Connect with Us

Java e shqiptarëve, Laert Paqarada shënon eurogol në Gjermani

BundesLiga

Java e shqiptarëve, Laert Paqarada shënon eurogol në Gjermani

Publikuar

-

Një tjetër shqiptar është shfaqur protagonist në klubin e tij në Europë, pas asaj kryevepre të Ernest Muçit dje në Poloni. Sot ishte radha e mbrojtësit të Kosovës, Leart Paqarada. Dardani ka mundur të shënojë në ndeshjen e javës së parë të Bundesliga 2, që skuadra e tij St. Pauli po luan ndaj Holstein Kiel dhe po e fiton me shifrat 2-0.

Anësori mundi të shënojë me një goditje shumë të fortë nga distanca në minutën e 11, duke mos i lënë asnjë shans portierit për të ndalur atë top. Nisje e mbarë për Paqaradën, që gjen golin që në ndeshjen e parë të kampionatit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Statistikat interesante/ Bajern-Bochum takohen pas 10 vitesh, ja çfarë duhet të dini për këtë duel

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 10 vite kanë kaluar nga përballja e fundit mes Bajernit dhe Bochumit. Java e pestë ka rezervuar për kampionët në fuqi një duel interesant me skuadrën e ardhur nga Bundelsiga e dytë.

1. DRIBLUESI I SHPEJTË

Me 36.8 kilometra në orë, Alfonso Dejvis është lojtari më i shpejtë në Bundesligë. Me këtë shpejtësi, kanadezi ka dribluar plot 19 herë kundërshtarin duke u bërë kështu dribluesi më i shpejtë në kampionat.

2.DOMINON BAJERNI

Në shumë vite ajo që ka bashkuar këto dy skuadra ka qenë marrëdhënia e mirë mes tifozërive. Në shtëpi kampionët e Gjermanisë kanë humbur vetëm 1 në 34 ndeshjet e luajtura. (25 fitore dhe 8 barazime). Humbja e fundit e Bajernit daton më 28 gusht 1991.

3.FORMA E MIRË

Bajerni i ka fituar të tria ndeshjet e fundit në kampionat edhe pse nisja ishte jo ajo e duhura duke barazuar në Gladbah, por skuadra e Nagelsmanit ka treguar rritje nga ndeshja në ndeshje.

4.STARTI I DOBËT



Bohum ka marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Vetëm një fitore dhe tri humbje në ndeshjen e fundit. Me këto ritme qëndrimi në elitë do të jetë i vështirë.

5.’ALLIANZ’, NJË FORTESË

Bajerni nuk njeh humbje në “Allianz Arena” që nga nëntori i 2019-ës. Nga ajo kohë bavarezët kanë arritur 24 fitore dhe 5 barazime.

6.GORECKA KUNDËR SË KALUARËS

Pasi rinovoi me Bajernin deri në 2026 Leon Gorecka do të jetë i fokusuar vetëm te fusha e lojës. Përballja e sotme ndaj Bohumit është e veçantë për Goreckën i cili ka luajtur 36 ndeshje me Bohumin para se të transferohej te Shalke.

7.MUSIALA I PAPËRMBAJTSHËM

Jamal Musiala është i përfshirë në katër gola në skuadrën e Bajernit. Dy gola dhe dy asiste për talentin gjerman që qëndron pas Levës për sa i përket influencës me gola në klubin kampion.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Gorecka: Bajerni, shtëpia ime! Ja kush më bindi të qëndroj

Publikuar

-

Nga

Bajerni i Mynihut ka rinovuar kon tratën me Leon Goreckën. Mesfushori gjerman do të jetë pjesë e bavarezëve deri në 2026 duke u bërë kështu lojtari i dytë pas Kimishit që rinovon brenda pak javësh. Kampionët blinduan kështu zyrtarisht aksin e mesit të fushës duke u konfirmuar edhe njëherë tjetër favoritë për kampionatin dhe Champions-in. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit gjerman, Gorecka tha se ndihej krenar që do të vazhdonte aventurën e tij në Mynih dhe se nuk kishte menduar asnjëherë largimin.

