Connect with Us

Harrojeni Eli Faren, por vajtoni gazetarinë!

Opinione

Harrojeni Eli Faren, por vajtoni gazetarinë!

Publikuar

-

Nga Mentor Kikia 

Eli Fara bëri një reagim publik, pas disa ditësh, kur është vënë në qendër të sulmeve publike, për një aferë të dyshimtë lidhur, me një punësim fiktiv në dy ministri për rreth 8 vjet, gjatë qeverisjes së Berishes.

Unë nuk e besoj ate që thotë Eli Fara, pra që afera nuk është e vërtete. Por, më së pari, jam i prirur të mos besoj tërë zallamahinë popullore që shpërtheu nga një shkrim në një portal. Një shkrim pa asnjë burim, asnjë dokument, asnjë citim. Thjeshtë shifra pafund për udhetimet në SHBA, dieta, paga….

Këtë shkrim e riprodhuan copy-paste dhjetra media të tjera online e qindra komentues në rrjet. Sërish asnjë gazetar “riprodhues” nuk bëri mundimin më të vogel: të pyeste ministrinë për të cilen behet fjale. Të pyeste ministrin qe supozohet se i ka dhënë pagen kengetares. Të pyese të zonjen e pages, më e pakta. Të pyeste në thesar, nëse jane lëvruar apo jo këto paga. Një gazetari shkel e shko u shndërrua në histeri publike, që nuk ka perendi që e shuan edhe në qoftë tërësisht e pa vërtetë historia.

Dreqi ta haje, kam shkuar i kam marrë reagim Nehat Kullës, ne nje tunel me armë e municione, kur i ngriten akuzë për krijim bande.

Nese lajmi është “fake”, padyshim që me vjen keq për këngetaren. Por sinqerisht, tani po me vjen keq për gazetarinë.

Ku ka përfunduar?

Ai lajm mund te jetë i vërtetë, dhe është histori e denjë për te cuar ministra në burg. Por sa i besueshem është ai kur nuk referon asnjë informacion?

Pertej lajmit, tragjike eshte sesi shoqeria sot, si nje turmë e uritur, beson cdo gjë që i hidhet. Mjafton të shkruaje dikush dicka, per kedo, dhe ne pak minuta shpërndahet ne te gjitha portalet e rrjetet, edhe me të njëjtat gabime ortografike. Pa bërë minimumin e profesionalizmit, ti bien nje telefoni e të kerkojne një konfirmim. Eshtë më e pakta o gazetarë, ku dreqin po e coni këtë profesion?

Nuk është çështja e nje personi, është ceshtja e degradimit te nje pushteti që ka qënë me i besueshem se të gjitha pushtetet bashkë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Elvi FUNDO/Sali Berisha “vrau” veten

Publikuar

-

Nga

Dje në një vendim personal, krejtësisht të pakëshilluar dhe i pa votuar në asnjë strukturë, pa pasur asnjë rregull statutor, pa u konsultuar qoftë edhe me një person të vetëm, Lulzim Basha me një vendim , të marrë me kunatin dhe gruan në krah, me familjarët e tij me të cilët drejton Partinë Demokratike në këto tetë vite, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin e vendit, njeriun që themeloi këtë parti dhe që në fakt e ka vendosur Lulzim Bashën në krye të saj.

Dje, Lulzim Basha bëri një veprim pas një kërkese të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, në fakt do të kishte një mijë e një mënyra të tjera për t’u sjellë me Berishën. Por, Luli u soll me atë ashtu siç është sjellë këto tetë vite me Partinë Demokratike dhe ai “vrau” Berishën politikisht, por mesa duket qartazi Berisha nuk është një “kockë e lehtë” për t’u “ngrënë” nga Luli. Dhe e vetmja gjë që mund të pranohet, është se Berisha “vrau” veten, me vendosjen e Lulit në krye të PD.

