Connect with Us

Përmbytje në Belgjikë, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë kaos në rrugë

Bota

Përmbytje në Belgjikë, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë kaos në rrugë

Publikuar

-

Përmbytje në Belgjikë, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë kaos në rrugë

Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Belgjikë. Me dhjetëra makina janë zhvendosur nga ujërat e rrëmbyer.

Provincat në jug-lindje të kryeqytetit Bruksel janë prekur më shumë gjatë kësaj fundjave. Belgjika ka regjistruar 36 viktima, si pasojë e përmbytjeve që ndodhen pak ditë më parë ndërsa dëmet ekonomike llogariten në miliarda euro.

LEXO EDHE:  Kaos në Hong Kong/ Protestuesit vishen si babagjyshë

Ekspertët thonë se përmbytje të tilla do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimit të klimës dhe shtetet do të duhet të marrin masa, duke përfshirë përmirësimin e sistemeve paralajmëruese dhe përgatitjen e popullatave për katastrofa të ngjashme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

OBSH: Tashmë Delta është varianti dominues në mbarë globin

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19ën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.

Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të koronavirusit që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.

Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e COVID-19.

Punëtorët e ndërtimit gjithashtu tani kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit para se të lejohen të kthehen në punë.

Shteti Victoria, ku ndodhet Melburni, raportoi 603 raste të reja të martën, niveli më i lartë deri më tani i infektimeve ditore gjatë këtij viti.

Në Zelandën e Re, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi të martën se gjobat për prishjen e protokolleve të koronavirusit do të rriten duke filluar në nëntor.

Ndryshimet do të rrisin gjobën për dikë që qëllimisht nuk respekton rregullat për COVID-19ën, nga rreth 2,800 dollarë në 8,400 dollarë. Ata që shkelin kufizimet gjithashtu mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg.



Bizneset që shkelin kufizimet e koronavirusit mund të përballen me gjoba deri në 10,500 dollarë.

“Suksesi ynë është bazuar vërtet në faktin se njerëzit në përgjithësi kanë zbatuar rregullat”, tha zonja Ardern në një konferencë shtypi. “Sidoqoftë, ka patur tek-tuk ndonjë person që ka thyer rregullat dhe i ka vënë të tjerët në rrezik”.

LEXO EDHE:  Toka humb 28 trilionë ton akulli gjatë viteve 1994-2017

LEXO EDHE:  Kaos në Hong Kong/ Protestuesit vishen si babagjyshë

Ndërkohë, Guvernatori Jay Inslee, i shtetit perëndimor të Uashingtonit, i kërkoi qeverisë federale ndihmë që të përballohet ngarkesa e spitaleve, pasi varianti delta ka shkaktuar një numër të madh infektimesh.

Zoti Inslee i dërgoi një letër të hënën koordinatorit për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, Jeffrey Zients duke thënë se spitalet në shtetin e tij kanë arritur ose tejkaluar kapacitetin dhe se ai ka nevojë për personel ushtarak që të ndihmojë stafin e spitaleve.

“Sapo varianti delta goditi shtetin e Uashingtonit, shtrimet në spital për COVID-19ën u rritën”, tha zoti Inslee. “Nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit, pamë që shtrimet në spital dyfishoheshin çdo dy javë. Spitalet janë munduar të shtojnë shtretërit dhe kanë anuluar shumicën e procedurave jo urgjente, por janë akoma mbi kapacitetin në të gjithë shtetin”.

Infektimet e reja ditore dhe numri i njerëzve të shtruar në shtetin Uashington kanë arritur ose janë afër niveleve të tyre më të larta gjatë pandemisë.

Zyrtarët e shëndetësisë të shtetit Uashington raportojnë se 69% e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në këtë shtet janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo është më e lartë se shifra kombëtare, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se 64% e popullsisë të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht.

Numri i vdekjeve të reja nga virusi në Shtetet e Bashkuara ishte 2.302 të hënën – më i larti i regjistruar që nga marsi, sipas të dhënave nga Qendra e Burimeve të Koronavirusit të Universitetit Johns Hopkins./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Momenti kur tërmeti “shkund” gazetarët live në studio

Publikuar

-

Nga

BBC ka publikuar pamje gjatë momentit të lëkundjeve të forta të tërmetit, që shkundën pjesën juglindore të Australisë.

Në videon e publikuar nga BBC shihet momenti kur gazetarët dhe analistët ndodhen në studio, duke folur, ndihen lëkundjen e forta të termetit.

Personat në studio shihen të frikësuar, por arrijnë të përmbajnë veten.

LEXO EDHE:  Shiu nuk na ndahet/ Mësoni si do jetë moti për ditët në vijim

LEXO EDHE:  Toka humb 28 trilionë ton akulli gjatë viteve 1994-2017

Kujtojmë këtu se tërmeti 5.8 ka ballë i shkallës Righter ka goditur vendin në 09:15, sipas orës lokale, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët.



Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Australinë juglindore, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e qytetit Melbourne.

BBC raporton se lëkundja ka ndodhur rreth orës 9:15, sipas asaj lokale dhe epiqendra e saj ishte Mansfield.



Po ashtu raportohet se tërmeti fillestar, u shoqërua dhe nga 2 pas goditje me magnitutë 4.0 dhe 3.1.

LEXO EDHE:  Shiu nuk na ndahet/ Mësoni si do jetë moti për ditët në vijim

LEXO EDHE:  Reshje shiu dhe bore/ Surprizat e motit për sot dhe ditët në vazhdim

Në pamjet e publikuara, shihen dëmet e shkaktuara dhe momentin e lëkundjeve brenda një apartamenti.

LEXO TE PLOTE