Si ndiheni tani që më në fund firmosët?

Shumë i qetë dhe gati për t’u fokusuar tek e ardhmja. Jam shumë i lumtur që më në fund gjithçka u zgjidh në mënyrën më të mirë për mua dhe për klubin.

U ndikuat nga rinovimi i Kimishit?

Sigurisht që po. Joshua është për mua edhe jashtë fushe një njeri shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të punoj me të në fushën e lojës.

Ju pëlqen Mynihu?

Jam befasuar që në fillim nga qyteti dhe ritmi i jetës këtu. Jam ndjerë mirë dhe vazhdoj ta bëjë.



Si mund ta përshkruani formën e skuadrës?

Skuadra është shumë e veçantë. Nuk mendoj që në aspektin shoqëror ka një skuadër më të lidhur në Europë. Punojmë me lojtarë të rinj dhe të vjetër në mënyrën më të mirë. Harmonia është aty pasi respekti nuk mungon. Mezi po pres të vazhdoj punën edhe për pesë vitet e ardhshme. Në fushë jemi duke treguar rritje nga ndeshja në ndeshje dhe mendoj që kjo është diçka e mirë edhe pse jemi vetëm në muajin e tretë që stërvitemi me një trajner të ri.

Jeni i uritur për tituj?

Gjithmonë. Bajerni të mban në tonus pasi e di që këtu mund të fitosh shumë gjëra të mëdha. Mund të rritesh individualisht duke ndjekur skuadrën. Kemi një skuadër të mbushur me kampionë dhe lojtarë që janë të inspiruar për të fituar trofe. Një ambient perfekt për mua.

Pse u vonua rinovimi?

Nuk dua që njerëzit të mendojnë se jam naiv. Mund të them që ana ekonomike ishte një nga arsyet. Për mua nuk ka rëndësi të fitoj qindarkat e fundit, por të kisha një lloj vlerësimi nga ana e klubit për kontributin që kam pasur këtu. Edhe klubi mendonte kështu dhe tani jemi të dy të lumtur. Tani do të fokusohemi për të bërë një sezon sa më të mirë dhe për të fituar sa më shumë trofe të jetë e mundur.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Zyrtare/ Bayerni “blindon” për 5 vjet Leon Goretzkan

Publikuar

-

Nga

Bayerni i Mynihut ka zyrtarizuar këtë të enjte marrëveshjen e re me mesfushorin Leon Goretzka, e vlefshme deri në vitin 2026. Kontrata aktuale e futbollistit të kombëtares gjermane me kampionët në fuqi të Bundesligës skadonte në përfundim të sezonit.

“Me Bayernin kemi fituar gjithçka që mund të fitohej në tri vitet e fundit. Por është edhe më bukur, sesa të fitosh një titull, t’i përsëritësh këto suksese,” i deklaroi Goretzka për faqen zyrtare të Bayernit.



Drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic tha: “Jemi shumë të lumtur që Leon Goretzka ka zgjatur kontratën e tij para kohe deri në vitin 2026. Leon aktivizohet rregullisht te Bayerni dhe është shndërruar në fytyrën e këtij ekipi. Jam shumë i lumtur që do të vazhdojmë të punojmë së bashku për pesë vitet e ardhshme, Leoni është një burim energjie brenda dhe jashtë fushës. Ai ka teknikë dhe dinamizëm, është një mesfushor veçanërisht i rrezikshëm dhe mund të vendosë ndeshjet”.

Aktualisht janë vetëm dy lojtarë të Bayernit, Niklas Süle dhe Corentin Tolisso janë në skadencë kontrate (qershor 2022). Në verën e vitit 2023, përfundojnë kontratat e kapitenit Manuel Neuer, Robert Lewandowskit, Thomas Müllerit, Serge Gnabry-t dhe Kingsley Comanit.

LEXO TE PLOTE