Por, kjo ngelet për t’u parë se cili do jetë reagimi, pasi nga sot e në vazhdim pritet të ketë lëvizje të forta kundër Lulzim Bashës, brenda Partisë Demokratike.

Pse Berisha “vrau” veten

Berisha “vrau” veten sepse në fakt ishte ai që e zgjodhi Lulzim Bashën. Ishte ai që e solli në vitin 2005 në PD. Një njeri i pashkolluar në fakt, i cili vetëm për shkak të anglishtes që dinte punonte në Kosovë.

Kishte ardhur dhe u shpall në atë kohë në Tiranë si një njeri vizionar etj. Megjithëse tani së fundi kanë dalë edhe dokumentat se prej më shumë se 12 vitesh, mezi mbylli ciklin e tij shkollor në Hollandë. ( Lexo ketu)

Por, këto detaje nuk kanë shumë rëndësi.

Berisha “vrau” veten sepse gjithçka fillon me vendosjen e Lulzim Bashës nëpër ministri, duke e qarkulluar e duke menduar se të nesërmen do ishte një trashëgimtar i tij. Por dhe më pas kur shumë intelektualë por edhe mediat si rasti i CNA.al i drejtoheshin publikisht Doktori mbështeste atë që më pas do ta “vriste”. 

21 janari, 2011

Nga Ministria e Brendshme, tek e Jashtmja dhe Transportet. Fillojnë skandalet me rrugën e Kombit tek ministria e Transportit, shkon tek skandali me ujërat territorial me Greqinë tek ministria e Jashtme, dhe më pas në ministrinë e Brendshme, 21 janari. Vrasje të cilat Berisha i mori përsipër, megjithëse Lulzim Basha ishte ministri përgjegjës. Luli doli i pafajshëm dhe të paktën as nuk u hetua ndonjëherë për ato vrasje.

Më pas shkojmë tek Bashkia e Tiranës, ku qëndroi për katër vite dhe nuk bëri asgjë. Sërish nga Berisha u mbajt.

Është vetë Doktori i cili në mënyrë të njëanshme ndërhyn në garën e zgjedhjeve të vitit 2013 në Partinë Demokratike, pasi Lulzim Basha regjistroi rezultatin më katastrofik në Shqipëri, në Tiranë dhe PD doli në Opozitë.

Në 22 korrik pati një betejë me Sokol Olldashin. Sali Berisha ishte njeriu që vendosi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Sulmoi njerëzit dhe rivalët e Lulzim Bashës.

Vendosi Bashën në krye të PD, duke përjashtuar njerëz dhe duke thyer selinë e PD në Durrës, duke përjashtuar njerëz në Fier apo në Korçë. Duke telefonuar dhe folur dhunshëm, thjeshtë dhe vetëm që Lulzim Basha të bëhet kryetar i PD-së.

Por, le të shohim sesi do të ecë më tej, Luli, i zgjedhuri i Doktorit.

Njeriu i cili në parti shihej si “djali” i Berishës.

Gjithçka fillon me hyrjen në parlament. Me Reformën Administrative dhe Reformën në Drejtësi. Tek ajo Administrative, në mënyrë të pabesueshme Lulzim Basha nuk përfshiu partinë. Fillon format e bojkotit dhe përplasjet. Fillon konfliktet me ndërkombëtarët për Reformën në Drejtësi. Dhe sa herë duhej të jepte atyre llogari, atyre iu thoshte se “Këto nuk janë veprimet e tij dhe se Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha”.

Shkojmë më tej, tek pazaret për ligje të ndryshme. Siç ishte rasti i pazarit për Ligjin e Arsimit të Lartë. Të cilin premtoi se do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, por më pas mbylli gojën.

Kryesorja e mandatit të parë, pra e 4-vjeçarit të parë si kryetar i PD-së, është çadra. Marrëveshja me Ramën dhe zgjedhjet.

Lulzim Basha tre muaj para zgjedhjeve fut Partinë Demokratike në çadër dhe fillon një pranverë të vështirë për Opozitën, e cila çoi deri në izolimin e saj të plotë. Kërkon rrëzimin e Edi Ramës, por në finale shkon e bën një marrëveshje me kryeministrin dhe përfundon si “armik” i LSI-së dhe Ilir Metës.

Në 2017 përgatiti një palë lista skandaloze, të cilat i japin Partisë Demokratike një rezultat 30% gati më pak sesa në vitin 2013 kur doli në opozitë.

Pra, Partia Demokratike nga rreth 690 mijë vota në vitin 2013, shkon në 450 mijë vota në vitin 2017.

Humbje e turpshme, goditet elita e PD-së, fillojnë përplasjet e brendshme. Basha nxiton të bëjë një garë, Berisha nuk flet.

Është sërish Doktori që mandatin 4-vjeçar të Lulzim Bashës nuk e përflet, por shikon tek e ardhmja.

“Vriten” bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ish-ministra të suksesshëm që kishte pasur në qeverisje. Shumë zëra ndryshe dhe më elitarë larhohen nga Lulzim Basha. Doktori hesht.

Në PD zhvillohen një palë zgjedhje të turpshme. Përjashtohen kandidatët e tjerë. Nuk i jepet askujt asnjë afat, asnjë mbështetje. Berisha sërish hesht, Basha rizgjidhet kryetar.

Fillon parlamenti i ri. Çdo gjë fillon mes përplasjesh. Ka dy rryma. Një rrymë që kërkon largimin e Bashës, një rrymë tjetër që kërkon reforma statutore, e të tjera si këto.

Në finale rezulton se Lulzim Basha do të shkojë në parlament me grupin e tij të ri dhe që në votimin e parë një grup deputetësh “tredhin” votat e tyre dhe përfundojnë në “shtratin” e Edi Ramës, duke votuar Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi.

Sërish Sali Berisha, hesht!

Më tej fillojnë përjashtimet, jo vetëm të atyre që kritikuan 2017-ën, por edhe në degë.

Lulzim Basha për një gjë flet, për një gjë nuk flet. Dhe shpesh është akuzuar se merr para nga aferat e ndryshme korruptive që kanë ndodhur në vend.

Nuk foli për çështjen e inceneratorëve, për të cilën u kujtua pak muaj më parë, dhe më pas heshti.

Tashmë përfaqësuesin e tyre brenda Opozitës, Gerti Bogdanin, po e vë si kandidat përballë Erion Veliajt.( Lexo ketu)

Flet në mënyrë të përkoheshme për kauza të caktuara dhe më pas ndryshon drejtim.

Bën tradhëti të hapura. Përfshirë këtu të rinjtë në Rrugën e Kombit. Studentët në protestën e tyre kundër Ramës, ndërhyn dhe i përçan.

Dhunë në protestën e opozitës, ne 2019

Bën disa lëvizje, të cilat nuk i japin asgjë, por thjeshtë dhe vetëm e çojnë drejt një “çmendurie” politike, siç ishte ajo e vitit 2019, kur Lulzim Basha vendosi në mënyrë personale djegien e mandateve të deputetëve. Dhe shpesh përmend fjalën “është vendimi personal, përgjegjësinë e marr unë”.

Por, ka tetë vite që nuk ka marrë asnjë lloj përgjegjësie.

Duhej të “vriste” Sali Berishën, ose ta çonte këtë të fundit në “vetëvrasje”, që të fillonte të merrte përgjegjësi dhe kosto brenda Partisë Demokratike.

Djegia e mandateve sjell një sërë protestash të dhunshme, të cilat çojnë në një palë zgjedhje lokale, të cilat Partia Demokratike i kaloi duke “festuar” me klarinetë, në qendrat e votimit në qershor 2019.



Pazaret me Ramën në 2017, skandalet në një media amerikane për financime ruse dhe para të pista të Lulzim Bashës, lidhur me një rrjet turko-rus, çuan në një hetim penal ndaj këtij të fundit, por duket se u mbyll sërish me procedurë.

Ky skandal dhe një hetim penal në SHBA, janë momenti që e shantazhon Lulzim Bashën. ( Lexo ketu). Njeriu i cili nuk përballon dot presionin dhe mesa duket së fundi për shkak të këtyre problemeve ka bërë dhe “çmenduritë” e tij.

Por, pas skandaleve me financime ruse, pas një çorganizimi dhe shkatërrimi të plotë të Partisë Demokratike, pas një marrëveshje me LSI-në dhe Kryemadhin, dhe pas debateve të forta, Lulzim Basha vjen në zgjedhjet e vitit 2021. Shpall fitoren ende pa e filluar dhe këtë e bën që në muajin dhjetor të vitit 2020.

Ecen përpara, vonon listat, dhe sërish sjell një listë të përfolur, ku shumë emra thuhet se kanë blerë vendet.

Futi Partinë Demokratike në një proçes të brendshem ku deputetët u selektuan nga trupa elektorale e partisë, por askush nuk u pyet.

Një Komision Vettingu në parti vendosi për imazhin e tyre, për reputacionin. Por, sërish vendimi i këtij komisioni u hodh në kosh.

Emrat që u hoqën nga Komisioni, u futën nga Basha në listë.

Më tej shpallja e emrave dhe fushata. Lodhet shumë shpejt, humbet zgjedhjet, por këtë herë vepron në mënyrë banale. Sapo mbyllen kutitë, del dhe shpall fitoren.

Pastaj del dhe deklaron se po hapeshin kutitë e PS-së dhe në fund doli e lexoi një letër duke theksuar se kishte ndodhur një “masakër zgjedhore”.

Më pas, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nëpërmjet një deklarate theksojnë se ish-kryeministri Sali Berisha ishte shpallur non-grata.

Basha del dhe e mbështet. Thotë se ska fakte e prova. Do të presë njohjen e tyre. Në fund dje pamë Lulzim Bashën e vërtetë. Dha vendimin e tij personal, dhe tha se “ky ishte vendimi i jetës së tij dhe do mbante ai përgjegjësi”.

Në fakt kjo ishte “vetëvrasja” e Sali Berishës. Ishte përgjigja që mori nga Lulzim Basha, nga i zgjedhur i tij.

Nga të gjithë këto bëma dhe gjëma që përmendëm më lart, ka edhe të tjera ndoshta, por për të mos u zgjatur, nga ato që ka bërë Lulzim Basha në këto tetë vite, ai duhej të ishte larguar që në vitin 2017 nga karrigeja e kryetarit të PD-së. Ai duhej të dorëhiqej, por vetëngriu.

Duhej të kishte dhënë dorëheqjen në 2021, dhe të mos kishte kandiduar në asnjë mënyrë për drejtimin e PD-së.

Por, pas shpalljes së Berishës non-grata, reagoi menjëherë duke u mbështetur ndoshta edhe nga Berisha, zhvillon zgjedhjet në parti, kap partinë dhe nuk e lëshon karrigen e kryetarit.

Dhe tani, edhe pse nuk ka kompetencë statutore, vendos përjashtimin e Berishës.

Ka me dhjetëra bëma dhe gjëma Lulzim Basha. Të gjitha vendime të tij personale, të gjitha vendime të pakonsultuara. Pa mbledhur kurrë strukturat. Pa u mbështetur në themelet e një force politike, që janë idetë dhe rregullat që e bashkojnë këtë parti.

Mendimi dhe vota e shumicës e cila është dhe verdikt.

Lulzim Basha ka vepruar i vetëm dhe gjithë rrugës është mbështetur në vendimet e tij nga Sali Berisha.

Lulzim Basha u emërua, u zgjodh dhe u mbështet që nga viti 2005, nga Sali Berisha.

Dhe vendosi që të çonte në “vetëvrasje” të Sali Berishës.

Kurrësesi nuk mund të thuhet se Luli “vrau” Berishën. Është krejt ndryshe. Sali Berisha “vrau” veten, ditën që “mbajti në krah”, zgjodhi, mbështeti dhe e rriti në politikë, Lulzim Bashën.

Ky është fakti, të tjerat shkojnë e vijnë. Zullumet e Lulit janë renditur më lart një e nga një.

Tani nuk na ka ngelur gjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm që Berisha të veprojë kundër tradhëtarit, që bëri këtë “krim politik”. Kundër “djalit” që kërkoi të “vriste babanë”. Dhe e keqja është se ishte një djalë i gjetur në rrugë.

PD-ja nuk do ta ketë të lehtë. Do të ketë përplasje. Do të ketë debate. Ndoshta deri edhe konflikte, ashtu siç filloi dje në mbrëmje për të kuptuar në fund se cila është e vërteta përfundimtare e Lulzim Bashës, e cila do të lidhet me të ardhmen e tij politike.

Pra, shkatërrimin e PD-së, e cila pas “vetëvrasjes” së Berishës duket në një rrugë pa krye./CNA.al

Historia nuk fshihet/ Sali Berisha dhe një koment i nevojshëm

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?

Zbulohen pazaret e Lulzim Bashës me bosët e inceneratorëve/ Mirel Mërtiri kandidati që do sfidojë Erion Veliajn?

LEXO TE PLOTE

Opinione

NGA Andi Bushati/ PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

Publikuar

-

Nga

E gjithë mënyra e sjelljes së Lulzim Bashës, që në ditën kur Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA, e deri në fund, kur vendosi ta përjashtojë atë nga PD-ja është ajo e një njeriu të kapur peng.

Prej fillimit, me reagimin e parë publik, ai mbajti një qëndrim as mish as peshk, që e futi forcën e vet politike në konfuzion. Atëherë Lapsi.al i kahasoi, fjalë për fjalë, tekstin e kreut të PD, i cili Berishës i detyrohej gjithë karrierrën e tij brenda kësaj partie dhe atë të presidentit Meta, me të cilin kishin qenë po aq aleatë sa kundërshtarë: ato ishin si nata me ditën.

Më pas, meqë në mënyrë jo fare të rastësishme, vendimi i sekretarit Blinken erdhi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit, kur opozita po debatonte nëse do të zgjidhte rrugën radikale, apo atë institucionale për kundërshtimin e blerjes së votës, Basha e varrosi këtë debat, duke lënë që tema e njollosjes së Berishës të bëhej refreni dominant politik gjatë të gjithë verës.

Ndërkohë, disa zëra demokratësh periferikë, të promovuar dhe të mbështetur nga ai, filluan në mënyrë të njëkohshme me analistët e paguar nga Rama të propogandonin idenë se opozitës i bën mirë divorci me Berishën.

Basha të gjithë këtë e kaloi me gjoja heshtje dhe mospërfillje, pa hapur një debat publik, pa i konsultuar forumet e partisë, pa bërë një bilanc se çfarë e dëmtonte më shumë partinë, mbrojtja apo distancimi nga Berisha. Edhe në ditët e fundit ai është takuar dy herë për një kohë të gjatë me atin e vet politik dhe nuk i ka thënë atij asnjë fjalë për atë që do të bënte. Berisha e ka marrë vesh vetëm 15 minuta para të gjithë shqiptarëve se ai do të ndëshkohej nga partia që pati themeluar vetë. Madje ai u vu përballë faktit të kryer dhe nuk iu mundësua të mbrohej, as para kolegëve në mbledhjen urgjente të grupit të demoktarëve.

Të njëjtën taktikë zgjodhi Basha edhe me deputetët e tjerë të cilët më parë e dëgjuan vendimin nga televizori duke pritur si dele në hollin e PD, për të marrë pjesë në mbledhjen post faktum që kishte thirrur kryetari.

E gjithë kjo kronologji e shkurtër që tregon njëkohësisht edhe një vendim të marrë tinëz partisë, edhe një lojë kulisash që vërteton se firma është hedhur tjetër kund, pasi askush nuk është pyetur (njerëzit më të afërt të kryetarit pohonin pak ditë më parë se pavarësisht kostove Berisha nuk mund të përjashtohej se kjo e dëmtonte rëndë PD-në) ngre disa pyetje. Pse Basha e shmangu për një kohë të gjatë prononcimin për këtë çështje? Pse ai nuk guxoi ti’a thotë asnjëherë Berishës, në takimet kokë më kokë, të vërtetën e aktit që do të ndërmerrte? Pse nuk hapi një debat demokratik brenda partisë, madje edhe një votim në radhët e saj? A nuk e ka PD-ja obligimin moral të ketë të paktën të njëtin standart me PPSH-në, e cila në kongresin e shpërbërjes së saj bëri një bilanc të trashigimisë së epokës enveriste?

Të gjitha këto pikpyetje të shtruara edhe në sfondin e mesazheve shantazhuese që i janë dërguar Bashës nga diplomatët amerikanë, të cilat Lapsi.al i ka botuar tashmë, të bëjnë të dyshosh se lideri demokrat ka vepruar i vetmuar e në fshehtësi, tamam si njeri i kapur me preshë në duar.



Eshtë vështirë të spekulosh nëse ai është peng i ndonjë afere koruptive për të cilën tashmë ia kanë të gatshme dosjen, nëse dikush i tund mbi krye histornë e lobimit në SHBA, me para që s’u dihej burimi, nëse një i tretë i ka përmendur vizën që nuk e merr dot apo një “non grata” të mundshme.

Por, ama, një gjë duket sheshit: Lulzim Basha, në këtë çështje, nuk ka vepruar si njeri i lirë.

Atij nuk i ri as fabula e sforcuar që shpërndajnë mbështetësit e tij, të cilët reken të argumentojnë se e ndërmori veprimin e vështirë të sakrifikimit të Berishës, për të ruajtur marëdhëniet me SHBA-në. PD-ja e drejtuar prej tij i ka më keq se kurrë marëdhëniet me diplomatët amerikanë. Ata e kanë tradhëtuar për marrëveshjen e 5 qershorit ku hyri në besë të tyre, për reformën në drejtësi që e ka kapur të gjithën qeveria, ata i kanë falur Edi Ramës edhe zgjedhjet moniste ku vodhi vetveten edhe ato të përgjithshme ku bleu votuesit e opozitës.

Pra, ose vetëm një idiot, ose dikush i marrë peng, mund të dorëzojë një pjesë të trashëgimisë së tij, për të mos marrë asgjë në këmbim. Por Lulzim Basha nuk ka vepruar kësisoj nga padija, por nga paburrërria. Dhe kjo duket më së miri në fjalën që ai mbajti për të paralajmëruar dënimin për Berishën. Ai e ngriti atë në qiell, nuk pranoi asnjë nga akuzat për të cilat e akuzojnë, e pasi tha këto, shpalli përjashtimin. Mesazh më të qartë se ai po vepronte sepse ashtu e detyronin nuk kishte si të kishte.

Në fakt, i gjithë ky enumeracion i gjatë nuk ka për qëllim të tregojë se kush ka lujatur rolin e të mirit dhe kush atë të të keqit në këtë film të shpifur dhe të shëmtuar. Për mënyrën se si e mbylli dalë ngadallë PD, për formën aspak luajale se si e paracaktoi trashigimtarin e tij, për heshtjen dhe pafytyrësinë që tregoi kur spastroheshin Topalli, Bode, Patozi, Bregu, “doktori’ meritonte po të njëjtën fat nga djali mosmirnjojtës dhe plangprishës. Pra, askujt nuk duhet ti vijë keq për këtë.

Por, ndërkohë interesi publik i kësaj fabule e tejkalon disa fish fatin personal të Bashës dhe Berishës. Në thelb, mënyra sesi i pari u soll me të dytin, se si ai planifikoi në vetmi dhe në heshtje goditjen e tij ngre një pikpyetje të madhe për të ardhmen e opozitës.

Sepse në këtë stad fuqie politike, monetare dhe diplomatike ku ka mbërritur regjimi i Ramës, PD nuk e ka luksin të ketë në krye një shef të shantazhueshëm dhe të kapur. Fatkeqësisht kjo po ndodh. Dhe ky është lajmi më dëshpërues i episodit të përjashtimit të Berishës. Bashkë me peshën e humbjes së liderit historik, ai po na shërben për të kuptuar se PD ka përfunduar si një çetë bashibozukësh që komandantin ia kanë kapur peng./LAPSI

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mustafa Nano impresionohet nga Armando Broja: Vdiqa për të parë një yll te Shqipëria

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pashë ndeshjen e kombëtares sonë, dhe më la shenjë Armando Broja. Sigurisht, luajtëm kundër një kundërshtari fare të kollajtë, por Broja, që unë e kam zbuluar rishtazi (në ndeshjet kundër Hungarisë e San Marinos), m’u duk lojtar i një brumi të veçantë.

I zhdërvjelltë e elegant (gjë e rrallë për një trupmadh), i shpejtë, i fuqishëm, inteligjent, i sigurt në kontrollin e topit, e aspak egoist. Nuk e di nëse e vutë re që dha më shumë se një assist në rrethanat që ishte para portës, e që fare mirë mund të bënte siç bëjnë zakonisht një numër i madh sulmuesish, të kërkonte shkëlqimin individual, golin për vete.

Dhe kjo ishte gjëja që më pëlqeu më shumë. Është një tipar që e kanë lojtarët e mëdhenj. Lojtarët e zakonshëm, me të dalë para portës, nuk e kërkojnë shokun, kapen nga dalldia për të shënuar vetë e shikimi u thëthitet veç prej drejtkëndëshit të portës, ndërsa Broja bëri të kundërtën.



Në fakt, në ndeshjen me Hungarinë nuk më pëlqeu në momentin e golit që ai vetë e shënoi. Atij i doli për mbarë iniciativa për të gjuajtur nga një distancë jo e afërt e nga një pozicion i prirët, por nëse nuk do shënonte, të gjithë do t’i thoshim me të drejtë se duhej t’ia kish pasuar shokut të tij në të majtë të sulmit. Dhe do ta qortonim. Por në ndeshjen e sotme u soll ndryshe. Nuk bëri asnjë gabim. Bëri gjithnjë gjënë e duhur. Më erdhi keq që komentatori shqiptar nuk i nënvizoi këto gjëra gjatë transmetimit të ndeshjes.

Unë “vdiqa” për të parë një yll nga Shqipëria, dhe më duket se Armando Broja ka potencialin për t’u bërë lojtari që kemi pritur të gjithë prej dekadash, për t’u bërë lojtari që është në gjendje të bëjë diferencën, për t’u bërë Lewandovski shqiptar, sidonqë mua, si tipologji lojtari, ai më ngjan më shumë me Ibrahimoviçin. Lewandovski (duke lënë mënjanë forcën, karizmën, lehtësinë me të cilën shënon golat, e fuqinë për t’iu imponuar në fushë çdo kundërshtari) di të përdorë kokën, por Broja është teknik, e di ta ledhatojë topin mirë.

Apo është thjesht një ‘wishful thinking’ i imi? Jam unë që jam përndezur kotmëkot duke parë një ndeshje të Shqipërisë kundër një kundërshtari të përunjur e të rehatshëm? Bah! Nuk do doja të ishte kështu. Forca Broja! Mos i zhgënje njerëzit që mendojnë si unë!

LEXO TE PLOTE