ka shpallur në kërkim dy shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes.

gjtihashtu janë sekuestruar 3 mjete njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj) .

Njoftimi i Policisë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën  të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).

LEXO EDHE:  Vijon “furtuna” në Polici/ Ja ndryshimi i radhës

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Dua ndihmë nga Zoti”/ Dëshmia rrënqethëse e djalit që gjeti të vdekur prindërit e tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

“Dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Këto janë fjalët rrenqethëse të djalit të çiftit Rrasa, Leonardit, 21 vjeç i cili i gjeti të dy prindërit  e tij të vdekur e të larë në gjakë, në banesën e tyre.

Mes lotësh dhe i tronditur, ai ka treguar momentin se si e mori vesh lajmin.



“Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…” ishin fjalët e pakta të djalit.

LEXO EDHE:  Video-Flakët e zjarrit ”përpijnë” Shërbimin e Provës, në Tiranë

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Kamioni përplas për vdekje një person

Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Ibsen Elezi: Mbështes çdo individ që lufton për çështjen imediate të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se demokracia e brendëshme është guri i themelit në të cilën mbështetet sistemi në të cilin besojmë.

Duke e lidhur me lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha, Elezi thekson se nëse lëvizja e doktorit do ketë në themel këtë çështje do e përkrah pa rezerva edhe pse ndan pikpamje të ndryshme me të.

“Demokracia e brendshme eshte çeshtja imediate dhe qe prevalon ndaj çdo çeshtje tjeter sado e rendesishme qe te jete, brenda PD por edhe ne gjithe spektrin politik kombetar.

Eshte guri i themelit ne te cilen mbeshtet sistemi ne te cilin besojme.

Personalisht jam ne mbeshtetje te çdo individi qe lufton per kete çeshtje, pavaresisht se mund te ndaj pikpamje te ndryshme politike.

Nese levizja e Doktorit do kete ne themel ket çeshtje do e perkrah pa rezerva edhe pse ndaj pikpamje te ndryshme me te.



LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës, 15 protestues në pranga/ Zbardhen akuzat

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Kamioni përplas për vdekje një person

Nese kjo levizje do ket ne themel çeshtjen Berisha, siç po e trajton deri me tash, pavaresisht mbeshtetjes qe mund te marr, do jete nje levizje e deshtuar.

E para ka te beje me nje çeshtje madhore dhe qe garaton sukses ne te ardhmen.

E dyta me nje çeshtje personale qe nuk garanton asgje dhe aq me teper do konsiderohej edhe antiamerikane.

Keshtu qe mbeshteja e çdo demokrati mendoj qe duhet te jete e kushtezuar ne ket aspect”, shkruan ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lajm i hidhur për demokratët/ Ndahet nga jeta zv.kryetari i degës së PD Dibër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare Islam Shukri Qoku, ish zv.kryetar I degës së PD Dibër.

Lajmin e trishtë e ka  bërë me dije Xhelal Mziu përmes një postimi në rrjetet sociale, I cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohëshme të tij.

“Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!

Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!



LEXO EDHE:  Video-Flakët e zjarrit ”përpijnë” Shërbimin e Provës, në Tiranë

LEXO EDHE:  Shkojnë të grabisin, por u del pronari/ Hajdutët qëllojnë dhe i plagosin kushëririn

Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!

U prehtë në paqe shpirti i tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE