Connect with Us

Kërcënoi me mesazhe gjyqtaren/ Gjykata e Tiranës lë në burg 39-vjeçarin

Aktualitet

Kërcënoi me mesazhe gjyqtaren/ Gjykata e Tiranës lë në burg 39-vjeçarin

Publikuar

-

Kërcënoi me mesazhe gjyqtaren/ Gjykata e Tiranës lë në burg 39-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin Andri Leka, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia, pasi akuzohet se ka kërcënuar me mesazhe dhe letra gjyqtaren Anila Karanxha.

Mësohet gjithashtu se gjyqtarja Anila Karanxha është pajisur me urdhër-mbrojtje pas ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije, se prej muajsh gjyqtarja kërcënohej me letra, por edhe me anë të telefonit nga 39-vjeçari, ndërsa dyshohet se pas tij ka edhe persona të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar duke e shantazhuar gjyqtaren për shkak të detyrës.

LEXO EDHE:  NATO konfirmon unitetin përballë “agresionit rus”

Policia arrestoi 39-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’.

Mësohet se 39-vjeçari rezulton i lindur në Durrës dhe banues në Tiranë ndërsa tij rëndon akuza e “Kanosje e gjyqtarit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Kuvendi mblidhet sërish nesër/ Ja rendi i ditës

Publikuar

-

Nga

Katër emrat në parlament që nga viti 1991/ Deputetët me më shumë se 13 mandate

Pas seancës maratonë të javës së kaluar, parlamenti do të mblidhet sërish ditën e nesërme në orën 10:00.

Gjatë kësaj seance do të bëhet miratimi i procesverbalit të seancës plenare më datë 16.09.2021 si dhe projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.



Kujtojmë se në seancën e javës së kaluar pati përplasje, debate dhe tensione mes opozitës dhe qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Donald Trump hedh në gjyq “New York Times”, kërkon 100 mln $ dëmshpërblim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ngritur një çështje civile ndaj mbesës së tij dhe gazetës “New York Times” për një artikull të botuar në viti 2018 që fliste për shmangie të taksave.

Çështja e ngritur në New York akuzon Mary Trump dhe gazetarët se janë përfshirë në një komplot të fshehtë për të siguruar dokumente konfidenciale.

Donald Trump në akuzën e ngritur ndaj gazetarëve Susanne Craig, David Barstow dhe Russell Buettner, pretendon se shkrimi është një “hakmarrje personale” e mbesës.

Si kompensim, ish-presidenti i SHBA ka kërkuar 100 milionë dollarë.



Mary Trump e cila ka zbuluar se ka qenë ajo burimi i historisë së publikuar në gazetën e njohur amerikane, thotë se ky është një veprim i dëshpëruar i ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha kërcënon Sali Berishën: Kemi gjëra për të zgjidhur, ta njoh mirë kupolën

LEXO EDHE:  Basha rrit tonet kundër Ramës/ Hiq dorë nga kërcënimet!

Sipas pretendimeve të saj, që i ka botuar dhe një libër, thuhet se Donald Trump është përfshirë në një skemë evazioni në vitet 1990 si dhe mashtrime që sollën rritjen e pasurisë që ai trashëgoi nga prindërit.

Një zëdhënës i gazetës “New York Times” duke iu përgjigjur akuzës thotë se shkrimi për taksat e Trump ishte çështje e interesit publik dhe me hapjen e gjyqit po kërkohet t’u mbyllet goja./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Mesazhet që keni fshirë nga WhatsApp-i mund të kthehen dhe mjafton të bësh këtë gjë!

LEXO EDHE:  Mesazhet që keni fshirë nga WhatsApp-i mund të kthehen dhe mjafton të bësh këtë gjë!

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE