Connect with Us

Erion Braçe, dyshi i Ramës apo “fenomeni mushkonjë”?!

Politikë

Erion Braçe, dyshi i Ramës apo “fenomeni mushkonjë”?!

Publikuar

-

cna lajme, cna satire politike

Prej ditës së djeshme, zv.kryeministri Erion Braçe vijon të shprehë “revoltën” e tij, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

“Revolta” e zv.kryeministrit në rrjetet sociale ka nisur prej mëngjesit të së shtunës, ku shkruante “Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”.

Më tej, Braçe ka vijuar ankesat, gjatë ditës së shtunë, deri edhe pas mesnate për të njëjtin problem, dhe po ashtu edhe mëngjesin e sotëm shkruante “Nuk ka fund. Po ngrenë vinc në trotuar,  mbi rrugë e 7 metër larg dritareve tona!

Pa asnjë kusht sigurie për banorë, këmbësore e kalimtarë që janë me mijëra në ditë në trotuar e rrugë, makina po e po!

Ndërkohe, shihni kushtet e sigurisë në punë!

Nuk e di sa peshon vinci që po ngrenë e ka këta punëtore poshtë! I bindur që janë edhe të pasiguruar!

Dhe s’dua ta lënë mënjanë. Sipas tabelës së lejes së vendosur, afati i punimeve të këtyre ka mbaruar në Mars!”.

Në fakt Erion Braçe bën mirë që ngre si shqetësim këtë problem, por pse në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Meta i prerë me Ramën/ Në këtë situatë nuk ka vend për "sekrete"

A nuk është dyshi i qeverisë Erion Braçe? A nuk vjen ai direkt pas kryeministrit Edi Rama? A nuk është ky zëvëndëskryeministër?

Kur ky ankohet, çfarë duhet të bëjnë qytetarët vallë?

Nuk e di Braçe, që si zv.kryeministër ka në varësi Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit. INUK po ashtu është në varësi të Kryeministrisë.

Apo mund ti drejtohet edhe Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është i PS, dhe ka në varësi Urbanistikën, dhe Policinë Bashkiake.

Pse nuk iu drejtohet institucioneve Erion Braçe?

Se nga “revolta” që bën në rrjetet sociale, nuk kuptohet është zv.kryeministër, apo është “mushkonjë”?

Ka dalë për të pickuar nga Facebook, apo bën ndonjë punë?

Kur ankohet zv.kryeministri, çfarë duhet të bëjnë qytetarët shqiptarë?

Kur nuk e zgjidh dot as Erion Braçe, që është dyshi i qeverisë, kanë ngelur vetëm mushkonjat që të bëjnë punë.

Ama nëse Braçe ka ikë si zv.kryeministër dhe si deputet, e ka dalë në opozitë, kjo është tjetër gjë e do duhet kohë ta mësojmë.

Më poshtë seria e ankesave të zv.kryeministrit Braçe, të shprehura në faqen e tij në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Basha i shtrin dorën Ramës/ Kërkon proçes politik

LEXO EDHE:  Kufiri detar me Greqinë/ Paloka i kërkon llogari Ramës: Pse s’dëgjon Myslim Pashën?

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Rama kërkon “pakt” me banorët e Kukësit

LEXO EDHE:  Kufiri detar me Greqinë/ Paloka i kërkon llogari Ramës: Pse s’dëgjon Myslim Pashën?



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE