Connect with Us

“Njerëz të dobët prodhojnë diktatura të egra”/ Gazetari tregon historinë e trishtë të djalit nga Tirana, mesazhi për shqiptarët

Opinione

“Njerëz të dobët prodhojnë diktatura të egra”/ Gazetari tregon historinë e trishtë të djalit nga Tirana, mesazhi për shqiptarët

Publikuar

-

Njerëz të dobët prodhojnë diktatura të egra/ Gazetari tregon historinë e trishtë të djalit nga Tirana, mesazhi për shqiptarët

Nga Armir Shkurti

Tedi, një djalosh i pashëm Tirane, u dashurua në kohë të diktaturës me vajzën e një ambasadori të një vendi europian. Lidhja e një shqiptari me një të huaj qe atëhere më e pamundur sesa vajtja e një shqiptari në Hënë me mushkë.

Edhe ata që qenë martuar me ruska, polake a çekosllovake u ndanë fët e fët e nuk u panë më për së gjalli, as me gratë e as me fëmijët. Të paktën deri në ’90-ën.

Imagjino njëri që bie tani në dashuri me të bijën e një ambasadori prej Perëndimi!

Tedi qe familje shumë e ngritur. Familje lufte dhe njerëz me pozita të larta në administratën e vendit. U përpoq familja ta ndajë djalin nga “zuska borgjeze”, por Romeon shqiptar s’kish Zot ta ndante prej Zhuljetës europiane….

…Derisa një ditë erdhi GAZI i famshëm i Degës, i hodhi prangat dhe e plasën në qeli. Tedi u dënua shumë vite. Për tradhëti! Por kjo nuk shkoi gjatë. Një mëngjes djaloshin e gjetën të vdekur në shtratin e burgut. Kishte vrarë veten!

E di pse?

SEPSE NUK DURONTE DOT QË DENONCIMIN IA KISH BËRË I ATI!!

Ca thonë se i ati denoncoi birin thjesht për të shpëtuar fëmijët e tjerë. Ca thonë se e bëri për shkak të besnikërisë ndaj Partisë…

Kjo ngjarje është krejtësisht e ndodhur kështu. Thjesht emrat dhe ofiqin e vërtetë të babait i kurseva.

Ne shqiptarët kemi kaluar nga udha ku fëmija denonconte prindin dhe prindi fëmijën. Nuk po flas pastaj për fqinjin dhe shokun. Një vend 5 shekuj periferik i një perandorie dhe më pas në rrëmujë politike, ekonomike, shoqërore, prodhoi masivisht njerëz të shtypur, të vuajtur e mbi të gjitha TË DEPERSONALIZUAR.

LIRIA edhe sot mbetet një nocion ende i pazbuluar në shumë aspekte të tij për shumë prej nesh. Shkurtimisht, për këto motive, njerëz jo të lirë, pa forcë e pa dinjitet e kërkojnë shpëtimin tek “i forti”.

Dhe “i forti i mirë” u paraqit Enver Hoxha me “barazinë” e tij, “lugën e floririt” dhe “përmbysjen e klasave që kishin shfrytëzuar popullin”.

Ca nga frika, ca nga bindja, ca nga të dyja, shumë prej nesh zbatuan me zell të paparë gjithë platformën e diktaturës, duke vendosur SHTETIN mbi VETVETEN dhe mbi FAMILJEN, duke besuar DIKTATURËN E PROLETARIATIT si e MIRË e madhe që na shpëton nga një e keqe më e madhe dhe KUFIZIMIN E LIRIVE si një sakrificë të doemosdoshme për të kufizuar edhe LIRITË E “TË KËQINJVE”, madje edhe PËR TË NA SHPËTUAR EDHE VETË NE NGA SHFAQJET E HUAJA DHE MBETURINAT BORGJEZO – REVIZIONISTE!

Ne festonim kur arrestoheshin, internoheshin a ekzekutoheshin shqiptarë prej shqiptarëve. Sepse SHTETI, të cilin kishim vënë BABA, kujdesej për gjithçka, me kusht që ne të ulnim kokën të bindur, të mos mendonim e të mos kishim dinjitet individual por identitet MASASH.

Kjo përvojë duhej bërë mësim, për ne që e pësuam. Mirëpo jo! Qenkëshim po ata qurrashë pa dinjitet, frikacakë ndaj lirisë, pa njerzillëk e fisnikëri që jemi gati ti dorëzojmë prapë SHTETIT vendimmarrjen, sovranitetin, liritë, dinjitetin, TË MENDUARIT, FJALËN E LIRË… NË KËMBIM TË BUKËS DHE STABILITETIT!!

Në 1 vit e gjysmë rregjim TË DEKLARUAR DIKTATORIAL, të shpallur prej pandemisë, ky popull ka qenë më i zellshëm edhe se në diktaturë për të zbatuar deri edhe kapriçot e… ( vini re! Jo të sistemit, siç bënte Enver Hoxha, por të) një cope mishi me dy sy, siç është Edi Rama!! “Të dalin gratë me fëmijë 11 vjeç të dielën paradite e burrat të bëjnë punët”! – tallte menderen ky, dhe masa mishtore që urren lirinë e dinjitetin e vet në këmbim të adhurimin për udhëheqësit arrogantë, E ZBATOI!

