LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri/ Manastirliu: Zbatoni masat

25 Korrik 2021, 13:42, Lifestyle CNA
Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën te? ditur se, në vijim te? procesit te? monitorimit te? situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë ? Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

Minsitrja e Shëmndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet masat parandaluese të përhapjes së virusit.

?Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM ? VAKSINIM ? VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!?, shkruan Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga