Connect with Us

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Shëndeti

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Publikuar

-

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përveç kësaj, ai tha se nuk kishte përjetuar ndonjë simptomë tjetër si pasojë e imunizimit me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

“Ka qenë dita e parë pak plogështi, përndryshe nuk kam pasur temperaturë”, shpjegon ai.

Plogështia së bashku me disa simptoma të tjera janë ndër shqetësimet kryesore dhe më të shpeshta të personave që marrin vaksinën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara janë për efekte të lehta anësore si ethe, temperaturë, dhimbje krahu, kokëdhimbje, plogështi”, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë.

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera të shëndetit, kanë bërë të ditur se marrja e vaksinave është e sigurt dhe efektet e mundshme anësore nuk e tejkalojnë rrezikun nga mosmarrja e vaksinës, përkatësisht pasojat që mund t’i kenë personat e prekur me COVID-19.

Një qytetare që deshi të qëndrojë anonime, ka treguar se ajo nuk kishte pasur fare simptoma pas vaksinimit ndërsa babai i saj 52-vjeçar e kishte përjetuar më rëndë.

“Lodhje, kokëdhembje. Ka zgjatur disa ditë”, tha ajo.

Në Kosovë, momentalisht jepen vetëm vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja këto vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe ajo amerikane (FDA).

Aktualisht, në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç, mund të regjistrohen për t’u imunizuar nëpërmjet vaksinimit.

Deri të shtunën në Kosovë janë dhënë mbi 356,000 vaksina. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Cilat mund të jenë efektet më të rënda pas vaksinimit?

Përveç simptomave të lehta që mund të shfaqen te të gjithë njerëzit që e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ekzistojnë edhe disa efekte anësore më të rënda, të cilat janë ekstremisht të rralla.

“Efektet tjera anësore janë shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shqetësimi mund të ekzistojë edhe për ndonjë reaksion të mundshëm alergjik. Sipas Ministrisë, këto efekte anësore janë edhe njëra ndër arsyet kryesore, pse ka pasur ngurrim të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer-it dhe Modernas

Shumë shtete të BE-së kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës AstraZeneca si dhe vaksinës Johnson&Johnson, për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut. Deri më tani, probabiliteti i këtyre rasteve ka qenë katër raste në një milion të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në Greqi/ Mbi 1 mijë të infektuar brenda 24 orëve

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se “nga raportet e paraqitura në Komisionin për hulumtimin e efekteve anësore pasvaksinale, nuk ka pasur raporte te mpiksjes së gjakut”.

Momentalisht, nëpër qendra të vaksinimit në vend, është vendosur sistemi i kontrollit ku qytetarët presin disa minuta pas vaksinimit, për t’u siguruar se do të kenë ndihmë mjekësore të menjëhershme, në rast të ndonjë efekti të rëndë apo reaksioni alergjik.

Gjithashtu, qytetarët furnizohen me dokumente ku janë të detajuara përmbajtjet e secilit lloj të vaksinës që jepet në Kosovë dhe ata mund të zgjedhin me cilin lloj do të vaksinohen.

A dallojnë simptomat nga lloji i vaksinës që merret?

Nga monitorimet deri më tani, nuk është vërejtur që simptomat pas marrjes së vaksinës dallojnë nga lloji i vaksinës i cili merret.

“Simptomat eventuale pasvaksinale, janë pothuajse të ngjashme për secilën vaksinë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë bërë të ditur se çdo qendër e vaksinimit, është e pajisur edhe me formularin e raportimit te efekteve anësore eventuale pasvaksinale, të cilat janë të obliguar t’i raportojnë në rast se shfaqen dhe të njëjtat ia përcjellin Komisionit për hulumtimin e efekteve serioze pasvaksinale.

Deri më tani, Ministria ka bërë të ditur se personat e vetëm që duhet shtyrë vaksinimin, janë njerëzit që kanë çfarëdo sëmundje akute, mundësisht deri sa të shërohen.

SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer, Moderna për inflamacion të rrallë në zemër

“Kjo vlen edhe për COVID-19, por edhe për sëmundjet e tjera. Megjithatë, njerëzit me sëmundje kronike dhe simptoma të qëndrueshme, mund të marrin vaksinat (p.sh. personat me sëmundje obstruktive kronike të mushkërive)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq vaksinimi i shtatzënave, rekomandohet “në rastet kur përfitimet e vaksinimit për shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme”.

Momentalisht, nëpër botë po shpërndahet me shpejtësi varianti i ri COVID-19 i quajtur “Delta”. Vaksinimi masiv po shihet si zgjidhje e vetme për të evituar një valë të re të infektimeve masive me fillimin e sezonit të vjeshtës.

Një studim i ri në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” ka thënë se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit, janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Dritan Ulqinaku: Studimi i Akademisë së Shkencave mbi COVID-19 mund të jetë nul

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti Delta/ Nëndrejtori i ISHP sqaron situatën, sa e frenon vaksinimi

Sipas një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave rreth COVID-19 në Shqipëri, rezulton se deri në muajin qershor, 73.3 për qind e shqiptarëve kanë qenë të imunizuar nga COVID-19.

Mirëpo kjo shifër duket e dyshimtë për nëndrejtorin e ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili thotë se ky studim mund të mos jetë gjithëpërfshirës.

“Si shpjegohen infektimet e larta kur supozohet se në qershor ka qenë imuniteti 73 për qind dhe sot presupozohet të ketë shkuar te 80 për qind, pasi ka pasur infektime dhe vaksinime?”, argumentoi z. Ulqinaku.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Itali/ 231 të prekur dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Tre javë larg pasi u prek nga Covid-19/ Johnson merr sërish nën kontroll qeverinë



Ai tha se nuk e vë në diskutim anën e saktë teknike të studimit, mirëpo për të, nga një kampion prej 1500 individësh nga ku kanë dalë të dhënat e studimit, gjasat për përfundime të gabuara janë të mëdha.

“Ekziston mundësia që ky studim të jetë edhe nul”, tha Ulqinaku, i cili shtoi se nëse 80 për qind e popullsisë në vend do të ishte e imunizuar, atëherë shifrat e infektimeve të reja ditore nuk do të ishin aq të larta./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Delta’ i ndryshoi rregullat e lojës/ Sulçebe: I pamjaftueshëm imunizimi me 73 % e popullatës

Publikuar

-

Nga

“Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të qershorit”/ Imunologu Sulçebe: Për Shqipërinë është pak më ndryshe

Epidemiologu Genc Sulçebe tha në emisionin Now në Euronews Albania se imunizimi i popullsisë në 73 për qind, siç rezulton nga raporti i fundit i Akademisë së Shkencave është i pamjaftueshëm.

Sipas tij me daljen në qarkullim të variantit ‘Delta’ të COVID-19 rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe fasha e imunitetit duhet të rritet me të paktën 20 për qind, pra të shkojë deri në 90 për qind në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.

LEXO EDHE:  Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

LEXO EDHE:  Mutacionet e Covid/ Mjeku Jorgji: E pamundur të mos e kemi, i kam vizituar vetë pacientët



“Duhet të rrisim fashën e imunizimit tek grupmosha nën 20 vjeç që është fare e pavaksinuar, duke arritur imunitetin kolektiv. Duhen vaksinuar me urgjencë gjysmë milionë shqiptarë të paimunizuar”, tha z. Sulçebe./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 5175  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, dhe 7 viktima.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Itali/ 231 të prekur dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Mutacionet e Covid/ Mjeku Jorgji: E pamundur të mos e kemi, i kam vizituar vetë pacientët

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

LEXO TE PLOTE