Kur them me dëshpërim se “po instalohen vidat e fundit të diktaturës”, këtë e kam thjesht nxjerrje dufi e aspak shpresë se mos dikush guduliset dhe çohet për ti bërë ballë kësaj gjëme.

Historia shumëshekullore e shtypje – poshtërimit i zhvilloi këtij populli instinktin bazë të mbijetesës:

P Ë R SH T A T J E N

Nuk mbijeton gjallesa më e fortë, por ajo që përshtatet. Dhe në shekuj, shqiptari që shtetin e ka patur vetëm SUNDIMTAR, ka mprehur skajshëm gjithë mekanizmat e nevojshme për mbijetesë: që nga servilizmi, hipokrizia, dymendimi , nënshtrimi, rryshfeti deri tek spiunllëku, tradhëtia e pabesia. “Secili për vete – Zoti për të gjithë”!

Siç ka parathënë Harri Fulc, kur u hoqi gjellët e ëmbëlsirat nxënësve, i la me supë e askush s’protestoi:

“LUM AI QË DO T’JU QEVERISË JU”!!

NE NDOSHTA NUK E MERITOJMË LIRINË!! AJO PAK QË NJOHËM NË VITIN 1990 ERDHI SI DHURATË. Nuk derdhëm gjak, nuk sakrifikuam, nuk i ndjemë dhembjet e lindjes. Ra gjithandej sistemi bolshevik në Lindje e ndryshoi me përkujdesjen e Ramiz Alisë edhe këtu.

E, nëse herën e parë, në ’45 – ën, u gënjyem, qe faji i Enverit. Nëse në ’90-ën, prapë u gënjym, le ta themi se e kemi gjysmë për gjysmë me gënjeshtarët fajin.

Ama, tani në 2021 nuk ka më bythë ku të rijë! Tani s’është më as gabim, as padije e as faj. TANI ËSHTË KRIM! Jo ndaj vetes. Se ne ky mut jemi! Ndaj fëmijëve!!!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Erion Dasho/ Thjeshtësia e një argumenti

Publikuar

-

Nga

“Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka”/ Mjeku Dasho del me reagimin e fortë

Me debatet e mëdha që ka ngjallur lëvizja Anti-Vax, mjekët janë vendosur përballë trysnisë për të dhënë “prova”.

Mundësisht studime nga shkencëtarë prestigjiozë, të besueshëm përtej çdo dyshimi, që të provojnë me garanci 100% se, e para, vaksina ka efekt (mundësisht magjik) që të luftojë virusin dhe, e dyta, se personat që marrin vaksinën nuk do të kenë asnjë efekt anësor, as sot, as për pjesën e mbetur të jetës!

Dhe këto studime të jenë aq të thjeshta dhe të kuptueshme sa çdokush t’i kuptojë dhe të bindet!

Dhe mjekët ta shpjegojnë këtë në ato pak minuta kohë televizive përballë Anti-Vax-ëve të eksituar që flasin me patos për çipat, zhapikët jeshilë, magnetizimin e gjakut nga vaksina, konspiracionin botëror maltusian kundër jetës dhe pjellorisë, luftën e establishmentit kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, etj., etj.

Më vjen keq si për ata që më ndjekin në facebook, ashtu edhe për ata që më ndjekin në studio. Kjo është e pamundur! Nuk mund t’u mbushësh mendjen të indoktrinuarve dhe të sqarosh kuriozët në pak minuta për një temë kaq serioze!

Por ama ka një argument që çdo njeri me mend e kupton. Në se marrim 1,000 persona të vaksinuar dhe 1,000 persona të pavaksinuar në çdo vend të botës sot, numri i shtrimeve në spital dhe vdekjeve është shumë herë më i ulët midis të vaksinuarve.



Kjo ndodh në Izrael, në Gjermani, në Angli, në SHBA dhe, gjithashtu, edhe në Shqipëri.

Për një person që ka mendjen e hapur ky është argument se vaksina mbron. Ky person, me mendjen e vet, le të analizojë të gjithë rreziqet e vaksinës dhe le të vendosë vetë nëse do të vaksinohet apo jo!

Vaksina nuk është perfekte, ajo nuk ofron mbrojtje 100%, ajo ka efekte anësore (ato efekte që mund të përkufizohen si “rreziqe” janë fatmirësisht shumë të rralla), kërkimet e deritanishme japin garanci të arsyeshme se vaksina nuk do të ketë efekte anësore afatgjata (por këtë mund ta garantojë me 100% vetëm një terminator nga e ardhmja), etj.

Me këto fakte në mendje, le të vendosë kushdo i qetë nëse do ta bëjë apo jo vaksinën. Nëse e bën e ul ndjeshëm riskun për komplikacione dhe vdekje nga COVID-i. Nëse nuk e bën, e merr parasysh këtë risk. Kaq e thjeshtë është! Veçse spitalet në

Shqipëri dhe në botë janë të mbushur me pacientë që thonë “Ah sikur ta kisha bërë vaksinën! Ndoshta nuk do të isha këtu ku jam sot…”

Ama, çdo vendim për t’u vaksinuar ose jo duhet të merret me vullnetin e lirë të gjithsecilit dhe pa detyrim…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Refik Hasani/ Ku mbeti Asociacioni i Komunave të krahinës shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna lajme opinion

Më 12 shtator 2015 , Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhetë prej gjashtë shtyllave kryesore. Që nga ajo koha asnjë vlerësim institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë,Republika e Kosovës,Republika e Shqipërisë dhe instanca e mekanizma të BE-së dhe organizma tjera ndërkombëtar.

Pasi shqiptarët jan të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat dhe pa ndonj mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar.

Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ku, përveqë që kan Trupin Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu edhe Këshillin Nacional që në Serbi ka mbi njëzet këso Këshilla Nacionale.

Shqiptarët në këtë Krahinë shpallën Asociacionin e Komunave Shqiptare. Provuan që t’a dërgojn në instanca më larta nacionale si që është Gjykata Kushtetuese e Serbisë, por shumë pakë arritën. Këto tri komuna do të duhej dërguar lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca Evropiane si që është Gjykata Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta interpretuar marrëveshjen për këtë Asociacion, por edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Nëse Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani form dhe përmbatje në Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës. Asociaconi i Komunave të Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë ende është në ,,Inkubator’’, që i duhet ende të rritet tek pastaj Asociacionin e Komunave Shqiptare duhet menduar kur të vendoset që të dërgohet për interpretim dhe nga cila instancë nacionale apo Evropiane do vendoset në favorë të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator të vitit 2015.



Tani pas 6 (gjashtë) viteve të formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në krahinën që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë do të duhej të takohen dhe të shofin si të ecin më tutje në konkretizim edhe të:

-Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,

-Kryengritja e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,

-Marrëveshje së Konçulit.

Parashtrohet pyetja e pashmangshme ku mbeti dhe cilat jan rezultatet e këtij Asociacioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Endira Bushati/ “Faleminderit Lul!”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Falemnderit Lul!

Lexova që të kishin falenderuar shumë analistë e gazetarë të majtë…..

Këto falenderimet e tyre, që ditën e parë, i kanë nga emocioni patologjik që kanë prej 2-3 dekadash, nga i cili nuk shërohen dot, as me psikologë, as me mjekë popullorë, as me vila e para!

Por, edhe ne, tash që kaluan 3-4 ditë, s’mund të rrimë pa të falenderuar….

Falemnderit sinqerisht!

Kemi parë, duke u grindur me veten e të tjerë, si një nën mediokër si ti, që nuk arrin as të përmbajë të qeshurën e vet pa shkak, që Zoti a natyra ia ka dhënë si dënim e si identifikim të natyrës njerëzore, teksa ngjisje shkallët pa meritë, pa aftësi, pa lot, pa mund, pa djersë, pa sakrificë….

…..teksa ngjisje shkallët me servilosjen tënde të pështirë dhe buzëqeshjen tënde tinëzare….

Jemi prishur e ftohur me miq e kolegë dy herë, një herë kur të mbështetëm në fillim dhe në 2017 kur t’u gërvisht maska….

Ti rrije ashtu, i qeshur ditën, për të ngulur thika mesnatave….

Kaq i zoti ishe, sa na largoje pjesë pjesë….duke na vënë në gjumë e mashtruar në besimin tonë….duke eliminuar këdo, sidomos ata që dinin sekretet e tua dhe ishte dëshmitar i mënyrës se si ti ngjisje shkallët…

Në fakt, duhej ta kishim kuptuar që në 2014, kur na zgjidhje në kryesi e këshill, por s’na ngarkoje asnjë detyrë e porosi a punë, nuk reagoje ndaj denoncimeve që të çonim…



Asgjë, ti nuk bëje asgjë!

….sepse axhenda jote ishte tjetër dhe s’kishte të bënte me të bërit opozitë….

Jemi ndjerë të frustruar Lul, nuk e mohoj!

Pas çdo fjalie kundër teje, reagimi që merrnim ishte:

“Përderisa e do Doktori….”….

Doktori ishte garancia jote!

Por ja që, fiks pas 17 vitesh që Sali Berisha të dhuroi identitet, në një akt që do të ringjallte dhe Shekspirin për të shkruar një dramë tjetër mbi tradhëtinë e pabesinë, pikërisht atëherë kur ne të gjithë ishim dorëzuar, rendi i gjërave të nxori lakuriq, ashtu siç je. pa karakter, pa palcë, pa tru, pa fisnikëri….

Falemnderit Lul, sinqerisht….

Tani prit rrufetë….

…..s’ka rrufepritës të Ramës a tjerëve që të shpëton…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE