Connect with Us

Nuk ndalet kultivimi i drogës/ Evidentohet një tjetër rast nga policia e Tiranës, në pranga 20-vjeçari

Kronika

Nuk ndalet kultivimi i drogës/ Evidentohet një tjetër rast nga policia e Tiranës, në pranga 20-vjeçari

Publikuar

-

Kontrolli i policisë “fundos” 37-vjeçarin/ E pabesueshme çfarë iu gjet në makinë

Një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, është goditur nga policia e Tiranës, duke bërë të mundur edhe prangosjen e një personi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në zbatim të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike’’, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shpataj, Njësia administrative Baldushk.

LEXO EDHE:  Furtuna Xhafa/Ndërkombëtarët dosje për përfshirjen e krerëve të Policisë në mbjelljet e drogës

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është rregjistruar pasditen e sotme në aksin Berat-Skrapar.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve fëmijë.



Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,jashtë rresikut për jetën.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Mësohet se ka qënë mjeti tip Golf që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit Seat që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori,duke e goditur fuqishëm ballazi.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  OFL ndalet në Fier dhe Tiranë/ Ultimatum për pasurinë katër të dënuarve

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Drogë e armë në banesë/ Dy të arrestuar në Vlorë

LEXO EDHE:  Zbulohen 6358 rrënjë kanabis/ Arrestohet një prej kultivuesve  



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE